Palët nuk i pajtuan as ndërhyrja e ekspertëve ndërkombëtarë, europianit të EURALIUS-it dhe amerikanit të OPDAT-it, kur atyre iu kërkua opinion nga opozita, sesi duhej të procedonte komisioni në lidhje me strategjinë.
Megjithatë, në vendimin e demokratëve për t’u larguar nga komisioni u duk qartë se, nuk ndikoi vetëm forma, por edhe përmbajtja e strategjisë për reformën në drejtësi. Drafti voluminoz, që prek disa nga pjesët më të rëndësishme të Kushtetutës, sipas opozitës, ka dështuar të japë një vizion të qartë për reformën.
“Unë e kam të pamjaftueshme për ta miratuar. E kam të pamundur të jap votën për të miratuar një akt të tillë, sepse nëse do ta bëja, duke miratuar një strategji që nuk ka impakte të drejtpërdrejta dhe zgjidhje konkrete, por ka zgjidhje dyfishe e shumëfishe, do të ishte e pamundur”, u shpreh më tej Eduard Halimi.
“Ky është një tren dhe një lokomotivë që është nisur për të shkuar në destinacion dhe është mirë që të mos ketë pengesa, apo të ketë sa më pak pengesa. Nuk e ka filluar sot rrugëtimin e tij, por ka 8 muaj që rrugëton dhe askush nuk mund të pretendojnë dhe nuk duhet ta mendojë, që ai të kthehet mbrapsht”, u kundërpërgjigj Fatmir Xhafa.
Të përfshihet në proces thonë se, duan të zbatojnë standardet më të mira ndërkombëtare për reformën në sistemin e drejtësisë, i etiketuar si më i korruptuari në vend. Por, pas pyetjes së fundit të opozitës, se në cilin model perëndimor ishin bazuar, për shembull, për reformimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, qeverisë së gjyqësorit, përgjigjja e përfaqësuesit europian ishte mbresëlënëse.
“Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Ne kemi modelin shqiptar dhe ky model është i bazuar në përvojat e mëparshme të Shqipërisë dhe në gjetjet e Komisionit të Venecias”, tha zyrtari ndërkombëtar i EURALIUS.
Sesa mund të harmonizohen standardet demokratike me një model shqiptar, kjo ende nuk është e qartë. E qartë është se, për reformën në drejtësi mirëbesimi mes palëve nuk ekziston.
PD nuk do e pranoi kurre reformen ne drejtesi,pasi po u be mire ajo,Saliu e KO duhet te shkojne ne birice per zullumet qe kane bere ne keto 25 vite ne kete vend…!
Qe nga titulli duket qe reforma ne dreejtesi eshte drejt deshtimit, pasi edhe ky zoteria thote qe po e bejme sipas modelit shqiptar. Po mire more zoteri per çfare te kemi marre neve ty per te na dhene mend, apo per te te dhene mend? VAJ ME DET!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!…………………………
Po u be sipas modelit shqiptar dmth kanunit shtetin e te drejtes e kemi te garantuar nga ke shilli i pleqeve te urte te PS(PP)
Reforma ne drejtesi dhe prona tek pronari nuk do te shkojne kurre,.E garanton Sali Berisha.
mbi 20 vjet të mbledhur gjermanët ndërtimin e Drejtësisë së, Absolute Inkomptenz thjesht shkoni në xhepat e tyre € milion shpenzimet e larta të udhëtimit për idiots. Kosova e njëjta ligësi. Kush nuk mund të vendosni mirë drejtësinë në 3 vjet, është Inkomptend dhe e korruptuar. Berisha: Capo Malok e Bykylbashi, Eduard Halimi, Bujar Nishani
TALLAVA
Si pas vëndit bëj kuvëndin
Kjo more burra do vetem kurajo ,vullnet,deshire per te bere shqiperine dhe largpamesi,te tjerat lerjani bandes PD.