Studentet e aksidentuara vitin e kaluar në Himarë nuk janë të kënaqura me dëmshpërblimin që u është ofruar nga kompania e sigurimeve. Ato thonë se nuk kanë pranuar të nënshkruajnë dokumentet e dëmshpërblimit, pasi shuma është qesharake.
“Na pritën në një nga zyrat e tyre dhe secilës i komunikuan shumën që do të përfitonte. Mua më thanë se shuma është vetëm 4 milionë lekë të vjetra. Kjo shumë është përcaktuar, pasi sipas tyre nuk kemi dëmtime aq serioze. Unë nuk e pranova këtë shumë, pasi për mua është tallje. Të mbetem sakate e të marr 4 milionë lekë. Kjo është vërtet fyerje. Doja të ikja jashtë shtetit për të bërë ndërhyrje kirurgjikale, pasi këtu dihet si është, por me këto para nuk mund të bëj asgjë”, thotë njëra nga vajzat që i mbijetoi aksidentit të majit 2012 në Himarë.
Në një intervistë për “Shqip”, studentja Griselda Zeneli thotë se shpërblimi është qesharak në raport me atë që kanë përjetuar vajzat gjatë dhe pas aksidentit.
“Ka pasur raste kur janë vlerësuar me 250 mijë lekë të vjetra, kur vetëm trauma që ka pësuar nuk vlen aq pak. Pasi pashë shifra të tilla vendosa të mos e mësoj fare shumën që më është ofruar”, thotë Griselda.
Kompania e sigurimeve ka pohuar se nuk do të dëmshpërblejë Eriselda Guberen dhe Florije Peçin, pasi ka mbuluar shpenzimet e tyre gjatë kurimit jashtë vendit.
Ne Shqiperi jane mesuar te kerkojne leke edhe kur nuk jane te siguruar.Keto studente nuk paskan bere asnje lloj sigurimi per jeten e tyre dhe kerkojne leke?Kjo nuk eshte e drejte edhe pse me dhimsen per ate qe kane hequr.Ketu ne Amerike me nje siguracion mjeti nuk mbulohen deme me shume se 40 mije dollar aty me 8000 lek siguracion autobuzi kompanija paguaka gati 1.5 miljon dollar e prape ka ankesa.Kush i hipi ne autobuz vet apo siguracioni dhe pse udhetuan pa sigurim aksidenti ne nje rruge te tille.Shqiperi hesapi pasi edhe gazetat shkruajne pa pyetur a kane sigurime keta persona ?Futja kot….