Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Studimi: Kura kundër kancerit në fazë eksperimentimi, të dhënat që janë zbuluar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Studimi: Kura kundër kancerit në fazë eksperimentimi, të dhënat që janë zbuluar
Lajmi i funditLifestyle

Studimi: Kura kundër kancerit në fazë eksperimentimi, të dhënat që janë zbuluar

Leda Hysa
Published January 16, 2019
Share
SHARE

Disa tumore fshihen aq mirë sa mund të kalojë një kohë e gjatë para se sistemi imunitar t’i dallojë ata. Qelizat e kancerit prodhojnë, dhe pastaj “veshin”, një mantel padukshmërie që u lejon atyre të kalojnë pa u vënë re.

Nuk është gjithmonë e lehtë për të gjetur një mënyrë për të anashkaluar maskimin e tyre, por një grup kërkuesish nga Universiteti i Kalifornisë, të udhëhequr nga Davide Ruggero, kanë zhvilluar një përbërje që duket se është në gjendje ta çaktivizojë atë. Studimi u botua në Nature medicine.

“Kemi kuptuar se si qelizat e kancerit prodhojnë proteina të veçanta që janë të rëndësishme për rritjen e tyre, – tha Ruggero. Një nga këto është proteina PD-L1 që i bën qelizat e kancerit të padukshme nga sulmi i sistemit imunitar.” Nëse qelizat e kancerit janë të veshura me këto proteina, ne nuk jemi në gjendje të vërejnë praninë e tyre.

Tashmë janë zhvilluar ilaçe që mund të dëmtojnë këto proteina dhe t’i bëjnë të dukshme qelizat kanceroze që ato fshehin, duke lejuar sistemin imunitar që të kuptojë praninë e tyre.

Megjithatë, deri më tani ky trajtim nuk ka qenë efektiv për disa lloje tumoresh shumë agresivë, siç është ai i mëlçisë. Kërkuesit pastaj vendosën të eksperimentonin me një qasje të re: në vend që të sulmonin proteinat tashmë të formuara, ata vendosën të bllokonin prodhimin e tyre.

Duke parë se si “qelizat e kancerit prodhojnë proteina PD-L1” te minjtë, kërkuesit kanë zhvilluar një përbërje që bllokon procesin. Aktualisht po eksperimentohet me njerëzit. Sipas studiuesit, “është gjetur një pikë e re e dobët e kancerit, për të vrarë qelizat e tij”.

Studimi u krye në kancerin e mëlçisë, i cili është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë, por e njëjta qasje, sipas Roger, gjithashtu mund të jetë efektive kundër tumoreve të tjerë, të tillë si “limfoma, kanceri i zorrës së trashë, mushkërive”.

l.h/ dita

Leda Hysa January 16, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Toni says:
    January 16, 2019 at 7:47 pm

    Imunoterapi ose Chek-points.Kjo ka disa vite qe aplikohet kryesisht per melanomen por rezultatet nuk janë aq positive,plus qe duhet plotesohen disa kushte qe te marresh kete mjekim,vitin e kaluar ishin dy shkencetare qe moren cmimin Nobel për kete zbulim por jane akoma larg gjetjes se hilacit permanent.Deri 20% e pacienteve arrijne te kene rezultat positiv nga kjo terapi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?