Xhevahir Sukaj nuk përmbahet. Shqiptari ka shënuar golin e dytë në ndeshjen e kampionatit Iranian mes Sepahan dhe Paykan të fituar nga skuadra e shqiptarin 2-0. Sukaj ka shënuar në minutën e 80-të të lojës duke shkëlqyer në ndeshje. Kujtojmë që Sukaj është lojtari i vetëm shqiptar tek Sepahani, sepse Ervin Bulku tanimë është pjesë e Tiranës. Kohë më parë sulmuesi shkodran i rritur në radhët e Vllaznisë, thekson se ka nisur procedurat për t’u pajisur me pasaportë iraniane, por jo për të arritur kombëtaren iraniane. Sukaj thekson se pajisja me pasaportë iraniane do ta ndihmojë të luajë si aziatik në vende të ndryshme si Katari apo Emiratet e Bashkuara Arabe. Sukaj u bashkua me skuadrën e Sepahan në vitin 2012. Gjatë sezonit të parë me këtë klub ai shënoi 2 gola, ndërsa në 47 ndeshje të luajtura në total e ka prekur rrjetën 13 herë. Shkodrani nuk ka marrë ende asnjë ftesë nga trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, pavarësisht se është aktivizuar 15 ndeshje me kombëtaren Shpresa.