Të paktën 11 persona u vranë kur një autobus i policisë shpërtheu në qendër të Stambollit në Turqi.
Siaps BBC, pajisja shpërthyese u aktivizua me telekomandë gjatë kohës që autobusi po kalonte në lagjen Veznicelir gjatë orëve të pikut të mëngjesit.
Sipas BBC, asnjë grup nuk e ka marrë akoma përgjegjësinë.
Shpërthimi ndodhi në një lagje historike, e mbushur me turistë.
Të paktën 36 persona janë plagosur.
Dhuna në Turqi ka përshkallëzuar ndjeshëm orët e fundit për shkak të tensioneve me separatistët kurdë dhe konfliktit në Sirinë fqinje.