Banesa e një gardiani burgu në Lezhë është sulmuar me lëndë eksplozive mëngjesin e sotëm.
Persona të paidentifikuar kanë vënë një sasi tritoli në banesën e gardianit të burgut në Shën Koll, Paulidn Deda, ndërsa familja e tij prej 4 pjestarësh ka qenë në gjumë.
Për fat të mirë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme material.
Deda e ka lidhur shpërthimin me punën e tij, duke thënë se e kanë kërcënuar disa herë në burg, por këtë gjë e kishte marrë me të qeshur deri më tani.
Deda punon prej 8 vitësh si polic i grupit të gatshëm që shoqërojnë të burgosurit, për t’i dërguar ata në seancat gjyqësore në gjykata.