Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Supertrafikanti shqiptar, 181 tentativa për ta arrestuar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Supertrafikanti shqiptar, 181 tentativa për ta arrestuar
KronikeLajmi i fundit

Supertrafikanti shqiptar, 181 tentativa për ta arrestuar

Elton Tafaruci
Published June 2, 2016
Share
SHARE

Policia e mbante nën vëzhgim prej muajsh. Ai lëvizte me një Alfa Mito dhe nuk kishte kaluar pa u vënë re nga autoritetet padovane. Ruhej në mënyrë tepër diskrete, pasi konsiderohej si një trafikant i nivelin të lartë, i aftë për të gjetur sasi dhe lloje drogash të çfarëdolloji.

32 – vjeçari Dorian Konti, rezident në Padova, ishte arrestuar nga autoritetet Shtatorin e shkuar me 500 gramë heroinë, të cilën e kishte fshehur në makinën e tij pranë Kishës së Santa Giustina, në Prato della Valle.

Në këtë pikë, nisën një sërë hetimesh të tjera, të zhvilluara edhe në Shqipëri, që i dhanë autoriteteve të policisë informacione të vyrera.

Nga hetimet kishte rezultuar se trafikanti shqiptar kishte transformuar një apartament sëbashku me garazhin në një rafineri të vërtetë, ku përpunonte dhe përgatiste substancat narkotike.

Dorian Konti, i arrestuar më 31 Maj

Dorian Konti, i arrestuar më 31 Maj

Apartamenti ndodhej në Campodarsego, aty ku dy ditë më parë, policia italiane sekuestroi plot 75 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë heroinë dhe 1 kilogramë kokainë, që sigurisht shqiptari planifikonte t’i shiste.

Askush nuk dyshonte se në atë garazh kishte një sasi droge aq të madhe, sa kapte vlerën e miliona eurove.

Konti ishte një grosist i nivelit të lartë dhe nuk merrej me shpërndarës droge të nivelin të ulët. Ai ishte koka e këtij rrjeti në Padova.

Droga e çdolloji i vinte direkt nga Shqipëria, ku nuk udhëtonte vetë, të paktën nga sa ka rezultuar nga hetimet. Konti kishte krijuar rrugën e duhur e të sigurtë, korrierë të përpiktë që i sillnin atë që ai kërkonte për të “ushqyer” tregun e drogës.

Në kontrollin e parë që iu bë në makinë, shqiptari kishte me vete një tufë çelësash dhe një telefon celular. Duke analizuar sinjalin e smartphone –it, u arrit gjetja e zonës ku banonte.

Me çelësat e gjetura në makinë, policia provoi gjithë dyert e lagjes: 181 tentativat përpara se të “trokiste” në derën e duhur

Elton Tafaruci June 2, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?