Kryetari i Grupit Social-Demokrat në Parlamentin Evropian Hannes Sëoboda ka deklaruar se është zhgënjyer që Shqipërisë nuk iu dha statusi kandidat për në BE në muajin dhjetor. Në një leksion të hapur në një nga universitetet private në Tiranë Sëoboda deklaroi se shpreson që vendi ynë ta marrë statusin në muajin qershor. Sipas tij Shqipërisë duhet ti jepet ky shans. “ E rëndësishme është që qeveria të kryejë reformat. Duhet të luftohet për parimet demokratike”- deklaroi Sëoboda. Ai theksoi se Europa është në krizë dhe se një nga problemet më shqetësues është papunësia e të rinjve. Sëoboda tha se, Shqipëria ka ende rrugë për të bërë në procesin integrues drejt BE-së. Sipas tij, në funksion të përmbushjes së kritereve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, me rëndësi të madhe është bashkëpunimi i ndërsjelltë politik e sidomos mirëkuptmi mes palëve në Parlament. Gjithashtu, Sëoboda u shpreh se lufta ndaj korrupsionit është një kriter i doemosdoshëm për të përafruar hapat drejt BE-së. Sipas tij të luftosh korrupsionin, do të thotë së pari të përmirësosh ekonominë dhe të forcosh rolin e vendit në rajon e më gjerë.