Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Takimi i 18 i Komitetit të Rajoneve në Ballkanin Perëndimor
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Takimi i 18 i Komitetit të Rajoneve në Ballkanin Perëndimor
Politike

Takimi i 18 i Komitetit të Rajoneve në Ballkanin Perëndimor

Elton Tafaruci
Published June 3, 2016
Share
SHARE

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Znj.Greta Bardeli (Gjoni), mori pjesë në takimin e 18-të të Grupit Punës së Komitetit të Rajoneve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në Komitetin Europian të Rajoneve (CoR), Bruksel, më datat 1 dhe 2 Qershor 2016.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër u ftua për të folur në sesionin e parë të takimit të Grupit të Punës, i dedikuar zhvillimeve më të fundit në qeverisjen lokale dhe rajonale në Shqipëri, me një fokus në përfshirjen e autoriteteve sub-nacionale në procesin e integrimit evropian dhe ne zhvillimin e kapaciteteve të tyre administrative.

Në fjalën e saj, znj.BARDELI (GJONI) “Falenderoi Komitetin e Rajoneve që ka mundësuar dhe po mundëson hyrjen në proçesin e vendim-marrjes të BE-së EDHE të autoriteteve rajonale, kjo pa qenë e nevojshme ndërmjetësimi i institucioneve qendrore të cilat tradicionalisht kanë pasur MONOPOLIN në çështjet e BE-së. Gjate fjales se saj, Bardeli deklaroi se garanti dhe celesi per suksesin e Integrimit Evropian është: Përqasja
e qeverisjes shumë-nivelëshe, fuqizimi i qeverisjes rajonale, Përfshirja e niveleve të ndryshme qeverisëse të një shteti në proçeset integruese dhe Inkorporimi i zërit rajonal në të gjitha proçeset vendim-marrëse të një shteti.

Inkorporimi i zërit rajonal në proçeset vendim-marrëse në Shqipëri kohët e fundit ka pasur sfidat e tij, Qarqet, Këshillat e Qarqeve dhe autonomia e tyre është vënë në provë gjatë muajve të fundit. Sipas Kushtetutës së RSH, qarku ndërton e zbaton politikat rajonale dhe i harmonizon me ato shtetërore por tashme ngelet qe për buxhetin tashmë pritet që Vetëm 10 zyrtarë të ndërtojnë dhe hartojnë politikat apo linjat e veprimit rajonal.

Duke ditur se proçesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një punë të përbashkët nga të gjitha institucionet qeveritare duhet pasur parasysh se Zhvillimi rajonal duhet të shikohet si një objektiv i përgjithshëm dhe implementimi i tij duhet të fokusohet drejt një përqasje shumë-nivelëshe, duke ditur se rivaliteti, mungesa e bashkëpunimit dhe mungesa e gjithëpërfshirjes do të ketë ndikim negativ si në zhvillimin rajonal, ashtu dhe në proçesin e Integrimit Evropian.

Elton Tafaruci June 3, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?