Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se tarifa për hyrjen në Kalanë e Beratit do të hiqet.
Gjatë një takimi që u mbajt në Berat, Çuçi së bashku me Ramën, shtoi se përfitimet e tarifave për hyrjen janë të ulta dhe se nuk shërbejnë për të bërë investime.
“Do ta heqim tarifën për të hyrë në kala. Nuk krijon një të ardhur të rëndësishme që të thuash se do bëjmë investime me to në kala”, tha Çuçi.
Çmimi për hyrjen në Kalanë e Beratit u trefishua në vitin 2019, duke shkuar në 3 mijë lekë të vjetra.
j.l./ dita
Shpetuam! Kucedra u vra! Kalaja u clirua.
clidhje ka min. brend me tarifen e hyrjes ne kala ?!