Bashkia e Tiranës lehtëson një kategori të caktuar të biznesit të vogël nga taksat. Nisma vjen pikërisht në hapje të fushatës elektorale për zgjedhjet e qershorit dhe pritet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, atë të datës 28 qershor.
Gazeta shqiptarja.com shkruan sot se një nga vendimet që pritet të diskutohet në mbledhjen e së enjtes është ai që ka të bëjë me lehtësimin fiskal me 30 për qind të 528 bizneseve të vogla në kryeqytet, kryesisht ato të artizanatit.
Madje, vendimi pritet të ketë fuqi prapavepruese, pasi lehtësimi i barrës fiskale do të nisë nga janari i 2013-s.
Një tjetër nismë ka të bëjë me përjashtimin nga taksa të bizneseve që punësojnë të rinj.
Në serinë e marifeteve (me protagonist Saliun), për të fituar (me brekë nëpër këmbë), zgjedhjet e qershorit 2013, bën pjesë dhe ky marifet i Lulit i cili po ,,përpiqet” t ja heqi nga duart opozitës atë që ka thënë e premtuar prej kohësh, heqjen e taksës ndaj biznesit të vogël. Duhen demaskuar pa hezitim këta lloji marifetesh…. Asnjë vlerë nuk mund të sjellin të tilla pelivanlliqe të Sali Lul Bashës. Tashmë ata janë të diskretituar plotësisht në tentativat e tyre për ta vazhduar mashtrimin me forma joshëse. Mjerë ata që i besojnë !