Letër e nënshkruar në DITA
E degjeneruat, monopolizuat dhe shkatërruat Shqipërinë nga themelet dhe tani na kërkoni të hidhni “hi syve”. Ajo që ju dhe qeveria i keni bërë popullit janë të pafalshme. Ju na erdhët me premtimin që do sillnit demokracinë dhe sollët diktaturën e re (katër të pafajshëm vratë para Kryeministrisë). Ju dhe qeveria juaj sollët tragjedinë e Gërdecit. Na bëtë të famshëm me Lazaratin.
Si keni fytyrë dhe flisni për pavarësinë kur ju dhe qeveria juaj i shitët detin grekut, tradhtuat kosovarët duke thyer bllokadën me Serbinë në luftën e Jugosllavisë? Të flasë ndonjë politikane tjetër do të thoshim “hajde se edhe di diçka që po flet”, por ti Jozefina?
Ju dhe politikanët e kategorisë suaj që jeni bërë “oligarkë” nuk jeni gjë tjetër vetëm ca hajdutë ordiner që keni vjedhur popullin tuaj të varfër. “Vonon po nuk harron”, thotë populli. Aty afër e keni mallkimin e atij populli të varfër, që ju vuri në krye dhe e zhgënjyet. Të të vijë turp që ke akoma fytyrë dhe del dhe na bërë akoma politikë. “Ti do kapur për zhelesh” (kjo është e jotja dhe jo imja) dhe do kalbur në burg!
Kur do te ndodhe burgimi i ketij soji ?Jozi,Berisha,Luli,Imami e Co e dijne mire qe nuk do te ndodhe per sa kohe te jete ne qeveri Ilir Meta
Kush me fole do militaruca qe shiten e blehen per nje dhjetmijlekesh.