Dhe histori të tjera korrupsioni në blerjet e Ministrisë së Mbrojtjes greke, të mbledhura nga “New York Times”
Në kantieret detare të Skaramangas në Athinë, dy nëndetëse gjigante “Papanikolis U214”, me gjatësi 65 metra dhe peshë 1.600 tonelata, qëndrojnë të bllokuara prej dy muajsh. Ato i kanë kushtuar shtetit grek 4 miliardë euro, edhe pse marina e tij nuk ka lëshuar një silur të vetëm në 70 vitet e fundit.
Kësti i fundit i pagesës ndaj prodhuesve “Thyssen-Krupp”, u miratua nga qeveria në vitin 2010, pikërisht në fazën e parë të krizës më të rëndë ekonomike në historinë e Greqisë.
Në fund të janarit, drejtori i kantiereve të Skaramangas dhe një bashkëpunëtor i ish-ministrit të Mbrojtjes u arrestuan me akuzën se kishin pranuar ryshfet për lejimin e shitjes së nëndetëseve qeverisë greke. Sikur të mos mjaftonte blerja krejt e panevojshme, nëndetëset u dorëzuan të papërfunduara dhe me shumë sisteme ende jo-funksionuese.
Kjo është vetëm njëra nga historitë e panumërta të paaftësisë dhe korrupsionit në Ministrisë së Mbrojtjes greke. Në të vërtetë, shpjegon e përditshmja “New York Times”, i gjithë sistemi politik në Greqi është dukshëm shumë i korruptuar dhe sigurisht që Mbrojtja nuk ishte e vetmja që shpenzonte shifra të mëdha në programe të padobishme. Por, për kompanitë e huaja që kërkonin të futnin në tregun grek produktet e tyre, pak pjesë të administratës publike ishin aq tërheqëse sa ushtria dhe kjo për disa motive.
Blerjet e armatimeve janë zakonisht programe shumë të kushtueshme dhe afatgjata: arritja e një marrëveshjeje ushtarake mund t’i garantojë një kompanie mbijetesën për shumë vite. Tregu i armatimeve, veç të tjerash është një kombinim i dy tipave të tregut që ekonomistët i gjykojnë si joefikasë: 1) ai me një blerës të vetëm – shtetin dhe 2) tregu me pak prodhues, në këtë rast, agjencitë e pakta ekzistuese në botë në gjendje që të prodhojnë nëndetëse dhe tanke.
Ekspertët e fushës vështirë se habiten për vonesat e pashmangshme dhe problemet me rritjen e kostos së programeve të armatimeve. Në Greqi këto dis-funksione kanë dalë edhe më në pah nga i ashtuquajturi incident Imia/Kardak në vitin 1996. Në atë kohë, Greqia dhe Turqia për pak sa nuk nisën një luftë për shkak të çështjes së kufirit që lidhej me ishullin e pabanuar në Egje: nga grekët i njohur si Imia, ndërsa nga turqit – Kardak. Në dhjetë vitet që vijuan, Greqia shpenzoi 68 miliardë euro në armatime, thuajse të gjitha para të marra me kredi.
Përgjegjësia më e madhe në këtë seri shpenzimesh absurde, pohon eksperti Konstantinos Fraggos, është “e sistemit politik të kalbur”. Një shembull që shpjegon mirë nivelin e korrupsionit në administratën ushtarake greke është historia e Antonis Kantas, një ish-zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, i arrestuar se fundi për korrupsion dhe riciklim të ardhurash.
Në vitin 2001, Kantas u shpreh kundër blerjes së disa tankeve të prodhuara në Gjermani. Ai tregon se pasi kundërshtoi një fakt të tillë, një emisar i kompanisë erdhi në zyrën e tij dhe i la një zarf me 600 mijë euro. Në atë epokë Kantas nuk kishte kompetenca që të vendoste vetë. Por, sistemi ishte aq i korruptuar sa edhe një njeri me pak rëndësi si ai, në pesë vite arriti të vinte mënjanë një shumë prej 14 milionë eurosh me ryshfete.
Ngarkesa me tanket në fund shkoi në port. Ministria e Mbrojtjes pranoi t’i blinte për 2.3 miliardë euro 170 tanket “Leopard 2A6 HEL”, ndër më modernet në botë. E megjithatë, Greqia zotëronte që më parë rreth 200 tanke të armatosur “Leopard 2”. Në momentin e dorëzimit në 2010-n, shteti e gjeti veten me 353 “Leopard 2”. Ndërsa Gjermania, pavarësisht se e ka PBB 10 herë më të lartë se Greqia, ka aktualisht 225 të tillë.
Por, nuk përfundon këtu. Në mundësinë e largët që Greqisë do t’i duhej ndonjëherë të përdorte pajisjet e saj ushtarake super të shtrenjta, nuk do të hynin shumë në punë, meqë ministria nuk ka blerë municione për t’i pajisur.
Sipas Fraggos, në këtë histori të pabesueshme, ndërsa prodhuesit e armëve në Rusi, Francë e Gjermani i shisnin armë Greqisë, bankat e gjysmës së Evropës i jepnin qeverisë paratë e nevojshme për të bërë ato blerje. Sipas shtypit grek, në 15 vitet e fundit rreth 2.7 miliardë euro janë paguar në ryshfete nga prodhuesit e armëve ndaj funksionarëve të Ministrisë së Mbrojtjes greke.
Kantas, sot 72 vjeç, iu tregon hetuesve se në njëfarë pike mbeti pa fjalë para shifrave që i ofroheshin. Një përfaqësues i industrisë ushtarake i ofroi 3 milionë euro për të favorizuar blerjen e raketave anti-tank. Sipas Fraggos dhe ekspertëve të tjerë të cituar nga “New York Times”, grupi i hetuesve që po merret me këtë rast po has në vështirësi të mëdha me vazhdimësinë e hetimeve./Dorina Gjuzi
Korrupsioni ne Greqi eshte duke u ndeshkuar por je gje duhet te dije MM e Shqiperise se ne jemi endi qe nuk kemi asnje nga armet e meposhteme.
-Aviojn luftarak as nje lloj tipi.
-Arme kunderajrore qofte dhe per mbulim direkt te trupave.
-Anije luftarake as mbiujse gjujtes ,kater ,fregate apo destrojer ,as nenujse nedetse.
-Asnje batalion artilerie tokesore as me terheqje as me vetelevizje.
-Asnje lloj rakete toke-toke,kunder tanke apo kunderajrore.
-Asnje nenrepart urahedhesish
-Asnje tank te asnje tipi
Si perfundim ne jemi i vetmi shtet me nje ushtri qe nuk mbrojme dot nje rreth sipas rregullave dhe llogarive te luftes pasi nuk kemi asgje kjo eshte e padrejte dhe duhet te blejme nje minimum armatimi se eshte turp dhe asnjehere as para Zogut as gjate luftes naional Clirmtare as ne kohen e diktatures nuk kemi qene ne kete gjendje.
Greqia ka patur ,arme moderne dhe ka blere e do bleje perseri se ate ka strategjine e saj te bera publike,Mali i zi ka dhe Maqedonia ka po ne jemi bere si ishujt Faore.
Shqiptaret kane qene gjthnje ne lufte per te tjeret po per vete cfare bejme ,flasin sot se na mbron NATO pomore zoteri po mire dhe cdo gje nuk ta ben NATO po dole prej saj ske asnje detyrim .
Kemi shume ceshtje pa zgjidhur dhe duhet mbledhur mendja se ne jemi ne paqe dhe nuk do kete me luftera ajo nuk dihet dhe per kete duhet filluar sa nuk eshte vone per te rikrijuar ushtrine pak dhe te cilcise se mire edhe me kerkes ndaj miqve per te na i dhuruar por dhe per ti blere po pse jo dhe duke vene nje detyrim ne forme takse per te krijuar ushtrine,po keshtu per edukimin ushtarak ne forma qe e kane te gjithe shtetet e NATOS.
hhahha hani hekurat qe I keni blere sa frengu pulen nga gjermani. Gut gemacht deutchland. wunderschen.
Si Sali Berisha dhe Lul Basha me rrugen e kombit qe u be me tre fish te tregut real.
Nje vjedhje skandaloze qe i ben keto grekerit te duken hajdute ordineire.
Perse nuk kemi dhe ne gazetare te mirefillte te zbulojne afere te tilla korruptive qe u ndodhin para hundes dite e nate keto vite te “demokracise”.
KA VDEKUR SHTYPI DHE REPORTERI I LIRE NE SHQIPERI?
Ne qofte se po kur ka vdekur; dhe kur do te rilind serisht nje liri shtypi e guximshme dhe e nderdegjetsuar…
Mjere populli per i etur per lider reale dhe jo sharlatane qe kane ifektuar kudo e kedo.
me fal Tarrasi por ketu e ke gabim,sa per kete skandal keto fakte qe dijme nga keta gazetare i dime ,mos prit nga gazetari te gjykoje e te denoje te korruptuarin kete e ben politika me ane te perfaqesuesve te popullit e nese as ajo nuk e ben do te thote qe edhe ajo eshte plotesisht e korruptuar e ne kete rast duhen krijuar levizje popullore te cilat shpien ne krijimin e konceptit te opozites se vertete e kjo levizje mbasi merr trajten e duhur krijon partine politike e cila fiton zgjedhjet !Keshtu funksionon Demokracia por ne demokraci ka gjithmone nje parakusht ,institucione demokratike te pavarura te cilat mirembjne fushen e lojes ku percaktohet fituesi!Pyetjet e mija jane ne kete rast te thjeshta:Politika qe i di shume mire keto gjera po ben ndonje gje ne kete drejtim,jooo?Populli po reagon me ndonje levizje ,jooo?pa gjersa nuk ka reagim ,nuk ka as levizje politike ,nuk ka as ndryshim ne politike !E zeme se ka levizje ,Institucione te pavarura a ka,as te tilla?ATEHERE?
Te vjen keq kur mendon se ato jane blere me parate e popullit dhe jo te pushtetarve qe ju eshte trashur qafa dhe bythet.
Kam nje mendimin se te humbur qe te humbur jane, le t’ja japin Bollanos se i duhet te kontrolloje detin e “Vorio Epirit”.
Aleksandro,dhe i hane dhe si hane hekurat,ata te pakten ikane ne gjendje lufte ato dhe te bejne gjemen nje dite qe nuk ta pret mendja,kurse ne patem dyfishin dhe i hengri KURUMI!
Po ish ministrin Xohaxopulos nuk e ka zene ne goje?!
Harruam helikopterat tane qe kemi paguar paradhenie ne France ! Madje njeri sikur u rrokullis diku tek Mali me Gropa …Aksident e quajten mediat…dhe mbaroi ceshtja…
Parate qe paguhen si korrupsion ne nivelet e larta jane gjithmone ne dem te cilesise se produkteve dhe xhepave te taksapaguesve, por ne i kalojme aq lehte sa na jane lodhur veshet me korrupsionin ‘e vogel’ polici,doktori,pedagogu,etj…
E dini si u zbulua ky megakorrupsion ?!
Vetem nga verifikimi i deklarates se pasurise se ish ministrit te mbrojtjes Akis Xohaxopulo dhe i te shoqes…Sherbimi sekret grek hodhi ne veprim ‘hakersat’ e tij per te pare levizjet e parave nepermjet bankave derisa u gjeten ‘peshkaqenet’.Kot nuk thone qe ndiqe rrugen e parase qe te gjesh burimin.
Kjo gje qe s’behet fare tek ne ! Ketu gjobisin ndonje kryetar komune qe s’ka mbushur deklaraten…
Danilo e lexove shkrimin?
Kane blere tanke e nendetese por nuk kane blere municion.
D.m.th. te na rruajn leshin para dhe mbrapa sepse nuk kane me leke te blejne municion sepse gjermani nuk i lejon. Cfare te duhet tanku dhe nendetsja pa municion? Merre dhe coje per skrap ne Metalurgjik tek Kurumi.
aleksandro,kur ble makinen ti jo shpesh eshte e nevojshme te blesh edhe tere naften.Municionet e Nato-s jane standard,mundet qe greku i ka municionet ne depo dhe i duheshin tanket.Mos u merr me sqarimet e gazetave,se ata arrijne te zbulojne aq sa munden.Tani po te tregoj nje qyfyre tonen.Aty nga ’92-’93 na solli turku ca municion per mortaja dhe ca topa kunderajror.Me vjen per te qeshur edhe sot,une isha student,por vajtem me kersheri te shihnim ç’ishte ky top i Nato-s?Ai ishte nje top i kohes se Qemos,me shenjester mekanike,kurse ushtria jone nxorri nga perdorimi topin kunderajror 37 mm,qe ne krahasim me kete ishte supermodern.Pastaj pame qe shtimjet per mortaja nuk shkonin tek mortajat tona,se ishin me te medha,me duket behet fjale per 120mm,ata e kishin 121,se nuk e mbaj mend ekzakt.Por ishin dhurate na thane,nuk shikohet gomari nga dhembet…Nuk e di ç’bene,por do i kene futur ne ndonje depo kot.Kurse ne kishim depot plot me mortaja e shtimje nga 60,82mm e deri tek 160 mm,nuk di a me kupton dhe a e ke idene se çfare masakre i eshte bere Shqiperise?Keto ishin para te tuat dhe te miat:Tek e fundit,le te benin me keto para sheshe lojerash per femijet dhe tu rrisnin pensionin prinderve tane,se tek e fundit djersa e tyre ishte.
ne dhjete vjet(1996-2005)Greqia shpenzoi 68 miljard euro per armatime , fiuuuuu ..edhe thoni pastaj pse bente bunkere Enveri??!!