Një vit më parë, juristja amerikane, Kathleen Imholz, do të shprehej se zhgënjimi me drejtësinë ishte një nga faktorët pas trazirave të vitit 1997. Ajo thoshte në një intervistë se sheh prapë sot një zhgënjim të ngjashëm më atë kohë. “Jam e bindur se zhgënjimi me sistemin e drejtësisë ishte një nga faktorët prapa trazirave që çuan në gjendjen e jashtëzakonshme më 1997. Vazhdoj të shoh një zhgënjim të ngjashëm dhe mungesë besimi dhe në drejtësinë e sotme,” shkruante Imholz. Dhe në fakt Imholz ka folur përpara se të shohë disa vendime drejtësie si ai për 21 janarin, apo vendimi i Apelit për të liruar të akuzuarit të Gërdecit. Ndërkohë që kryeministri Sali Berisha ishte ulur në një karrige dhe u fliste për tre orë rresht disa studentëve, njësoj si Fidel Kastro, i plakur e i rrudhur, familjarët e viktimave të Gërdecit, duke kuptuar se nuk kanë çfarë bëjnë më, apelonin shqiptarët se ky është fundi. Në të vërtetë ky është fundi!
Email nga adresa: [email protected]
kastro (SALI) SHQIPTAR ESHTE ME I BUKUR SE KUBANI