Nëse do të kisha përballë Z.Kreshnik Spahiu, do t’i këshilloja që të linte ëndrrat, emocionet dhe aventurat dhe ti bashkangjitej urgjentisht koalicionit PS-LSI nëse me të vërtetë do të amplifikojë aspiratën e subjektit të tij politik
Koha matematike për krijimin e një “poli të tretë” politik, para zgjedhjeve të 23 qershorit, ka përfunduar! Sot është dita e 8-të e muajit prill, dmth ndodhemi 15 ditë nga afati i fundi (23 prill) që ka vendosur kodi zgjedhor për zyrtarizimin e aleancave parazgjedhore, ose 10 ditë pune (zyrtare) nga afati i fundit.
Arsyet dhe shkaqet që nuk favorizojnë krijimin e një “poli të tretë” politik, parazgjedhor, janë të shumta. Do mundohem të përmend ato me bindëset: e para është faktori kohë, i cili nuk besojë se premton për krijimin e një koalicioni të atillë që mund ta quajmë ‘pol të tretë”. Pse faktori kohë? Sepse koha për mbledhjen e 7000 firmave (sipas neni 68 të Kodit Zgjedhor) në nivel shtetëror, nuk duket e mjaftueshme, por edhe nëse do të ishte e mjaftueshme sërish koalicionet që ëndërrojnë krijimin e një “poli të tretë’ do hasnin pengesa dhe ngërçe jo të vogla në rrugë e sipër. Gjë që do të shkurtonte kohën e tyre në mënyrë artificial nga vet kundërshtarët politik të koalicionit PS-LSI që aktualisht ka mazhorancën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Sqaroj se, nëse do ta konsiderojmë për një moment të mundshëm krijimin e një ‘poli të tretë’, kam mendimin se ky pol mund të kishte dy lloj konfigurimesh; konfigurimi i parë mund të ishte ai midis subjekteve AK, FRD, PSD, PDK, PSV91, PBK dhe PUK. Ky konfigurim hipotetik ka këto pamundësi për t`u konsideruar i mundshëm. E para, në këtë koalicion imagjinar kemi vetëm një përfaqësim në parlamentin shqiptar (ajo e Gazmend Oketës, deputet i FRD-së), realitet i cili nuk mundëson, sipas kodit zgjedhorë dhe KQZ-së, që këto subjekte të jenë pjesë e një koalicioni legjitim.
Ky koalicion do të funksiononte ligjërisht nëse numri i përfaqësuesve të tij në parlamentin shqiptar do ishte jo më i vogël se numri i subjekteve përbërese të tij, pra në rastin konkret do të duheshin edhe 6 deputetë të tjerë përveç deputetit Oketa të FRD-së. Kjo alenacë e supozuar nuk mund të funksionojë edhe për disa shkaqe të tjera. Nuk do të funksionojë pasi, edhe nëse arrin të sigurojë 7000 firma në nivel shtetëror, në mungesë të mandateve përfaqësuese, do të përballet tashmë me një KQZ ku mazhorancën e ka koalicioni i fresket PS-LSI. Është logjike që mazhoranca e fundit nuk do të favorizojë aspak, në kohë, krijimin e një “poli të tretë” aq më tëpër kur ai mund të shndërrohet në rival në dëm të saj. Kështu që, konfigurimi hipotetik i mësipërm e ka të pamundur zyrtarizimin e vet derisa organizmat ligjor që do ta bëjhnë atë të ligjshëm janë në dorën e dy subjekteve politike kundërshtare, PS e LSI.
Sigurisht, kjo është nje logjikë shqiptare dhe si e tillë duhet “respektuar” edhe pse nuk është normale, ligjore apo në shërbim të demokracisë. Kështu ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë. Por, edhe në rastin e një konfigurimi hipotetik, pothuaj si i pari, por jo sa i pari në numër subjektesh, ku mund të ishin AK-ja, FRD-ja, PBDNJ-ja, PDK-ja, PSD-ja, PSV91-shi, PBK-ja dhe PUK-u, kemi gjithashtu mosplotësim të “standarteve” ligjore nga njëra anë dhe nga tjetra mosplotësim të standarteve morale deri në kulmin e një antimorali edhe pse politik. Edhe në këtë rast imagjinar hipotetik, kodi zgjedhor dhe KQZ-ja cilësojnë si kusht numrin e mandateve përfaqësuese (aktualisht në parlament) që duhet të jenë, në rastin konkret, jo më pak se 8 mandate, pra jo më i vogël se numri i subjekteve që përbëjnë koalicionin. Ky element juridik, i pakundërshtueshëm, edhe në këtë kombinacion hipotetik nuk ekziston. Në këtë rast kemi vetëm dy mandate përfaqësimi, një të FRD-së dhe tjetrin te PBDNJ-së. Respektivisht, z.Oketa dhe z. Dule. I pamundur edhe ky kombinacion. Edhe pse, në këtë rast ato 7000 firmat që do të shërbenin për legjitimimin e tij ndoshta mund të jenë më të lehta për t`u siguruar në një kohë rekord pasi kemi një koalicion më të madh numerik. Ajo që e bën akoma më të vështirë këtë koalicion hipotetik edhe nëse ligjërisht do të ishte i mundur është një reaksion i mundshmë që mund të lind brenda tij. Reaksion që do të prodhohet nga vet kundërshtitë programore të subjekteve pjesmarrëse në të. Për shëmbull, do të ishte shakaja më e hidhur pasi interesat politike të AK-së (së Kreshnik Spahiut) që ka si kolonë të programit të vet bashkimin kombëtar, dmth vendosjen e një të drejte historike të shqiptarve do të përplasen politikisht e drejtëpërdrejtë me interest politike të PBDNJ-së që nga krahu tjetër ka si objektiv politik çështjen e fantazmës së “vorio-epirit”, të kundërtën e cështjes shqiptare. Zoti Spahiu do të duhej të kishte stomak të fortë në këtë rast.
Pra, duke e mbyllur hipotezën e krijimit të një “poli të tretë” me konkluzionin se është i pamundur ligjërisht, do të doja të kisha, të paktën, privilegjin për ndonjë këshillë miqësore ndaj disa prej liderve të subjekteve të sipërcekura. Nëse zotin Bamir Topi do ta kisha përballë do e këshilloja të pinte një kafe me zotin Vangjel Dule (madje sa më shpejtë) ku t’i propozonte një aleancë të FRD-së me PBDNJ-në si rruga më logjike dhe ligjërisht më e mundëshme. Pasi, nuk do të duhej as ropatja e sigurimit të 7000 firmave si “garanci’ për kushtet ligjore të KQZ-së. Sipas kësaj logjike, nëse ndodh që ky koalicion të bëhet jetik, këto dy forca së bashku mund të sigurojnë nga 2.5 deri 3 mandate për në Kuvend. Nga njëra anë kanë shansin të marrin këto mandate dhe nga tjetra të dëmtojnë Sali-un sado pak duke i hequr aq mandate sa do të marrin plus një mandate më shumë, atë të z. Oketa. Mandate i cili në këtë rast llogaritet si 2 mandate në raport me rezultatin e përgjithshëm të PD-së pasi është një mandate më pak për PD-në dhe plus për këtë kolaicion të mundshëm. Nëse do të kisha përballë Z.Kreshnik Spahiu, do t’i këshilloja që të linte ëndrrat, emocionet dhe aventurat dhe ti bashkangjitej urgjentisht koalicionit PS-LSI nëse me të vërtetë do të amplifikojë aspiratën e subjektit të tij politik. Vëtëm brenda këtij koalicioni AK-ja ka të sigurtë ruajtjen e votës së pari në terren, së dyti në çdo KZAZ dhe së treti në KQZ. Do të ishte kundërproducente logjika ‘rambo” e Z.Spahiu! Logjik e cila do të rrezikonte edhe 1 mandat të vetëm për të. Dhe së fundmi, nëse do të kisha përballë z.Dule do ti këshilloja ta pinte një kafe me z.Topi dhe ti premtonte këtij të fundit se nga sot e tutje nuk do të merret më me budallalleqet e ‘vorio-epirit’, por me mbrojtjen e të drejtave të pakicave sepse fundi fundit ky duhet të jetë misioni i subjektit që përfaqëson.
analiza juaj z llakaj eshte e plote dhe reale ne kushtet e ketij realiteti zgjedhor.Edhe sipas meje e veimja mundesi per te patur rezultat maksimal duhet qe forcat e reja ta lene retoriken ne nje ane dhe te bashkohen me koalicionin fitues ate opozitar.me siglen e tyre te luftojne fort dhe mbi bazen e rezultatit te diktojne ne zgjedhjet e ardheshme.Spahiu besoj se ka kuptuar dicka nga tubimi i djeshem,ndersa topi me ftohtesine e tij statike nuk eshte sensibilizues.Koha nuk pret dhe te jen te sigurte po nuk u rrjeshtuan ne kualicionin opozitar eshte njelloj si te bashkohen me sb,Deri me 23 qershor do te ken edhe me shum firo elektorale
Nqs eshte fjala per 7000 firma nuk e shoh si problem te madh, se nqs kto thirrin vetes parti 7000 firma duhet ti mledhin per gjysem ore secila pernryshe te shkrihen dhe mos merzisin koken neper sheshe dhe t v. Une jam pro polit 3 se kto 2 polet tjera veq po ndryshojne vendet dhe asgje tjeter
Z. Spahiu e ka po aq te veshtire qe te dale i vetem ne zgjedhje. Per kohen e mbetur atij i duhet te mbledhe 5 000 firma. Nuk eshte aq e lehte te mbledhesh keto firma dhe zoti Kreshnik e di mire se e ka provuar nje here.
Duhet lista me emrat e mbeshtesve, dhe fotokopjet e leter njoftimeve te secilit prej tyre. Jo thjesht nje firme. Dhe Kreshniku duhet ti gjej keta mbeshtetes duke pyetur nje per nje kalimtaret e rastit, te cilet mund ti thone, shko ore mbushu ….