Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultojnë që përgjatë një viti të kenë të ardhura vjetore nga 1.1 milion lekë deri në mbi 4 milion lekë.
Sipas “Open Spending Albania” e cila ka bërë publik të ardhurat vjetore përgjatë 2013 rezultojnë se dy anëtarët që kanë të ardhurat më të larta përkatësisht 4.3 milionë dhe 4.1 milionë lekë janë Sokol Çomo dhe Xhezahir Zaganjori.
Pas tyre renditet kreu i KLD-s Bujar Nishani me të ardhura 2. 66 milionë, përshi dhe të ardhruat si President, ndjekur nga ish nën kryetari i KLD-s Elvis Çefa me të ardhura 2. 489 milionë lekë.
Kjo renditje pasohet nga anëtari Ilir Mustafaj me 2. 43 milionë , ndërsa pas tyre renditet ministri Nasip Naço i cili ka patur të ardhura në shumën e 2.312 milionë lekë.
Për 9-të anëtarët e tjerë të KLD të ardhurat vjetore në vitin 2013 rezultojnë nga 1.1 milion lekë më e ulta për Dritan Cakën deri në 1.7 milion lekë për Astrit Haxhialushin.
Në plotësimin e deklaratave të pasurisë anëtarët e KLD-s kanë vendosur si burim për këto të ardhura, Paga, Honorare, Mësimdhënie ne disa universitete e deri në ta ardhura nga qiraja.
16.000 euro rezulton të jenë të ardhurat e fituara nga qiraja në 2013 ngga gjyqtari Gjin Gjoni, teksa në pjesën më të madhe pasuritë e tyre të paluajtshme o nuk fugorjnë o janë pasuri e bashkëshorteve.
Të ardhurat vjetore në 2013 për anëtarët e KLD-s
Bujar Nishani 2.660.644 lekë
Artan Broci, 1.639.016 lekë
Astrit Haxhialushi, 1.736.586 lekë
Dritan Caka, 1.151.739 lekë
Dritan Hallunaj 1.684.412 lekë
Ish nën kryetari i KLD, Elvis Çefa, 2.489.673 lekë të ardhura vjetore
Flamur Kapllani, 1.418.792 lekë
Gjin Gjoni, 1.571.388 lekë dhe 16.000 euro të ardhura qira
Hysen Saliko, 1.396.591 lekë
Ilir Mustafaj, 2.430.384 lekë
Ish-anëtari i KLD, Lulëzim Lelçaj, 1.545.204 lekë
Nasip Naço, 2.312.013 lekë
Sokol Çomo, 4.307.150 lekë
Tritan Hamitaj, 1.572.735 lekë
Xhezair Zaganjori, 4.098.985 lekë
PO te ishte se do te benin nje drejtes per te luftuare te keqen hallal ti kishin porata po nxisin per pefeksionimin dhe shtimin e te keqes 1ooo here haram
Hapi dyert ore burg …!!!
Ky zagar zaganjori,ky jesmen juridik,ky kavie eksperimentale gjyqësore, ky kandidat për mustaqe presidenciale, ky servil i çdo pushteti vetëm një gjë ka ditur ta bëjë mirë,me urdhër të udbashit sali, të masakronte me dredhi juridike pensionet e ushtarakëve, në këmbim të favoreve udbashe! Dhe,sic e shihni nga këto lista është grabitës klasi ! Makut!
Qysh sodit ke hy në gjak me mu z. Pllumb Zajmi! Shihena.
Ja u kam pa hairin pushtetave. Ti pllumb baj si t’dush por s’ke me nxjer gja n’drit! Nven qi trrish urt ban gurgule internale. Se ke tgjat! Njikshtu.
Kush është ky që kërcënon? Duhet të jetë antar i kësaj liste hajdutësh. Kur nuk vjedh popullin fukara s’ke pse të kërkosh hakmarrje e ditë gjaku!
Nga zaganjori dhe qentë lehës si puna e tij rroj njëmijë vjet unë!