Kur thellohemi në ngjarje të mëdha, mund të vërejmë se veprimi dhe mendimi jetojnë brënda njëri-tjetrit,në bashkëveprim midis tyre arrijnë që të sjellin dhe të ndërtojnë diçka. Por kur veprimi dhe mendimi nuk merret parasysh duke u neglizhuar sot si diçka e vogël e parëndësishme, mund te kthehet ne një problem, apo diçka më e madhe nesër. Nuk mund të qëndroja I heshtur, duarkryq, apo t’u mbyllja në verbësinë e errësirës që shfaqet dita-ditës në sytë e çdo student/e si një mjerim që ka kapluar gjithçka brënda tyre, duke shuar ëndrrat dhe përpjekjet e përvuajtura në ngjitjet shkallë-shkallë të së ardhmes.
Ju jap të drejtë të gjithë atyre që e kanë bërë vërtet shqetësuese problemin e zgjedhjeve për Këshillin Studentorë në Universitete, shumëkush mund ta shohë dhe ta gjykojë si një problem pa rëndësi, dhe nuk iu vë faj për këtë, për arsyen e vetme se Këshilli Studentor gjatë gjithë kohës së tij ka qenë dhe mbetet inekzistent, gjithëkush prej studentëve e dinë që ka një Këshill Studentor, dhe çfarë detyrash mund të mbart ai, por në rast se do pyesnim apo intervistonim studentët e universiteteve se kush janë anëtarët e këti këshilli dhe ku gjendet zyra përfaqësuese e tij, jam I bindur se shumica prej tyre nuk munden të na japin një përgjigje. Kjo ndodh jo per faj të tyre, duke mos I gjykuar ata, por për fajin e keqmenaxhimit dhe administrimit të saj, dhe zgjedhjeve që bëhen formalisht,duke u zgjedhur në krye, jo për të mbrojtur interesat e studentëve por si një mundësi e tyre për tu servilosur më thjeshtë në dyert e universiteteve apo duke e kthyer atë në servilizmin e x apo y partie.
Prandaj është kërkesë thelbësore që Rektorati të rishikojë të gjitha themelet e kërkesës studentore, duke gjetur linjën e të menduarit logjik, duke I dhënë zgjedhjeve të Këshillit Studentor rëndësinë e duhur. Brezat e shpresës të cilët përbëjnë përfaqësuesit e shkencës, dijes, moralit dhe artit, duhet te jenë arkitektët dhe projektuesit e së nesërmes, nën siglën e kapitenit duke drejtuar anijen mbi oqeanin e së ardhmes. Çdo lëvizje përbën realizimin e disa mendimeve dhe planeve të caktuar dhe çdo mendim, në bashkëpunim me lëvizjet në atë kah, përbën një fillim dhe një proces të gjetjes së kornizës së vërtetë dhe qëllimit të tij, ndaj dhe sot më shumë se kurrë, universiteteve duhet t’iu kthehet Këshilli Studentor për të përfaqësuar ashtu siç duhet studentët dhe për të qenë më afër dhe vendosur në pah të gjithë problematikat që hasin dita-ditës ata në jetën e tyre studentore dhe proçesin edukativ arsimor. Duke u rikthyer në ditët e mia studentore, mund të them se rrezet e mendimit, jo vetëm që janë penguar të ndriçojnë mbi të gjithë sektorin studentor por edhe se vullneti ka qenë gjithashtu krejtësisht I paralizuar. Përfaqësimi I studentëve është përjashtuar nga mbarëvajtja e sistemit edukativ universitar, duke mos patur asnjë forcë në organet vendimmarrëse apo reformat arsimore që bëhen mbi kurrizin e tyre.
E ardhmja e një kombi varet në rininë e tij. Çdo popull që dëshiron të sigurojë të ardhmen e tij, duhet të harxhojë sa më shumë energji për të rritur brezin e tij. Kombi që lë pas dore rininë e tij, që I braktis ata, vë në rrezik identitetin dhe është subjekt I paqëndrueshmërisë politike dhe kulturore. Ndaj ndjehet e nevojshme që rinia studentore te marrë në dorë dhe të jetë vendimmarrëse në projektin e tyre për të ardhmen. Që një universitet të jetë një institucion dhe laborator I vërtetë edukimi duhet që studentët te kenë autoritet vendimmarrës për arsimimin e tyre të dinë sesi ta përdorin atë në mënyrë sa më efektive, me një moral të shëndoshë dhe me vlera humane të përhershme. Identiteti I tyre shoqëror duhet të ndërtohet në këto themele. Një universitet I mirë nuk është një ndërtesë ku është dhënë vetëm teori, por një institucion ose laborator kur vetë studentët kanë thurrur dhe përgatitur planin edukativ për jetën
Te bindur, te sigurtë, dhe të vendosur:
studentët duhet të gjenden sëbashku për qëllimin e vetëm në përfaqësimin studentor. Atë të cilën ne mund ta quajmë recetë për përfaqësimin tonë konsiston në disa pika të vecanata:
Në përqëndrimin e përpjekjeve për mbarëvajtjen në arsimim dhe edukim.
Në mendim dhe veprim.
Në shpenzimet e energjive në ndryshimin e fatit studentor të pafavorshëm të dekadës së fundit.
Këshilli Studentor duhet t’i bëjë ndjenjat dhe horizontet e mendimit si shtylla bazë e qeverisjes studentore për të bërë ndryshimin më të madh, duke vendosur të rinjtë në themele të fuqishme në çdo fushë arsimore, nga shkenca tek arti, nga mendimi tek morali,duke garantuar të ardhmen. Në këtë drejtim, përpjekjet dhe dinamizmi duhet të përbëjnë flamurin arsimor, ndërgjegja e besimit dhe së vërtetës duhet të jetë burimi I fuqisë sonë.
Arsimimi që u duhen dhënë të rinjve, duhet të jenë të asaj cilësie që t’u japin mendimit forcë, shpirtit qëndrueshmëri, shpresës dhe zellit dritë, në mënyrë që të përgatiten breza me vullnet të fortë e mendime të shëndosha, ndaj ata duhet të përfaqësohen…
Çdo përparim shfaqet në fillim si një projekt dhe ide, pastaj u bëhet e pranueshme shtresave shoqërore dhe, më pas, realizohet me zellin dhe përpjekjet e individëve të lidhur dorë për dorë e zemër për zemër. Në të kundërt, çdo hap përparimi që, në planin ideor, nuk “ka marrë vizë” prej edukimit dhe arsimimit ne parimin e shkencës ka pësuar fatkeqesi që ka nevojë të ringrihet, ndaj duhet që Këshilli Studentor të marrë rëndësinë e duhur nga të gjitha organet kompetente universitare ku këshilli të ketë të drejtën për të vendosur…
Duhet të përpiqemi, duke treguar ndërtimin dhe zbatimin e programit zgjedhor,që do të modelojë dhe formojë shoqërinë tonë duke e bërë atë pjesë të jetës, duke kthyer një faqe të historisë sonë ku gjithësecili nga ne mund të shkruajë në çdo faqe të saj, suksesin e përbashkët. Që të arrihet kjo gjithkush nga ne duhet të VEPROJË..
Nuk duhet të heshtim, të bëhemi memecë, por të flasim madje dhe të bërtasim, dikush do të na dëgjojë.
Shum I sakte,I qarte dhe godites I se shtremberes Lulzim Cuka.