Ato janë të famshme, të bukura dhe të pasura. Por yjet e Hollivudit, shpeshherë gënjejnë për të ruajtur imazhin e tyre. Dhe një gënjeshtër, sado e vogël të jetë, herët e vonë zbulohet. Lindsay Lohan mban vendin e parë në radhën e gënjeshtareve të famshme.
Për shkak të jetës së shfrenuar që bën, ajo është akuzuar nga media shpesh për dehje, sjellje të turpshme apo vjedhje.
Pak vite më parë, kur ishte dënuar me arrest shtëpie për drejtim automjeti në gjendje të dehur me pasojë aksidentin, Lindsay tha se nuk ka qenë në timon.
Në një rast tjetër, kur është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike (kokainë), aktorja ka thënë se nuk ishte e saj sasia që i është gjetur në xhepat e pantallonave.
Britney Spears me vite të tëra ka pohuar se ishte e virgjër dhe se mendonte se marrëdhëniet seksuale duheshin kryer vetëm pas martese, por i dashuri i saj në atë kohë Justin Timberlake, e ka hedhur poshtë këtë gjë.
“Ajo nuk është e virgjër, por vetëm gënjen”, pati thënë Timberlake. Më pas Britney pranoi se nuk është aq e pafajshme.
Paris Hilton shumë herë ka deklaruar se nuk përdor drogë, por gënjeshtra e saj doli në shesh pasi disa herë është arrestuar për posedim narkotikësh. Pas këtyre arrestimeve ajo e pranoi se “ndonjëherë” përdor drogë. “E di që shpesh kam thënë që nuk e përdori drogën, por kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ajo.