Të flasësh sot për Berishën nga pozicioni i qytetarit shqiptar, vëzhgues i heshtur dhe i ndershëm, është e vështirë: nuk gjen dot fjalë mjaftueshëm për të përshkruar zhgënjimin e madh nga ky burrë i vogël me ego të madhe që Shqipëria e risolli në pushtet pas gjëmës që ai i bëri Shqipërisë në ’97. Të flasësh për të, sidomos pas asaj që bëri në 21 janar 2011, është si të rrëmosh në kënetë: vetëm llum do gjesh. Ai provoi se nuk ka rëndësi sa ‘vrapon’ njeriu. S’mund të largohet nga vetja.
Denoncimi i nisur disa ditë më parë nga Taulant Balla për deklaratat e pasurisë së familjes Berisha, dikujt mund t’i jetë dukur fillimisht një ide e kotë. Berishës, me siguri, po. E tradhëtoi kapja gafil nga pyetja e një reporteri në një nga “bashkëbisedimet me gazetarë” të disa ditëve më parë. Nuk kishte përgatitur përgjigje bindëse, u përpoq të ikte me dy-tre nga ato fjalitë ku fut brenda copa presionesh, info përgjimesh, thashetheme ordinerësh, aludime për “grupe armiqësorë”; e dreqi e di çfarë tjetër në një mishmash diversioni që i është bërë tashmë e vetmja mënyrë e përballjes me kritikët.
Por meriton pak vëmendje ky moment. Përse Berisha nuk pati gati si zakonisht një përgjigje? Me shumë gjasa ka qenë i sigurtë që nuk do ta pyesnin kurrë drejtpërdrejt për këto denoncime. I ka injoruar edhe me besimin se (nën patronazhin e tij konstant dhe ekskluziv) synimi që askush të mos besojë më asgjë në këtë vend tashmë është arritur.
Ka shumë njerëz që thonë se Berisha është i çmendur. Por Berisha vetë, me siguri beson që kritikët e tij janë të çmendur. Dhe të çmendurit janë idealë: Flasin, por askush nuk i dëgjon. Në të vërtetë, as Berisha nuk është i çmendur – siç mendojnë shumë tashmë; as kritikët e tij nuk janë të çmendur – siç mendon Berisha. Berisha është një burrë i vogël me ego të madhe, që në këtë fazë të fundit të historisë së tij, pandeh – (si edhe të tjerë të këtij soji politik) – se është imunizuar nga akuzat dhe nga ndëshkimi për shkak të besimit se e ka frikësuar apo apatizuar mjaftueshëm shoqërinë shqiptare.
Por në rastin konkret, denoncimet për fitimet vjetore të fëmijëve të Berishës kanë befasuar jo pak njerëz. Ajo që u nis si një fushatë e zakonshme denoncimesh, ka rezultuar se ka prekur jo vetëm nervat e të përmendurve në denoncim, por ka riprekur edhe nervin e reagimit qytetar. Për një vend si Shqipëria, ku dihet sa është paga mesatare dhe ku varfëria është në rritje për shkak të krizës, përfitime të tilla nuk mund të mos jenë sensacionale. Të gjitha shifrat bashkë prodhojnë një shumë të jashtëzakonshme (1 miliard e 34 milionë, ose 3 milionë lekë përfitime në ditë). Por edhe të marra veç e veç, janë vërtet mbresëlënëse. Mjaft të shihen deklarimet e vajzës për të ardhurat nga universitetet.
Eshtë ironike që forca e këtyre denoncimeve të deputetit Balla është pikërisht te ajo që duket si dobësia e tyre: janë shifra të deklaruara nga vetë fëmijët e Berishës. Më e pakta (por më e dukshmja) është se nuk mbrohesh dot si në rastet e tjera “të tërthorta”, në të cilat, për një arsye a një tjetër, mbetet ndonjë copë e mozaikut bosh, ku mund të ngulen me ohe dhe ahe “përgjigje” me armiq që duan të na njollosin partinë dhe udhëheqësin.
Të flasësh sot për Berishën nga pozicioni i qytetarit shqiptar, vëzhgues i heshtur dhe i ndershëm, është e vështirë: nuk gjen dot fjalë mjaftueshëm për të përshkruar zhgënjimin e madh nga ky njeri që Shqipëria e risolli në pushtet pas gjëmës që ai i bëri Shqipërisë në ’97. Të flasësh për të, sidomos pas 21 janarit 2011, është si të rrëmosh në kënetë: vetëm llum do gjesh. Ai provoi këto 8 vjet se nuk ka rëndësi sa ‘vrapon’ njeriu; s’mund të largohet nga vetja.
Kurse të flasësh për të si opozitar politik përballë tij është një temë e rëndësishme që kërkon shumë më tepër analizë se këto pak rreshta që shoqërojnë sot në gazetën DITA një raportim të ri mbi abuzimin me pushtetin. Mero Baze ka shkruar rreth kësaj një editorial disa ditë më parë pas dënimit të deputetit Sajmir Tahiri nga gjykata. Po e risjell më poshtë një nga paragrafët, pa koment:
“Në opozitë duket sikur janë “emëruar” disa deputetë që të jenë radikalë dhe kritikë dhe të tjerët sehirxhinj në betejën kundër pushtetit dhe Familjes. Duke mos qenë një ekip, duke mos qenë një zë, dhe duke mos rimarrë të gjithë me radhë të njëjtën akuzë që ngre një koleg i tyre, opozitarët zyrtarë në fakt po krijojnë një precedent të rrezikshëm në debatin politik në Shqipëri. Nëse 50 deputetë të opozitës do të dilnin të gjithë në një zë njëri pas tjetrit t’i kërkonin Berishës kush i ka transferuar 1.3 miliard dollarët jashtë, ku i ka gjetur Argita dhe Shkëlzeni aq shumë të ardhura zyrtare, pa llogaritur ato nën dorë, nëse do t’i përmendnin orë e minutë gjyqtarëve dhe Sali Berishës se një ditë do të ndëshkoheshin për këtë që po bëjnë, nëse do të injoronin gjuhën kërcënuese të Berishës dhe t’ia kthenin atij me të njëjtën monedhë, jo Gjin Gjoni, por as sekretarja e gjykatës nuk do guxonte të protokollonte kërkesë padi kundër deputetëve të opozitës për fjalën e lirë. Duhet të prodhojmë një klimë që gjinëve dhe gjonëve, që lirojnë trafikantë droge dhe kërkojnë të rregullojnë biografinë duke dënuar deputetë dhe gazetarë kritikë, të mos u shkojë kurrë mendja të firmosin vendime të tilla…”
Familjaret e Saliut jane bere edhe si puna e strucit qe kerkojne ti mbulojne koken muhabetit,por u kane zbuluar bythen gjithe shqiptareve edhe atyre simpatizante te mbretit..