Është masa 44 e megjithatë modelja Xheni Rank është ikona e rrobave të banjës e fushatës së “H&M”. Brunia 178 cm e gjatë u punësua për të pozuar me rrobat e numrave të mëdhenj dhe vërtet që pati sukses sepse nuk kishte asnjë lidhje me modelet që shfaqen gjithnjë në reklama.
Koleksioni i veshjeve u prezantua thjesht si “rrobat e banjës të reja për këtë sezon”. E vetmja gjë ndryshe ishte një shenjë e vogël + në anë të logos së firmës së veshjeve.
Xheni ka filluar të modelojë që në vitin 2011 kohë në të cilën shtoi 10 kg në peshë pas këshillës që i dha një person ndërsas e vuri re tek punonte në dyqanin e saj të kafshëve kur ishte adoleshente. Tani ajo po e përdor këtë famë për të rritur vetëbesimin e femrave tek trupi i tyre.
Për BBC-në ajo u shpreh: M’u dha mundësia që të bija në peshë dhe të mundohesha të mbaja një masë 36 apo 38, ose të shtoja pak në peshë dhe të shkoja masa 40-42 dhe të filloja punë si modele e numrave të mëdhenj. E dija që trupi im nuk ishte për masën 36, kështu që zgjodha numrat e mëdhenj. Njerëzit gjithnjë mendojnë se “+” do të thotë dhjamë, e cila automatikisht shoqërohet me shëmti. Kjo është tërësisht absurde”.
Dhe 24-vjeçarja nga Misuri ka arritur të provojë se nuk duhet të jesh e dobët për të qenë e bukur. Ajo ka marrë tashmë shumë letra falenderimi nga fanse të kompanisë, të cilat kanë rrëfyer se për herë të parë në shumë vjet ato po ndihen mirë me rrobat e banjës, pavarësisht peshës.