Gjatë konferencës “Albania Social Bussines Day”, që u mbajt sot në hotel “Sheraton”, kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria është shkëputur me shpejtësi nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 2005. Kreu i ekzekutivit nuk la t’i kalonte rasti për të bërë krahasime shifrash.
“Në Shqipëri, 20 vjet më parë, ne ishim vendi i 3-t më i varfër i planetit, për të ardhurat për frymë. Por Shqipëria me shpejtësi u shkëput nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, më pas me të ardhura të mesme dhe u fut në grupin me të ardhura të mesme të larta. Shqipëria kishte një varfëri ekstreme prej 8.4 % në 2005, kjo zbriti në 1.2 % në vitin 2008”, tha Berisha. Duke u ndalur në barazinë ekonomikë mes burrave dhe grave, Berisha tha se “Qeveria ime ka bërë përpjekje shumë serioze në zbutjen e pabarazisë së madhe financiare që ekzistonte, në rrogat e burra dhe grave në këtë vend. Në vitin 2005 ky realitet ishte 36%, qeveria e ka ulur në 7.7%, në mesataren e BE-së, madje ka dhe vende që e kanë më të madhe se kaq”.
Më tej, kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria renditet e katërta në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët. “Pak javë më parë, një grup ndërkombëtar shumë prestigjioz më sollën një studim, ku shihej kthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët. Kthimi i pasurive në mirëqenie. Ky grup analizonte rreth 96 tregues në njërin indeks dhe 51 tregues në indeksin tjetër. Pra ishte një nga studimet më gjithëpërfshirës. Këtu gjendet se Shqipëria renditej e 4-ta për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët. Qeveritë asgjë nuk kanë më të vështirë sesa shpërndarjen e të ardhurave, sesa parandalimin e thellimit të kanionit që ekziston mes atyre që pasurohen me shpejtësi dhe atyre që varfërohen. Në Shqipëri, ky grup gjen se, renditet e 4-ta me Zvicrën, Brazilin dhe Kongon, për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët”, tha Berisha.
Ne jemi te paret ne bote qe mbajme akoma nje te cmendur si ty ne pushtet
çojeni ne sptal me vrap se ka shkallu pajs zotin me e kthy listen per se mrapthi
kush ja thote mor aman se na luajti kapaku i kokes.vetem nje popull si ne pa shtylle kurrizore e meriton kete kryeminister.
o kryeminister idiot qe s’sheh pertej fluskes tende ku jeton çdo dite!!! Idiot!!!