“Dhe të të falin kamjen e jetës, Mos thuaj kurrë veç të vërtetës” – Naim FRASHËRI
I nderuar Adrian Thano, kryeredaktor i gazetës “DITA”
Po të dërgoj ca rreshta sqarimi për letrën e kino-regjizorit Mark Topollaj, botuar në gazetën “Dita”, me titull: ”Lëvizja Demokratike dhe e vërteta e Shkollës së Bashkuar”, sepse si komandant i kësaj shkolle kam detyrimin moral të tregoj pikërisht për atë situatë të rëndë, e mirëkurdisur nga jashtë saj, si një kurth i madh, e që mund të agravonte në pasoja fatale. Për mua ato ngjarje janë një plagë e madhe, e dhimbshme. Dhe mendoja se kjo plagë kishte vënë dregëz e po shërohej. Po nuk qe e thënë. Papritur e pakujtuar, autori merr penën dhe, siç i themi nga vendlindja, më “xungurrisi”në plagë, ndaj detyrohem të shkruaj për të ndriçuar sadopak ato ngjarje, për të larguar disi baltën që lëshon mbi ne.
Nuk marr përsipër të analizoj gjithçka që shkruhet, se për to nuk do mjaftonin as të gjitha faqet e gazetës, por vetëm çfarë u tha e u bë në takimin në shkollë vetëm me autorin, dhe znj.Merita Shkupi, si përfaqësues të Partisë Demokratike, se të tjerët me pardesy të bardha, porositur e nisur nga rruga e Kavajës, ”të shkojnë në Shkollë, tek ngjarja e kobshme, se po përgatitej lufta civile(?!) të frenojnë popullin që i ka mbyllur në shkollë 2000 studentë”,- siç pohon z.Mark Topollai, – s’po dukeshin(?!).
S’kam patur dëshirë të shkruaj për ato ngjarje të mbi 20 vjetëve. Arsyeja është e thjeshtë: qe situatë tejet tronditëse e mjaf komplekse, ku u rrethua e u izoliua për 7 ditë shkolla nga turma njerëzish, midis tyre dhe të armatosur, që komandoheshin fshehtas, e askush s’u dilte për zot. Ajo përbënte një prag përplasjeje të rrezikshme të pashpallur, apo ndoshta prag lufte civile, siç pohon autori, që mbase e di më mirë, se qe në brendësi të saj e që ende “shitet” si “Lëvizje Demokratike(?!). Dhe kjo lloj “lufte” bëhej në vendin tonë, në shtëpinë tonë, nga njerëzit tanë! Në këto 23 vite për këto ngjarje është shkruar goxha, ka pak të vërteta e më shumë të pavërteta, gënjeshtra e deri marrëzi. U shkruajt fillimisht me bujë për të famshmin “Puç ushtarak”(!) dhe si imagjinar, përfundoi si flluskë sapuni. Tani autori i sipërcituar shkruan për “Luftë civile(?!), ngjarje të kobshme (?!)… e vjellje zjarri të armëve mbi pallate(?!). Nesër a pasnesër nuk e di ç’do të stiset! Ka protagonistë të atyre ngjarjeve, të “zotë” të gojës e të penës, për të mashtruar, që i paraqesin ato siç ua do ideja e mideja, hiqen si analistë klasi, me petk madhështie. Autori pretendon se thotë “të vërtetën e pathënë kurrë” (?!), e, në fakt, bën të kundërtën: stis e shkruan plot fantazi për gjithçaka. A thua që në me pak se gjysëm ore takim, ai zotëroi zotëronte gjithë arsenalin e së vërtetës mbi gjendjen dhe moralin e shkollës! Dhe pa iu dridhur dora e qerpiku, sikur të ish tok me ne, a pas derës, shkruan se paskemi dhënë urdhër: “ çdo njeri që futet brenda duhet vrarë(?!) etj, ç’ka nuk na ka shkuar kurrë në mendje e jo më të vepronim, duke injoruar e fyer kështu haptas, jo vetëm komandën, po gjithë kuadrot, pedagogët e mijëra studetë të shkëlqyer të shkollës. Të tregosh të vërtetën, me mendje të kthjellët, me të mirat e të këqijat e asaj situate reale, është dinjitoze. Të fantazosh, si të jesh në fushën e filmit, është krejt tjetër.
Pse them se autori nuk tregon të vërtetën, por trillon, aludon e fantazon:
Po të kishte “vjellje zjarri të armëve mbi pallate”, do të kishim viktima të shumta, gjë që nuk ndodhi. Dhe komanda, gjithë kuadrot, pedagogët e shkollës ndaj ishim në këmbë: për rregull, disiplinë, durim, gjakftohtësi, logjikë të shëndoshë, se armët i kishim për destinacion tjetër e jo për të qëlluar mbi popullin, prindërit, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë. Ja pse ajo situatë u mbyll paqësisht, pa asnjë gjakderdhje. Nëse qe “luftë civile”, siç pohon autori i shkrimit, se kush e inskenoi “realitetin e kobshëm, që do të vinte si kompleks alegoriko-tragjik”, nuk e thotë më shkoqur, (në se e di), veçse “tjerr” e “shet” pa doganë fjalë dhe vetëm fjalë e ndodhi të stisura.
Qysh në krye të “misonit” të tij na thotë: ”Kureshtja më bëri të ndal te porta e Shkollës së Bashkuar… dikush më thirri më emër. Ai më hapi portën”. Duhet të jesh naiv në shkallën sipërore t’a pranosh këtë. Shkolla ushtarake, nuk qe han, ku hyn e del kushdo! Situata nuk qe as e qetë, por e jashtëzakonshme. Si e tillë, rregulli e disiplina ushtarake zbatohej me përpikmëri. JO zotëri, porta u hap kur dhashë urdhër unë, pasi oficeri i rojes, i shoqëruar nga shoferi i komandës, Izmet Islami, (“dikushi” yt, që të njihte, se kishit punuar bashkë) më raportuan kërkesën tuaj për takim me komandën, ndaj Ismetit i thashë t’u shoqëronte për në zyrë. Dhe kështu ndodhi.
Për saktësi, si ndaj lexuesit dhe autorit, po jap një pjesë nga ditari i atyre ditëve:
“Dita e tretë, E Enjte 24 shkurt: Vazhdojmë të jemi të bllokuar brenda në shkollë. Situata rreth saj sa vjen e rëndohet nga veprimet e turmave që qëllojnë me sende të forta (gurë, tulla, copa hekuri, xhama, etj). Në mesditë, nga postblloku njoftohemi se kanë ardhur dy përfaqësues të PD, kërkojnë takim me komandën, me Ksenon (komisari) e Aleksin (zëvëndësi im). Shprehëm shpresë se mbase do të kontribuojnë të largojnë turmat jashtë mureve të shkollës. I pranuam në takim. U prezantuan: Mark Topollaj, regjisor në Kinostudio (e njihte Izmeti) dhe Merita Shkupi. I pritëm në zyrë bashkë me Ksenon, Aleksin dhe Agron Berdaj. Prezantova shokët, e u thashë: Siç e shihni vetë, keni dërguar turma njerëzish e kanë rrethuar shkollën, dhe po e dhunojnë me mjete, sharje, ofendime deri dhe me armë. Çfarë kërkoni konkretisht nga shkolla? Bëni mirë, që të merrni takim e të tërhiqni turmat nga rrethimi që i keni bërë shkollës e të shikojnë punët e tyre; Lëreni shkollën të vazhdojë proçesin mësimor që e ka misionin e saj kryesor. Kushdo që do të tentojë të dhunojë shkollën fizikisht, apo me armë do ta paguajë shtrenjtë“. Sigurisht, fola me ton të ashpër, por kjo qe rrjedhojë e situatës: tre ditë e tre netë nën trysninë e turmave dhe nuk dinim se çfarë do bëhej më tej. Marku thotë: Shoku komandant, këto turma nuk janë tanët, s’i komandojmë ne! Ismeti, mik i tij, ia priti: “Po është që s’i keni dërguar Ju, do t’i ketë dërguar Sllobodani ,pra hajde të bëhemi bashkë e t’i largojmë këtej dhe kështu shpëtojmë të dy palët”. Për të mos u keqkuptuar ironia e Izmetit e urdhërova të dilte nga takimi. Vazhduam bisedën si të zgjidhim situatën. Na pyetën për studentët, për gjendjen e furnizimit, etj. Dukej açik që kishin dijeni për gjithçka, ndaj bënin këto pyetje. U shpjeguam situatën: kishin prerë linjën e ujit, të dritave, ndaluan e penguan makinën e furnizimit me bukë, etj. Megjithë këto, u thamë, jemi ende në gjendje që ta përballojmë këtë situatë. Në bisedë e sipër u dëgjuan disa të shtëna armësh nga truproja dhe postëblloku. Ç’kishte ndodhur: Një grumbull njerëzish, kryesish të rinj, jashtë murit, në pjesën veri-lindore të shkollës, me një shtyllë betoni goditën murin rrethues dhe e rrëzuan gati 2-3 metra. Bashkë me murin, dhe një pjesë të shtyllës që ra brenda, më shumë nga inercia, se sa nga trimëria, u rrëzuan edhe 5-6 vetë nga brenda murit. Disa të tjerë u turrën brenda. Truproja që vëzhgonte këtë situatë, hapi një zjarr paralajmërues në ajër. Dolëm të gjithë nga zyra dhe shkuam tek vendi i ngjarjes. Disa nga djemtë, të trembur nga breshëritë e armëve, ishin shtrirë barkas. Qenë bërë si mosmëkeq nga tymi e pluhuri i murit të rrëzuar. Kur na panë ne, u ngritën, shkundën pluhurin e dolën jashtë murit. Marku aty më tha: – Shoku komandant, turmat janë të irrituara sepse kanë marrë vesh që ju do merrni shtatoren e Enverit nga shkolla dhe do ta vendosni në sheshin “Skënderbej”!
Thashethemet po ndotnin kudo ambientin. Gjithandej komandonin ato, dhe jo arsyeja e llogjika e shëndoshë. Të dy me Ksenon, iu përgjigjëm: “Ç’janë këto thashetheme që përhapen, o Mark, si i besoni, mos vallë kërkohet që të derdhet gjak shqiptari! Ne jemi ushtarakë, s’jemi anarshistë e aventurierë, veprojmë vetëm me urdhëra e me direktiva me shkrim. Nuk kemi kompetenca e detyrë të ngrejmë apo të heqim buste. Ama, çdo objekt që është brenda territorrit të shkollës, nuk mund të preket, do të mbrohet me vendosmëri, si objekt ushtarak”.
– Këto do t’ja trasmetoj qendrës,– tha Marku.
Sapo u ndamë me Markun dhe Meritën, nga rruga jashtë shkollës dëgjuam thirrjet: Te shkolla! Te shkolla “Bajram Curri” në takim me Gramoz Pashkon dhe Azem Hajdarin!”
Turmat bënë poshtë nga Bregu i Lumit. Ne u kthyem në punët tona.
Para komandës, autori paska parë fytyra studentësh të trishtuara e të frikësuara, që flisnin me vete(?!). Bile njëri prej tyre, (si një fëmijë) i qenka drejtuar “o xhaxhi, na ndihmo, na shpëto!. Të vësh në gojën e studentëve të tilla shprehje, është qesharake. Nuk përdorej kurrë thirrja “ o xhaxhi”, “o xhaxho”, “o çeço”. Komunikohej sipas rregullores: shoku komandant, pedagog, kursant, shef, ushtar, etj; dhe me civilët: shoku qytetar, ose shoku filan. Edhe për opinionin se “…stundentët ishin të tronditur dhe të ishin afruar me lot sy”, kush i ka lexuar nga sudentët këto, është pataksur. Ata studentë nuk ishin frikacakë. Ishin nga kontigjenti më i zgjedhur e më i spikatur i djalërisë shqiptare, të testuar për karakterin e virtytet që i duheshin ushtarakut. E vërteta është se ata ato ditë të nxehta nuk u frikësuan, por u zemëruan. Ishin të gatshëm që, siç thotë populli “Të merrin gjak në vetull”, po ta donte nevoja e mbrojtjes e jetës së efektivit të saj dhe më tej, ajo e mbrojtjes së Atdheut. Po tek e fundit, situatë e frikshme ishte, e jo hareje e për buzëqeshje! Nuk e vë dorën në zjarr se ndonjë student mund të ketë patur frikë, dhe kishte arsye. Po besoj se kishte frikë, jo shokët e tij të shkollës, po nga ata jashtë, prej marrëzisë së tyre. Dhe nëse autori ishe tamam demokrat le ta qetësonte, si birin e tij, si vëllai më i madh, si shqiptar!
Shkruan: “…komisari mbante kokën ulur. Pranë i rrinte Bujar Nishani, presidenti aktual i Shqipërisë. Ju drejtova komandantit të shkollës: Zoti komandant , pse keni qëlluar mbi popullin e pafajshëm?”. JO zotëri! Bujari ishte komandant kompanie, bënte stazhin e kandidatit për t’u bërë komunist dhe nuk ka qenë i ftuar në këtë mbledhje. Mbase ke alergji a simpati për të, është mendimi yt, por kjo është e verteta! Autori, gjithë autoritet e tërsëllimë, më paska kërkuar llogari dhe unë, me sytë e mbushur me lot, gjithë frikë e ndrojë (sa nuk thotë binim erë në pantallona) paskam thënë “Jam ushtarak, jam i detyruar të zbatoj rregulloren”(?!), dhe i qenkam qarravitur e i kam kërkuar ndihmë (?!). S’mendoja se autori do të katandisej që për të vërtetën, të shkruajë fantazira. Kisha tjetër konsideratë. Jam zhgënjyer. Ai nuk ish Mesia i dërguar nga Perëndia që unë me lot në sy, t’i lutesha të më bënte derman. Nuk kisha as arsye të dridhesha, të qaja e të ulja kokën para tij! Erdhën me “shqetësimin” të takojnë komandën, po jo pa arsye e pa tagër, të na kërkojnë llogari, apo t’u raportonim! Thjesht biseduam për situatën. Një kino-regjizori serioz të tilla trillime nuk i shkojnë për shtat, jo thjesht se shkruan për mua, por se nuk janë të vërteta. Habitem me kurajon e tij për t’i ndarë njerëzit si me thikë: NE, “demokratët” (sikur e kanë të shkruar në ballë), dhe JU, ”jo demokratët”. Spekulohet me termat ”popull” e “demokrat”! Në asnjë vend të botës demokratike nuk bën vaki ajo që ndodhi tek ne. Nuk bie fare erë demokraci ajo ngjarje që për 7 ditë e net mbahet e rrethuar dhe e izoluar vatra ku mësojnë studentë, bij nënash, që siç u shpreh denjësisht Merita: ”… janë vëllezërit e fëmijët tanë”. Dhe pakurrfarë arsye, të lihen pa bukë, pa ujë, pa drita, t’i kanosësh, shash, ofendosh, qëllosh me gjithfarë mjetesh! Si të rinj, këto dhunime fizike e verbale i prekën, i revoltuan. Një akt reagimi kushtonte shtrenjtë, se në duar kishin automatikë, dhe jo lule e pekule! Çdo njeri i shëndoshë mendërisht, e kupton sa e vështirë është që të mbash në rregull e disiplinë të hekurt 2000 studentë të armatosur, të rrethuar e mërzitur, që kërkonin urdhër për të çarë rrethimin.
Improvizon bukur skenat: “Komandant Arseniu ktheu kokën nga taraca përkarshi, më thotë: I shikon ata mitraloza, nuk i komandojmë ne, janë të Gardës së Republikës”. Çudi!!!! Nga zyra nuk shikohet asnjë taracë, sepse para dritares ka pemë të larta. Është absurde që unë t’i “raportoja” për mitralozët e Gardës. Shkolla kish mitralozat e vet, sa për disa garda! Garnizonin ushtarak e mbronin vetë shkollat. Garda e Republikës, sikurse e di kushdo, nuk kishte asnjë lidhje dhe asnjë detyrë në Shkollën e Bashkuar, pra nuk ka qenë në shkollë asnjë ditë.
Nuk më takon mua të them nëse kam qenë trim a frikacak, sentimental apo i ashpër. Dhe nuk pres lavdërime e dekorata. Më njohin ata me të cilët kam punuar e jetuar. Edhe po të isha i tillë, në krah kisha profesionistë sa trima dhe të mençur. E vërteta është që shkolla përballoi me sukses atë situatë dramatike, falë përkushtimit të të gjithëve, pa përjashtim. Përballoi vështirësitë e mëdha, mbrojti me dinjitet jetën e njerëzve, territorin e dislokimit të vet, nuk shkaktoi asnjë gjakderdhje. Dhe këtu kam edhe unë pjesën e kontributit tim.
Me zë të mekur, qenkamqarë se: ”më kanë marrë gruan dhe familjen, nuk di a janë gjallë a vdekur(?!)”, ka marrë telefonin e zyrës, komunikoi me zyrën e PD-së (shteti ynë ?!), me Arben Imamin që qetësoi autorin dhe ky mua: “familja është shëndoshë e mirë, por dikush i ka vënë zjarrin tek dera, por pa dëme… dhe linja telefonike u pre”. E vërteta “flet” ndryshe: Një ditë para takimit, në mesditë, kur s’kishte njeri në shtëpi (gruaja -në punë, 3 djemtë- studentë,) dy të rinj (s’di a ishin demokratë, apo jo!) me bidona benzine e shkrepse, i vënë flakën derës(?!) (komenti këtu është i tepërt), ku veç asaj u dogjën edhe disa paisje në korridor. Fatmirësisht, djali i madh u kthye më herët nga shkolla, pa derën në tym e flakë, e i ndihmuar dhe nga komshinjtë, i shoi. Telefoni s’punonte, se telat ishin prerë. KAQ. As gruan dhe as fëmijët, nuk i mori kush! Në takim as që kam zënë në gojë fare as familjen, as telefonin, dhe as ka biseduar në telefon nga zyra ime. Dhe s’kisha pse t’i ankohesha, sepse e dija fare mirë që autori nuk kishte gjë në dorë;
E fundit: Marku s’u duk më në shkollë.(?!) Ndërsa Merita po! Me guximin për t’u admiruar erdhi edhe pas dy ditësh, të dielën, e u interesua, në po atë situatë të turbullt. U trondit e u ndje keq sepse ishte prezente kur u plagos në këmbë, oficeri Bashkim Lika. Ruaj konsideratë për të, si nënë, motër e grua dinjitoze, vërtetë e preokupuar për jetën e gjithkujt në ato momente me rrezik. Nuk më intereson fare tesera apo ku e hedh votën. Për mua, në vetvete ajo mbarti dhe shfaqi në dy takimet e shkurtra, vlerën e çmuar të gruas shqiptare.
Secili është në të drejtën e tij të shkruajë ç’mendon, por deri në kufirin sa të mos shkelë, cenojë a përçmojë dinjitetin dhe personalitetin e tjetrit, apo të të tjerëve, për të vërtetën.
ARSENI STROKA
Ish Komandant i Shkollës së Bashkuar
Tiranë, 5/5/2014
Sqarimi juaj per ngjarjen e sa i sakte dhe i vertet por njerzit symbyllur shqiptare akoma nuk besojne se kjo ngjarje dhe shume te tjera si ajo e 2 prillit Shkoder ishin vepra te spiunit Serb Sali Berisha.Ky eshte personi qe ka ndemtuar me shume se kushdo kombin shqiptare,prandaj i beje thirje te gjithe njerezve te ndershem shqiptare te mendojne si mund ta largojme nga politika dhe ti kaloje ligjit ky spiuno kriminel
Me ç’të drejtë ti , Arseni Stroka, zhvillon bisedime për hallet e repartit tënd me dy rrugaçë të ardhur nga rruga ?! Ç’ishte për ty PD, ç’autorizim nga PD të paraqiti ky çift , a të lejohej ty të qaje hallet e repartit ushtarak me njerëz të Rrugës ?! Apo se i njihte Ismeti?!
I bëre palë atëhere, tashti prit e dëgjo dëngëlat e tyre !
Kjo që ke bërë ti ishte rezultat i fajeve fatale që bëri PPSH ndaj ushtrisë. Po të kishe vrarë ti, nja 2-3 rrugaçë do kishe shpëtuar Shqipërinë : S’do kishte ’97, s’do kishte ’98 , s’do qenë hapur depot e ushtrisë me urdhër të rrugaçëve Sali Berisha, Shaban Memia etj.
Do kishe shpëtuar dhjetëra- mijëra jetë shqipëtaresh , Arseni!
Arseni Stroka, ka qene komandanti im ne shkollen e Zall-Herrit.
Nje burre i drejte, i ndershem, i afte si ushtarak, me personalitet te forte. Ai gezonte respektin dhe admirimin e te gjithe kursanteve. Ndersa shume oficere te paafte, ja kishin friken dhe i fshiheshin, si delnin dot perpara. Ne shume stervitje, (qe ishin dhe shume te lodheshme) komandant Arseniu nuk i hipte makines, por marshonte ne krye te shkolles.
Une i besoj plotesisht, ne ato qe thote.
Respekte per komandant Arseniun
Nga nje ish kursant i shkolles se Zall-Herrit, ne vitet 75-76
Lame.B
Ju lumte pena komandant.
Kjo eshte e verteta, dhe jo blegerimat e Topalleve dhe zvarranikeve te tjere.
E kam shkruar edhe ne nje koment tjeter me pare, qe ne ia falem femijerine dhe rinine atij vendi (ndoshta nuk ishte vendimi yne ky, por i prinderve tane), dhe nuk na dridhej qerpiku per egersirat qe ulerinin jashte mureve.
Eshte turp te trillosh dhe ti vesh ne gojen e nje ushtaraku lutjet qe fantazon Topollaj. Edhe sikur te kishim frike, askush nuk do te largohej nga shoket e armeve, ishim te vegjel kur vume kapelen, dhe u rritem me njeri-tjetrin si vellezer, pa pare ndarje krahinore apo fetare (ne ate kohe nuk lejohej feja).
Ata qe na shanin mund edhe te kishin te drejte, ndokush qe persekutuar nga regjimi, por verberia e urrejtjes nuk i linte te mendonin qe ne nuk ishim regjimi, ne ishim nje pjese e popullit qe sterviteshim ti mbronim nga armiqte, dhe jo qe ti shtypnim ata.
Ata qe perfitonin nga ai sistem nuk zgjoheshin nga borite ne mes te nates dhe te ishin gati. Ata e jetonin jeten e tyre ne mes te Tiranes, dhe jo ku te emeroheshin si ne.
Ne jetonim per nderin dhe sherbimin ndaj atdheut, por Topallet me kuajt e Trojes, nuk i kuptojne keto gjera. Keto gjera jane shume te “sofisktikuara” per ata. Ata mund te kuptojne ndonje gje tjeter, si fjala vjen te genjejne, vjedhin, perbaltin, shajne dhe gjera te tjera te kesaj kategorie.
Respekte te gjithe bashkemoshatareve te mi qe u rrethuan nga falangat e Sllobodaneve te udhehequr nga Kali i Trojes (lexo: gomari i Vucidolit).
Respekte edhe per ju drejtuesit tane, qe s´na late te gabojme ne lule te rinise, gabim qe do te na ngelte ne ndergjegje gjithe jeten.
Lexova titullin e gazetes “DITA” dhe kurioziteti me shtyu me tej per vazhduar leximin e artikullit te komandant Arseniut. Ajo qe nuk kuptoj eshte se zoterinj te tille si ky Mark Topalli qe nis e flet per Shkollen e Bashkuar, kerkon te zbuloje te verteten e ngjarjeve apo te tregoje rolin e tij ne luften per demokraci.
Une jam nje ish-beks i viteve ’84-’88 dhe kembesor i ’88-’92 dhe keto ngjarje i kam te perjetuara si shume shoke te mi se bashku me te gjithe stafin komandues e pedagoge te kesaj shkolle. Sa per gjakderdhjen dhe rolin e ketij komandanti ne keto situata kujtoj dhe une nje episod te asaj kohe. ( data nuk me kujtohet por kjo nuk ndryshon gje nga fakti, duhet te kete qene pranvera e ’91 ).
Batalioni jone ishte i gatshem ate dite pasi shkolla ishte ne gadishmeri dhe pajimet tona ishin vendosur ne shesh ne sistem rreshtimi se bashku me IFAT (ne mos gaboj ishin rreth 15-16 te tilla). Kishim mbaruar mesimin dhe po prisnim borien per te ngrene dreke, kur papritur u degjua boria e alarmit dhe per jo me shume se 5 minuta ishim ne IFA me pajimet ne trup ( e quaj te domosdoshme te kujtoj se ne pajimet tona perfshihej edhe 1komplet e gjysem municion luftarak). Ishim te paqarte mbi arsyen e alarmit, por me sa me kujtohet behej fjale se turmat kishin rrethuar parlamentin. Kur IFAT filluan levizjen per te dale nga shkolla verenim shikimet e studenteve te tjere ne shesh dhe te personelit qe po na ndiqnin me sy te cuditur e gati te perlotur. Ajo c’ka kujtoj nga vetja ne ato momente ishte pyetja qe me vinte ne koke “Do kalonim ne rruge ku turmat qellonin me c’te kishin…c’fare do ndodhte me mua apo dhe me shoket e tjere sikur nje gur i hedhur nga rruga te gjakoste nje nga shoket tane, kur ne mes te kembeve kisha nje automatik dhe kreherin me fishek te futur ne te”. “Valle sa do kontrollohej situata sikur nje nga ne te plagosej ?”. Sidoqofte te porta e jashtme e shkolles kolona me IFAT ndaloi dhe na u dha urdher te shkonim ne mense per te ngrene buke dhe pas buke te vinim te makinat. Degjuam se kishte dale komandant Arseniu para makinave per ti ndaluar pasi urdheri nga lart ishte dhene me telefon dhe jo me shkrim. (Gje qe me sa morrem vesh kishte kembngulur te vinte me shkrim pasi situata perjashta mund te degradonte ne gjakderdhje). Pas buke pritem dhe ca te mbledhur te makinat dhe me pas u kthyem perseri ne shesh ku vendosem pajimet sipas rregullit.
Ajo qe doja te tregoja me kete histori eshte, se ky komandant (qe me sa degjova me vone kur ne dolem ne pune, ishte proceduar si i perfshire ne grusht shteti apo nxites i gjakderdhjes) ishte nga ata qe e ka shpetuar Tiranen nga gjakderdhja. Po te kisha mundesi do ja thoja ne sy ketij Mark Topallit se ne momentin kur isha ne IFA (rasti i mesiperm) duke dale nga shkolla, sikur edhe nje gervishtje sa nje e prere brisku te shikoja ne fytyren e nje shoku, automatiku im do fillonte te “kendonte” dhe kjo jo per parlamentin por per ate qe e kisha vella dhe kishim kaluar bashke 8 vitet me te bukura te jetes se njeriut.
Eshte e sarkaike dhe poshteruese qe nje kino-rregjisor “trim” te flase keshtu per nje oficer “frikacak” te vjeter karriere, djal nga fshatrat e laberise. Skene qe i pershtatet zanatit te filmaxhiut multiplikativ “hijenat i ulin koken luanit”. Dhe tjetra;…do kisha turp nga vetja sikur te besoj se ka patur ne rradhet tona studente qe i paskan dale para zotit Mark dhe me lot ne sy i paskan thene “o xhaxhi na ndihmo, ose na shpeto”,..pastaj c’fare beri ky “xhaxhi” me kete “kalamanin” ? e mori per dore dhe e mbajti ne perher…(fjalet e zogut, djali i degjoi,..qau, e puthi pastaj e leshoi)
Mund te besoj te fjala e Z Mark n.q.s. e ka pare komandant Arseniun paksa te trembur,..por kjo per faktin se c’do na benin ne po te kaperceheshin murret nga jashte,..por per te vraret qe do mbeteshin mbi murre dhe per ate qe do ndodhte po te kapercenim ne murret per te dale jashte.
Dhe e fundit,.jo per kete rast (te zotit rregjisor), por per c’do rast…edhe sot qe jemi te shperndare kudo, me hallet e jetes mbi shpine,..ca ne jeten civile dhe ata ne uniforme dy gjera na kane hyre ne gjak dhe do mbeten me ne deri sa te kemi fryme, atdheu dhe shoket.
Kembesor 88- 92-it trim dhe patriot me perlot fjala e juaj per binomin SHOKU -ATEDHEU kjo eshte deviza qe ndez moralin e ushtarakut te vertete dhe ze pozicionin e zjarrit i ve gjoksin rrezikut dhe pret urdherin e eprorit.Ashtu eshte dhe kjo e vertete deshmitare eshte e pa vdekshme.Te emocionon gadishmeria e sotme e jotja dhe besoj e tere ish ushtarakeve te asaj kohe se ne rast se cenohen interesat e atedheut jemi te paret qe flijojme.Ne ate kohe te rrezikshme te krijuar e deshiruar vetem nga fashisti Berisha ishte fat qe ne krye te njesive luftarake drejtonin Kom. A Stroka ne Garden e Republikes D Binaj dhe te tjere kuadro trima dhe nen urdherat e K Mustaqit me qetesi shmangen nje gjakderdhje te madhe qe vetem tradhetaret e nxiten dhe e prisnin per pushtet te ndyre.Ne ate kohe dhe ne ate moment qe tregon dhe ti kam qene ne detyre ne vijen e pare perpara Ures seLanes ku kisha perballe turmen e fuqishme ku lehte dallonin fytyra agrsive ku Azem Hajdari e Neritan Ceka ishin nxitesit kryesore. Ne kryem nje manover te fuqishme zjarri ne sektore te percaktuar mire e te organizuar e te menjehershem ku per vetem 1 min u lekund bulevardi ,dhe tere turma para hotel Dajtit dhe lulishte turma u lemerit dhe u tremb e sdinte ku te futej,ne kete moment kryejme dhe nje manever tjeter ne kohe me te kufizuar duke hapur perde zjarri mbi pemet e pishave duke shmangur fasadat e ndertesave dhe turma ne panik u largua ne drejtim te sheshit. Mbas pak degjoj ne radiot e nderlidhjes se disa krere te PD-se orientuan turmen ne drejtim te Shkolles Skenderbej dhe te Sh Bashkuar.Ne menjehere u mblodhem per te vleresuar situaten e re dhe morem masa te rrufeshme me njesite rezerve qe po te sulmohej goditej a plagosej nje student apo skenderbegas vertet qe katastrofa do te ishte gjeme e madhe sepse skenderbegasi ishte vellai jone me i vogel dhe te flijohej per ta ishte kenaqesi per ne se jeten atje e kemi filluar dhe jeta dhe sakrificat atje e kane fillimin.Por ja qe komandantet e atyre shkollave e bene detyren edhe ne kushtet kur u tradhetuan nga kuadrot qe drejtonin institucionet shteterore dhe qe nuk ishin te profesionit te ushtarakut.Me vjen keq per dashurine e madhe qe treguam midis njeri tjetrit ne çdo detyre e pozicion dhe me devizen e vertete qe dhe ju shpreheni te mos i ndodhe gje shokut ne krah,me vjen keq se ky solidaritet e dashuri e fuqishme u godit nga fashizma e topalleve qe ndyjne te verteten dhe zbatuan nje strategji te shkaterrimit kombetar dhe ja ku jemi sot ti djale trim me zemren zjarr endesh jashte profesionit tend te dashur qe ndoshta sot meritoje te ishe truri i forces ushtarake te vendit dhe ne pak me te vjeter punojme neper bote por kudo ku jemi kemi krijuar krenari dhe admirim tek te huajt ku me punen tone kemi krijuar aktivitete e drejtojme kapacitete te fuqishme.Bashkeluftetari im i nderuar dhe trim duhen kohe e gjate te shprehemi per jeten dhe vitet sidomos ato te veshtirat se atje dallohen trimat dhe frikacaket por me lejo tju uroj shendet dhe çdo te mire ne familje dhe mos u perul ndaj te keqes,larg te ndyres dhe kurverive politike ,puno dhe sakrifiko per femijet qe te gezojne edukaten dhe me zemer te forte te çajne ne jete dhe te meritojne dashurine e vertete te zemres tende te madhe.Me konsideraten me te larte ndaj komentit tuaj te vertete dhe ndjesise per momentet e atyre viteve ,koha ka ndryshuar dhe fenomenet e kane ngateruar ate por toka jone ,atdheu kurre sepse malet nuk mundet te luajne nga vendi ndersa djajte i hane koken njeritjetrit.Me fal per nderhyrjen ne komentin tuaj por vetem lufta per te verteten duhet te na bashkoje.
Kemsori 88-92 kam mbaruar edhe une por kompania jone ne ato ngjarje ishte me praktike !!!!!!!
Ne ato njgjarje jo vetem Arseniu por gjithe ushtaraket shqiptare treguan moral te larte dhe dinjitet.Nese ushtria nuk I sherbeu ne ate kohe partive politike por ju sh mang konfrontimeve qe deshen ta conin vendin ne lufte civile eshte merite e atij brezi te nderuar te kuadrove qe vinin interest e vendit mbi gjithcka
Tashti ai brez eshte hedhur ne mjerim ekonomik nga Pd dhe Ps dhe hidhet balte nga kalemxhinjte dhe shakataret e perparimit.
Ushtria shqiptare sot ka rene ne duart e xhepaxhinjve qe jane te afte vetem te mbledhin plehrat dhe te bejne pare.
Vendin e mbron NATO dhe e qeveris FMN
vlera
qendron te e verteta qe provokimet e dores se zeze u kaluan me gjakftohtesi.
per kete kane merite gjithe i efektivi i ish shkolles se bashkuar” ENVER HOXHA”, sot akademia ushtarake SKENDERBEJ.
kjo eshte pjese e historise se idealit te ketyre bijve e bijave ushtarake qe nuk mund te beheshin pre e te qellonin popullin, pa cka se kish ca te blere qe donin te benin lufte civile.
koha do e gdhendi si pjesen me e lavdishme te kesaj shkolle…………….
Lavdi ushtarakeve e ish ushtarakeve qe treguan dinjitet e politka i la pa nder,pa status e institucion kulture ku ata tregonin me shoshoqin per jeten e hallet e tyre
kam qene kursant ne vitin e dyte dhe shtepine e kam pas direkt mbas komandes se shkolles..dhe rija e ruaja qe mos ndodhte ndonje gje…per kete kam qelluar dhe dritat e rruges per arsye maskimi..jam rritur ne ate lagje.komandant Arseniu per mendimin tim ka qene nje komandant teper i zoti e mbi te gjitha shume i MATUR.Sa per ngjarjen qe ndodhi te muri i shkolles ka pasur disa episode ne kohe te ndryshme,ku ne nje rast situata mori dhe iniciativa personale.te disa kursanteve ku njeri nga keta sot eshte demokrat i thekur dhe nje nga komandot ne ish shkollen e zall herrit…i cile gjuajti direkt mbi turme ….pare live dhe kam shkuar me vrap duke e ndalur.per fat nuk u vra njeri, u plagos te duart nje ish shoku im i klases tek shkolla BAJRAM CURRI,Neri te cilin e kam takuar ne Casarano te Leces.ishte cmenduri te dilje ne ate kohe jashte mureve te shkolles une personalisht dilja nga shkolla sepse isha cun lagjeje gjithsesi i armatosur me kallash nen pallto ,pa leje sepse ishim ne gadishmeri dhe shifja situaten nga afer si nje person qe kisha merak per familjen sepse sic thashe me siper isha me shpi direkt mbrapa komandes..po dal direkt ne teme…te ishe per kursantet atehere do kishim nje lufte civile 100% sepse shumica e kursanteve ishin nga rethet dhe fshatare te cileve ne shkolle ju behej nje indoktrim komunist ne maksimum,e mbi te gjitha ishin te irrituar per renien e bustit te enver hoxhes.nje fjale te thoshte komandant Arseni Stroka skishte burre none tu dilte balle studenteve te shkolles se bashkuar..fale ketij KOMANDANTI kaq te MATUR nuk ndodhi asgje.
BRAVO SHOKU KOMANDANT ///KENI BERE MIRE QE NA TREGUAT CFARE NDODHI SE ISHIM NE FRANCE NE ITALI GERMANI DHE NUK MERNIM VESH CPO NDODHTE NE SHQIPERI //E KENI BERE MIRE QE KENI PRANUAR DISKUTIMIN DHE KENI GJETUR NJE RRUGEZGJIDHJE //PA VRASJE ///JEMI SHQIPTARE DHE NUK DO TE VRITEMI SE KEMI MENDIME TE NDRYSHME ////JU KENI SHPETUAR SHUME JETE // JU UROJ FAT DHE NJE PUNE ME RENDESI ///SE E MERITONI //DHE DINI TE DREJTONI//SI VELLEZER SHQIPTARET ////JO SIC PO BEJNE SOT ///P D //P S /PO E VJEDHIN POPULLIN PO E SHKATERROJNE VENDIN//// MERCI/
Ngjarja në Shkollën e Bashkuar ose, më mirë, në shkollat ushtarake (Akademi, Shkolla e Lartë për Oficerë dhe Shkolla Ushtarake “Skënderbej”) është një revoltë e pastër nga brenda dhe një provokacion i pastër nga jashtë. Mirëpo, deri më sot, ato janë quajtur më së shumti nga “deklarues publikë gjoksrrahur”, si “puç ushtarak”, si tentativë për “grusht shteti” nga brenda dhe si reagim spontan kundërkomunist nga jashtë. Eshtë fakt se më së shumti kanë folur episodikët, aspak thelbësorët.
Që është revoltë nga brenda e ushtarakëve kjo s`ka nevojë as për mend e as për sqarim, sepse aty gjendeshin bijtë e bijat, nipërit dhe mbesat e atyre që çliruan dhe ndërtuan vendin, që kishin dhënë gjakun dhe djersën për të, si idealistë të përkushtuar, pra, ishin djemtë e nënave! Ata që i provokuan nga jashtë ishin një konglomerat, për të cilët nuk dua të komentoj. Sidoqoftë, një gjë e them me siguri të plotë: reparti ushtarak, nuk provokohet, nuk tensionohet dhe nuk sulmohet, sepse ai ligjërisht vetëmbrohet, në çdo sistem politiko-shoqëror; thënë ndryshe, “të kthen reston”, “çlirohet”, me urdhër a pa urdhër!
Revolta në fjalë e ushtarakëve nuk ishte as “puç ushtarak” dhe as tentativë për “grusht shteti”! Këtë e vërteton një fakt i thjështë: autorët e “puçeve” a të “grushteve”, drejtues e zbatues, nuk qëndrojnë të ngujuar, me duar në xhepa, por marrin në dorë me forcë drejtimin e vendit, pushtojnë objektet më të rëndësishme deri Radiotelevizionin publik a shtetëror, vendosin orën policore, ndërpresin veprimtaritë politike, izolojnë pse jo edhe asgjësojnë kundërshtarët politikë e kështu me radhë. Kjo nuk ndodhi në Shqipëri nga forcat e Armatosura (Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme), sepse në gjirin dhe në krye të tyre kishte atdhetarë të përkushtuar, idealistë, aspak makutër të etur për lavdi, kolltuqe e pasuri! Ndryshimi i sistemit politiko-ekonomik te ne, pa dhunë e pa gjak, pataksi botën, e cila priste të shkonte gjaku deri në gju, në Shqipërinë e politizuar dhe të ideologjizuar në çdo qelizë të jetës. Këtë e kanë quajtur fatmirësi, nga Papa Vojtila e me radhë, në botë! Edhe në këtë rast, Shqipëria tregoi dhe njëherë vlerat e saj!
Në rastin konkret, trupa dhe komanda e Shkollës së Bashkuar, kanë mbajtur qëndrim të mrekullueshëm, duke patur në gjirin e tyre edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga partitë politike dhe formacionet shoqërore. Eshtë rasti të përkujtoj rënien në krye të detyrës të djalit pogradecar, pjesë e Repartit 326 dhe civilit të pafajshëm, që ra viktimë e atyre ngjarjeve. Nderim për ta dhe familjet e tyre, si dhe për të gjithë ata që u treguan të drejtpeshuar (ekuilibruar), brenda dhe jashtë Shkollave Ushtarake, të cilat, po të ishin treguar të verbëra, bashkë me shkollat e tjera ushtarake, mund të kishin bërë gjëmën pa patur nevojë për ndihmën e reparteve të tjera ushtarake në Shqipëri. Mirëpo, tabani I tyre ishte aq atdhetar, sa që u ngrit mbi çdo interes vetjak, grupor, klanor, partiak a krahinor! Besoj se ushtarakët e kanë treguar veten edhe gjatë këtyre 24 vjetëve, ndonëse u provokuan e u nëpërkëmbën, por ata mbetën dinjitarë e atdhetarë! Respekt për ata!
Une nuk e kam njohur gjendjen e atehershme ne Shkollen e bashkuar. Por me duket jashte cdo llogjike qe ky zotnia, dr. Poda a eshte ky aj zevendes ministri i brendshem? Ai nuk jep asnje konsiderate per komandant Stroken apo shkruesin Topallaj, por ben moral ne kete koment. Flisni te verteten, jo te fshiheni pas gishtit, duke i ngaterruar gjanat me shume, edhe pse punoje me dy porta.
Ai jam! Komandant Stroka, për mua, është atdhetar i përkushtuar, sebashku me vartesit e tij, kurse shkruesin Topollaj nuk e njoh dhe s`mund të flas, sepse nuk kam qënë atje! Por, lidhur me këto ngjarje, kam qënë në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes, kam pritur te derguarin e shkollave ushtarake ne zyren time dhe i kam dhene mendimet e mia, te cilat kane rezultuar te drejta, kam qene ne kontakte me partite politike dhe disa krere te tyre, midis te cileve edhe me Sali Berishen e Arben Imamin, qe me kane telefonuar dhe kane qene te shqetesuar per gjendjen brenda ne Shkollen e Bashkuar, si dhe per fatin e perfaqesuesve te PD që moren pjese ne takimin me shkollat ushtarake, ku ishin edhe perfaqesuesit e Ministrise se Puneve te Brendshme, qe dhane ndihmesen e tyre ne ate takim, deri ne shperndarjen e pjesmarresve ne destinacione, me mikrobuzin antiplumb te Repartit 326. Une s`bej moral, por po them nje te vertete dhe kur une vendos te shkruaj, e bej kete per shqiptaret dhe jo per pramataret! Une s`fshihem pas gishtit, se ai eshte i vogel. Ne kete mes, e vetmja ngaterrese eshte ajo qe s`i shkon midese tuaj, Veledin…! Po deshe mos e shtyj me tej…!
Mos u merzit o Arsen se Mark Topolla eshte njesoi si Sali Krimineli, nje Fashist i ndyt e nje servil pis e i pa erz e nder, shikoja familjen se si e ka. Prandaj ai soj nuk ka fytyre e shkrun sic i intereson e qe vec soji i tije munde ta besoje, le ta besoje se nuk prish aspak pune. kjo rrace vertete ka qelb Shqiperine keto vite por shumica tash i din e njef mire kush jane. Dale ngadale kjo rrace po eleminon vetveten, ose po eleminojne njeri tjetrin e Shqiperija po pastrohet. Marku ka fillu me ja ndi eren e don mu reabilitu me keso shkrimesh, po ne qe i njohim se hame ate servilizem e do gjejne vendin e meritum.
Z.THANO duke patur besim tek ju dhe gazeta juaj ju sugjeroj te hetoni dosjen e Z.Sokol çela i emeruar se fundmi ne organet drejuese te Rendit ne Vlore hetoni dosjen ne rrethin e Pogradecit dhe te Korçes ne vitet 1998-1999 kur Z.Sokol ishte shef komisariati ne Pogradec dhe me pas si drejtor ne Korçe pyesni bisnesmenet me me ze te Korçes per gjobat qe ju vinte dhe ne rast mospagese mbyllej aktiviteti ,ky njeri mbrohej ne ate kohe nga Z.Spartak Braho ish-minister i Brendshem hetoni se cilet ishin bodigardet e tij (njeres me lidhje me krimin)perse u largua drejt SHBA ,vrifikoni llogarite e tij ne banka dhe do ju dali qe keni te beni me nje BANDIT te rendomte dhe mendoj se eshte fatkeqsi qe RILINDJA riaktivizon dhe ju jep pushtet ketyre njerezve.Si dhe shume te tjere jam jashtzakonisht i zhgenjyer …
l.
Nuk di se cfare eshte bere ne shkollen e bashkuar por vetem di nje gje qe Arsni Stroka ishte njeri puntore dhe sic thote ai eshte e ska diskutime.
Me te nuk kam punuar se nuk jam ushtarak por ne Kukes ka qene model i burrit i ushtarakut dhe nje familje me taban zoti i dhashte shendet
PER THANON DHE FATION KOLLDARIN
Ka disa dite qe faqja online e DITA-s eshte veshtiresuar ne lidhjen me te, ka nje ngadalesim te ditesimit dhe rifreskimit te rubrikave, kalojne shume minuta per te hyre ne çdo artikull te publikuar.
Ishte mire te hiqeshin “ndjesite” e vizitatoreve sepse nuk mendoj se kane ndonje interes edhe komercial as per ju e as per ne.
Me shume domethenes do ishte te rikthehej nukuri i lexuesve siç ishte me pare, per çdo artikull te lexuar.
Shpresoj qe ky ngadalesim i faqes online te DITA-s, te pandareshmes tone, te mos jete shkaktuar nga nje “kalim i detyrueshem” nepermjet nje serveri tjeter te tipit vishoajazian.
Have a good day. Rik.
I nderuar Kryeredaktor,
Kjo gazete eshte pafundesishte medioker.
Aspak profesionale. Diletanteske.
Aresen!
Nuk te njoh as nga larg, por kam deshire te te falenderoj.
Kam lexuar z.Kico Mustaqi ne nje intervist te gjate ku jepte edhe mendimet e tij per ngjarjen e Shkolle se Bashkuar. Ngjarjen nuk i njoh, por me erdhi keq se ne pershkrimin dont te thoshte se ai kishte kuptuar qe Ramiz Alia dhe Ministria e Brendshme ishin ne nje komplot te perbashket me Sali Berishen dhe Azem Hajdarin per ta mbajtur Shkollen te rrethuar dhe thashethemet e rrugeve ua atribonte Ministrise se Brendshme, sikur ishin plane te saj. Mburrjet e z.Mustaqi ishin te pafundme dhe krjet prej adoleshenti te llastuar.