SMS në Dita Pëllumb Zaimi
Një takim i domosdoshëm. Banda kriminale e Saliut ka eliminuar patriotin Remzi Hoxha dhe gjaku i patriotëve nuk duhet të humbasë kurrë. E çmoj takimin e z. Rama, një gjest shumë fisnik dhe patriotik! Por ai kurrë nuk duhet të lejojë moszbardhjen e çështjes!? Kjo çështje ka rënduar ndërgjegjen patriotike të shqiptarëve dhe si e tillë meriton vëmendjen maksimale. Zoti Rama është para një prove dhe… , nëse do ta kalojë ka kryer një shërbim që do ta vendosë në panteonin e personaliteteve që meritojnë skeptrin patriotik të shqiptarëve kudo ku janë. Remzi Hoxha ka krijuar aureolën e njeriut që qëndron midis patriotëve të shquar të shqiptarizmit të vërtetë!