Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tekniku Cosmi: Shqiptarët më rrahën dhe më dhanë ujë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Tekniku Cosmi: Shqiptarët më rrahën dhe më dhanë ujë
KronikeLajmi i fundit

Tekniku Cosmi: Shqiptarët më rrahën dhe më dhanë ujë

anazapta
Published April 10, 2014
Share
SHARE

Tekniku italian i futbollit, aktualisht trajner i Peskarës, Serse Cosmi, ka dëshmuar dje në Gjykatën e Peruxhias në kuadër të gjyqit kundër 5 shqiptarëve të akuzuar se i kanë grabitur banesën natën e 19 janarit 2011. Edhe më parë trajneri i njohur ka dhënë deklarata në polici edhe prokurori, madje duke njohur të gjithë agresorët e tij. Gjatë grabitjes Cosmit, në atë kohë drejtonte skuadrën e Peruxhias, i kanë grabitur me dhunë materiale dhe valutë në 5 mijë euro.

“Më përplasën në tokë. Unë po ndihesha keq dhe më dhanë një gotë ujë”, kujtoi Cosmi. Ka rrëfyer se ato momente ishin një ferr i vërtetë për të, pasi nuk ishte sulmuar kurrë më parë. I frikësuar për vdekje dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, u ka thënë se çfarë kërkonin, pasi nuk kishte bërë asgjë. “U thashë që do u jepja gjithçka, me kusht që të mos lëndonin vajzën dhe bashkëshorten time. Morën para, bizhuteri dhe disa orë. Më goditën me pëllëmbë disa herë, por jo në mënyrë të dhunshme. Ishin goditje për të krijuar një klimë terrori dhe frike. Na detyruan të futeshim poshtë çarçafëve dhe ndërkohë që njëri prej tyre na kishte drejtuar pistoletën, të tjerët kontrollonin vilën”, ka vijuar rrëfimin e tij shokues tekniku i Peskarës. Banda e 5 shqiptarëve akuzohet për disa grabitje banesash në zonën e Peruxhias dhe aksioni i kryer gjatë vitit 2012 nga karabinierët është cilësuar si një ndër më të suksesshmit. Pjesëtarët e grupit janë arrestuar në Itali dhe Shqipëri, ku një prej tyre edhe u ekstradua kohë më vonë nga Interpoli. Banda akuzohet për të paktën 50 plaçkitje dhe grabitje me forma terrori nga më të ndryshmet, duke përdorur armë dhe shkopinj bejzbolli.

Në muajin tetor 2011, policia goditi bandën që grabiste duke arrestuan një pjesë të tyre, përfshi edhe të dyshuarin si kapo i grupit, Altin Hoxha, 30 vjeç, që njihej ndryshe edhe si “Syakulli” për shkak të ngjyrës së syve të tij dhe egërsisë me të cilën vepronte gjatë sulmeve. Por vetëm katër muaj pasi u burgos në Burgun “Regina Coeli” në Romë, Hoxha do të ndërmerrte një arratisje spektakolare nga qelia së bashku me një rumun. Megjithëse karabinierët i ndoqën, shqiptari kaloi kufirin dhe u kthye në Shqipëri. Më 29 mars 2012, gati tre muaj pas arratisë, ai u arrestua në Vlorë nga forcat speciale teksa strehohej në një banesë në periferi. Pak javë më vonë Hoxha u ekstradua përsëri drejt Romës dhe është aktualisht për një numër të madh grabitjesh të dhunshme.

 

 

anazapta April 10, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Toni i Madh... says:
    April 10, 2014 at 9:16 am

    Policia e SHtetit (n.q.se ekziston) duhet nè menyrè tè menjèhershme per cilido person qè
    kryen veper penale (rasti i artikullit te sotèm per vjedhje-grabitje ) duhet ti PRESI ME GERSHER PASAPORTEN edhe pas lirimit nga burgu, me qèllim qè tè mos lèvizin
    jashtè territorit shqiptarè, na qesh bota ne sy per krimet e shumtuara te perditshme qe kryhen
    ne vende te ndryshme tè EUROPES,

    Reply
    • dorela says:
      April 10, 2014 at 1:49 pm

      Avash avash ti… pse italianet egreket andej nga kane qene c’kane bere? E ka marre denimin robi ne “Regina Cela”…. Nuk ka bere mire, po edhe italianet nuk jane burra te shkoqur..

      Reply
  • raimond vlonjati says:
    April 10, 2014 at 6:11 pm

    Shiko sa kriminele te mire kane qenr shqiptaret , i kane dhe uje,
    dhe disa dacka edukuese , pa force fare, sikur e kishin dashnore
    Ai duhet ti fali keta cunat tane se jane treguar tamam xhentelmen me te

    Te ishin te tjere do e kishin vrare fare…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?