Të kontaktuar nga “Dita”, përfaqësues të Telekom Albania lidhur me pretendimin e ALBtelecom dhanë këtë përgjigje: “Telekom Albania ka ndjekur me përpikmëri të gjitha kërkesat ligjore, rregullatore dhe tregtare dhe emri i kompanisë tonë është zyrtarisht i regjistruar pranë QKR-së. Për Telekom Albania është i pavend reagimi i ndonjë subjekti tjetër që pretendon zotërimin e fjalëve “Telekom” dhe “Albania”. Me sa duket, subjekti në fjalë po përpiqet të krijojë një avantazh komercial nëpërmjet krijimit të një lidhje të mundshme me emrin tonë. Ne jemi krenarë për logon tonë të rë “T”, për ngjyrën tonë të re magenta dhe vlerat e padiskutueshme që i lidhin ato me brandin “Telekom” në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Mbi të gjitha, Telekom Albania është mëse i angazhuar të kënaqë kërkesat e abonentëve me cilësinë dhe të rejat më të fundit të teknologjisë, nëpërmjet të cilave ky brand është i njohur në të gjithë botën”.
Hajde QKR, hajde! Po ligjiet i njeh Telekom Albania? Po ligjet specifike, apo hajde, ta regjistrojme nje here, pastaj flasim …
Sa vend gallate! Eshte si te shkosh ne Gjermani dhe te regjistrosh Porsche Germany, apo te tjera te ngjashme.