Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Temperaturat do bien deri në – 15 gradë, priten reshje bore në Tiranë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Temperaturat do bien deri në – 15 gradë, priten reshje bore në Tiranë
AktualitetLajmi i fundit

Temperaturat do bien deri në – 15 gradë, priten reshje bore në Tiranë

Ornela
Published January 3, 2019
Share
SHARE

Temperatura në minus dhe erëra të forta. Është kjo situata me të cilën do të përballet vendi, të paktën për 5 ditët në vijim. Metereologu Metodi Marku nga Instituti i Gjeoshkencës bën me dije se vlerat më të ulëta të temperaturave do të jenë në Korçë ku termometri do të shënojë -15 gradë celcius.

“Në ditët e ardhshme shqetësimi është se temperaturat do të jenë negative edhe gjatë ditës. Vlerat më të ulëta që pritet të jenë të paktën në pjesën urbane të zonës lindore të vendit do të jetë – 15 gradë celcius, në orët e ditës nuk do i kapërcejë +5 gradë celcius dhe gjatë natës do të variojë -4 në -5 gradë celcius. Në ditë të veçanta mund të zbresë dhe deri në -7 gradë celcius.”

Era pritet të sjellë problematika, sidomos në bregdetin e Adriatikut, ku shpejtësia do të jetë nga 70-90 km/orë.

“Sot era do të jetë e fortë deri në orët e para të mëngjesit të së nesërmes. Shpejtësia  e erës do të krijojë problem me dallgëzimin dhe është  një problem i madh për transportin detar”

Dëbora do të prekë kryesisht lindjen dhe veriun e vendit, ku trashësia do të arrijë 15 cm.

“Priten kryesisht për zonën e Korçës, Korabit dhe Alpet e Shqipërisë priten edhe centimetra të tjerë, por më të ndjeshme për zonën e Korçës”

Ndërsa në Tiranë, reshjet e dëborës do të vijnë pas të martës, kohë kur pritet që temperaturat në minus, të pësojnë rritje.

o.j/dita

Ornela January 3, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?