Banorët e Yakutsk në Siberi dinë si tu mbijetojnë dimrave të ashpër. Ata vishen me gëzofë të trashë, jetojnë në shtëpi të ndërtuara me mjedise të akullta dhe zgjedhin të mos mbajnë syze jashtë, nëse nuk duan që t’u ngrijnë në fytyrë.
Kjo është jeta në qytetin më të ftohtë në Tokë, ku temperaturat arrijnë deri në -40° Celsius gjatë gjithë dimrit, sipas National Geographic.
Yakutsk ka tiparet e çdo qyteti tjetër. 270,000 banorët e tij shkojnë në kinema, restorante dhe kanë një sistem transporti publik që funksionon gjatë gjithë vitit.
Por shumë shtëpi janë ndërtuar mbi shtylla, pasi në të kundërt nxehtësia e ndërtesave do të shkrinte ngricat e përhershme nën to, duke bërë që struktura të fundosej.
Njerëzit vazhdojnë të dalin jashtë edhe gjatë muajve më të ftohtë, por vetëm për disa minuta për të shmangur ngrirjen.
Ndërkohë, mjegulla e dendur është gjithnjë e pranishme në qytet, duke i dhënë atij një atmosferë të një bote tjetër.
Por, pse njerëzit zgjedhin të jetojnë në një mjedis kaq të ftohtë e të ashpër? Nën Yakutsk ndodhet një minierë e mirëfilltë ari. Minierat në zonë prodhojnë një të pestën e diamanteve në botë. Aty mund të përftohet edhe gaz natyror.
Ndërsa Yakutsk mund të jetë qyteti më i ftohtë në Tokë, ai nuk është vendi më i ftohtë i banuar që ekziston. Pasi është edhe zona rurale e Oymyakon, 575 milje në lindje, ku temperaturat kohët e fundit arritëm në -66°C.
o.j/dita