Hapja e ofertave të tenderit të pyjeve është shoqëruar me të shtëna në Drejtorinë e Pyjeve në Librazhd. Sipas dëshmitarëve, një person ka qëlluar me pistoletë pas një sherri të nisur pas hapjes së ofertave të tenderit. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar në komisariat personat që merrnin pjesë në tender, të cilët më pas janë lënë të lirë. Kanë qenë pjesëmarrësit në tender që kanë njoftuar të parët për të shtëna në ajër gjatë konfliktit të regjistruar për fituesin e tenderit.
Ndërkohë Drejtoria e Policisë ka reaguar duke deklaruar se policia është njoftuar se në ambientet e Drejtorisë së Pyjeve është regjistruar një konflikt. Policia e Librazhdit ka shkuar në vendin e ngjarjes nga ku ka konstatuar se në ambientet e drejtorisë së pyjeve zhvillohej një ankand për disa parcela pylli. Palët pjesëmarrëse në ankand nuk janë marrë vesh me njëra-tjetrën dhe midis palëve ka lindur një konflikt.
Sipas policisë, nuk janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, por vetëm një konflikt verbal gati fizik mes palëve pjesëmarrëse në ankand. Po, sipas deklarimit të policisë palët janë shoqëruar në komisariat dhe pasi janë marrë deklarimet përkatëse, janë lënë të lirë. Policia hedh poshtë edhe një herë përdorimin e armëve në ambientet e këtij institucioni.
Drejtoria e Pyjeve në Librazhd ka prej pak kohësh një drejtues të ri. Ymer Lila ka zëvendësuar pak muaj më parë drejtuesin e mëparshëm po nga Partia Demokratike.
…”ja pra qe krisma nuk ka patur,edhe nqs ka patur nuk kane qene ketu po diku larg,sot jemi ne lufte dhe krismat jane te zakonshme ” !!