Refuzimi i Radiotelevizionit Shtetëror Turk për të transmetuar një spot, ku Partia Popullore Republikane në opozitë kritikonte drejtpërdrejt Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, ka shkaktuar reagime te ashpra nga organizatat e shtypit dhe aktivistë të të drejtave e ka shtuar frikën, se Turqia po rrëshqet në totalitarizëm.
Vendimi i Korporatës Turke të Radiotelevizionit vjen vetëm pak javë para zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare, ndërsa shtohet presioni qeveritar ndaj medias në vend.
Sindikatat e shtypit thonë se lëvizja e fundit ishtë pjesë e ofensivës disamujore ndaj medias nga qeveria, ku përfshihen urdhra gjyqësorë, bastisje policore, ndërprerje të rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter, si dhe hetime ndaj gazetarëve.
TENSIONET FILLUAN ME SULMET TERRORRISTE QE PESOI TURQIA KETO MUAJT E FUNDIT.
PERPARA ERDOAN.