Tentativa për të vjedhur në një shtëpi gjatë natës i ka kushtuar shtrenjtë një të riu në Kukës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në lagjen nr.1 të qytetit, ku një 23-vjeçar është plagosur nga i zoti i shtëpisë, ndërsa përpiqej të vidhte.
Policia e qytetit verior bën të ditur se Kujdesi Ademi, 23 vjeç, është plagosur rëndë dhe është nisur drejt Spitalit Ushtarak me urgjencë.
Dy raste të ngjashme që kanë përfunduar me vdekjen e dy të rinjve janë shënuar gjatë muajit të kaluar në Shqipëri.
Mire do te ishte ta kishte vrare per fare.Tek e fundit prandaj quhet burri zot shtepie.