Gjashtë shtetas të huaj, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin tonë nëpërmjet Greqisë, janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës. Gjithashtu, në pranga është vënë edhe një 35-vjeçar nga Tepelena, i cili për një vlerë prej 3000 eurosh u kishte premtuar se do t’i çonte në Mal të Zi. Lorent Haxhia është arrestuar për dhënie ndihme në kalim të paligjshëm të kufirit ndaj klandestinëve me shtetësi algjeriane, siriane dhe tuniziane janë kapur në vendin e quajtur Kthesa e Viroit. Në cilësinë e provës materiale, blutë e Gjirokastrës kanë sekuestruar automjetin e tij, tip Benz me targa TP 28 27 B.