Operacion antidrogë i koduar “Pasarela” nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe policia e Tepelenës, çoi në sekuestrimin e 150 kilogramëve marijuanë që sapo kishte dalë nga fshati Lazarat. Aksioni u krye në aksin kombëtar Gjirokastër-Tepelenë në mesnatë. Vetura “Benz”, me targa false që drejtohej nga S. K., nga Fieri, po lëvizte me shpejtësi, ndërsa mori rrugën për nga fshati Hormovë, ku porsa ka kaluar urën pasarelë, braktisi mjetin me drogë dhe përfitoi nga errësira. U gjetën 120 pako me drogë, kurse korrieri u shpall në kërkim.