Provimi i kualifikimit të mësuesve, rezultatet e të cilit konfirmojnë edhe rritjen e pagës së tyre do të zhvillohet paraditen e datës 3 maj, në kryeqytet. Ekspertët e Institutit të Zhvillimit të Arsimit kanë komunikuar gjatë ditës së djeshme detajet se si do të jetë i ndërtuar testi për të gjithë mësuesit që do të marrin pjesë në këtë provim. Mësuesit i nënshtrohen provimit me test të hartuar nga grupe specialistësh sipas profileve përkatëse të ngritura nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA). Testi përmban dy pjesë kryesore. Pjesa e parë përmban pyetje nga fusha e dokumentacionit shkollor, nga fusha e programit lëndor, aspekte metodike-pedagogjike aspekte të komunikimit-etikës dhe aspekte të fushës së drejtshkrimit. Pjesa e dytë përmban pyetje nga përmbajtja shkencore e lëndës. Gjithsej zhvillohen 43 teste të ndryshme të bazuara në profilet e mësuesve sipas cikleve të arsimit parauniversitar. Nevoja e përgjithshme për bashkëpunëtorë të jashtëm për secilin prej testeve që do të hartohen është 43 mësues. Mësuesit duhet të jenë të kujdesshëm gjatë ditës së provimit dhe të mos thyejnë rregulloren, pasi në rast të marrjes së masave displinore jo vetëm që përjashtohen nga ambientet e provimit, por u hiqet edhe e drejta që për dy vite rresht të mos garojnë për të fituar të drejtën e rritjes së rrogës nëpërmjet shkallës së kualifikimit. Burimet zyrtare pranë IZHA-s, kanë njoftuar edhe nisjen e aplikimeve për përzgjedhjen e 43 ekspertëve të arsimit që do të përfshihen në përzgjedhjen e pyetjeve që do të ketë në përmbajtje testi. Personat që do të angazhohen në këtë proces duhet të plotësojnë një sërë kushtesh. Për të mos lejuar rrjedhje informacioni apo konflikte të ndryshme interesi, IZHA ka detajuar kriteret që duhet të përmbushin të gjithë kandidatët që do të aplikojnë për këtë proces. Në këto kushte, hartuesit dhe vlerësuesit e pyetjeve të testeve duhet të plotësojnë kriteret përkatëse: “Të kenë mbaruar arsimin e lartë me kohë të plotë në një nga degët e mësuesisë për lëndën përkatëse, të kenë një eksperiencë pune jo më pak se pesë vjeçare në mësimdhënie, të kenë hartuar teste në nivele të ndryshme institucionale, të kenë rezultate të larta në punën e tyre mësimdhënëse, të kenë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për zhvillim profesional, të japin ose të kenë dhënë mësim në njërin nga nivelet e arsimit parauniversitar (ose universitar). Ata duhet të zotërojnë edhe një referencë profesionalizmi dhe përgjegjshmërie nga titullari i institucionit apo një person tjetër administrativ. Hartuesit e testeve nuk lejohet të jenë autorë të teksteve mësimore, autorë të librave ndihmës për nxënësit apo mësuesit”. Në hartimin dhe korrigjimin e testeve nuk lejohet të marrin pjesë as ata persona që kanë të afërmit e tyre në provimin e kualifikimit. Janë me qindra mësuesit e regjistruar për të marrë pjesë në këtë provim. Ndërkohë që provimi për të gjithë mësuesit, duke përfshirë dhe ata të rretheve do të zhvillohet në kryeqytet, në ambientet e përzgjedhura, të cilat do të monitorohen nga forcat e policisë. Në faqen online të këtij institucioni gjenden të detajuara edhe programet e plota me pyetjet dhe temat ku duhet të ndalen për përgatitjet mësuesit që do të përfshihen në provim.
Përmbajtja për 2 pjesët e testit
Mësuesit i nënshtrohen provimit me test të hartuar nga grupe specialistësh sipas profileve përkatëse të ngritura nga IZHA. Testi përmban dy pjesë kryesore. Gjithsej zhvillohen 43 teste të ndryshme të bazuara në profilet e mësuesve sipas cikleve të arsimit parauniversitar. Pjesë e rëndësishme e testit do të jenë edhe njohuritë për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, pyetjet rreth të cilës do të jenë në testet e të gjithë mësuesve, pavarësisht profilit lëndor ku do të testohen.
Pjesa e parë përmban pyetje nga fusha e dokumentacionit shkollor, nga fusha e programit lëndor, aspekte metodike-pedagogjike aspekte të komunikimit-etikës dhe aspekte të fushës së drejtshkrimit. Pjesa e dytë përmban pyetje nga përmbajtja shkencore e lëndës.
Vlerësimi, 5 notat që marrin mësuesit
Pesë janë vlerësimet që do të shkojnë për përgjigjet e mësuesve. Kështu mësuesit do të vlerësohen me pesë shkallë të ndryshme që janë vlerësimi A që korrespondon me “shkëlqyeshëm”, B me shumë mirë, C ka të bëjë me vlerësimin “mirë”, D është “mjaftueshëm” dhe E që është vlerësimi pakalues “dobët”.
kam shume frikkkkkkkk
na i postoni pyetjet pra se nuk po i gjejme askund
kur do dalin pergjigjet e atestimi?
jam kurioz te shoh testin qe ka rene ne lenden e matematikes
ma nisni kodin e lendes gjografi
Mesuesi kjo qenie e trembur.
Ku mund ti gjejme pyetjet e vjetshme ju lutem.
A mund te shoh testin e vitit te kaluar ne matematike?
na derg nje test fizike Aml
Ju lutem me dergoni testin e matematikes per kualifikim te kategorise se I te vitit 2018 -2019
Ju lutem mund te me dergoni testin e kualifikimit per mesuesit e arsimit parashkollor.
Ne qofte se do te ishte e mundur nje model testi I lendes se gjuhes shqipe.
A mund te postoni nje model testi te gjuhes shqipe
Na I postoni pyetjet e testeve te viteve te fundit pra
Testet e kualifikimit te mesuesve ku mund ti shohim
Testet e kualifikimit te mesuesve ku mund ti shohim
test fizike Aml
mund te jepet testi i vjetshem sepse jo vetem nxenesit kane emocione por edhe mesuesit besoj me shume se nxenesit
Ju lutem testin e matematikes
Ju lutem me dergoni testin e matematikes per kualifikim te kategorise se I te vitit 2018 -2019
Pershendetje .Mund te me dergoni nje model testi per gjuhe Italiane per kualifikim ??
Ju lutem mund te me dergoni nje model testi per lenden e kimise!