Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Teuta, fitore mbijetese, Apolonia në Kategorinë e Parë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Teuta, fitore mbijetese, Apolonia në Kategorinë e Parë
Sport

Teuta, fitore mbijetese, Apolonia në Kategorinë e Parë

redaktor
Published May 18, 2015
Share
SHARE

Teuta i falet një goli në minutat shtesë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore në dëm të Apolonisë që u dorëzua pa kushte pas golit të shënuar nga Ardit Peposhi. 1-0 dhe “Djemtë e Detit” shkëputen në +4 nga Apolonia e cila së bashku me Elbasanin pret biletën për në Kategorinë e Parë. Ishte Apolonia që falë talentit të dyshes Fili-Uzuni mori më shumë iniciativën për të kërcënuar portën kundërshtare. Nuk kaluan veçse 4 minuta dhe Uzuni u gjend i vetëm përballë Rizvanit, por pesha e përgjegjësisë dhe mungesa e eksperiencës bëri që talenti fierak ta përplaste topin te Rizvani duke shpërdoruar rastin që mund t’i siguronte Apolonisë një gol të artë.

Vetëm pak sekonda më pas Kotobelli goditi nga e majta, por topi preku pjesën e jashtme të rrjetës. Në të 27-ën, Fili goditi fuqishëm por Rizvani u tregua sërish në lartësinë e duhur. 7 minuta nga fundi, Teuta tentoi sërish, por goditja e Çotës kaloi ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portës fierake. Me fillimin e pjesës së dytë, Teuta ndryshoi strategji duke u zhvendosur në gjysmëfushën e Apolonisë dhe sinjalin e parë e dha në minutën e 58 me Bruno Ditën që nga jashtë zonës nuk shënjestroi saktësisht portën. Minutat në vazhdim durrsakët kontrolluan lojën duke u treguar të kujdesshëm për të mos lejuar shumë hapësira. Gjithsesi, Apolonia tentoi në të 82-ën me Uzunin por goditja e tij ishte e parashikueshme për Rizvanin.

4 minuta nga fundi, Çota ishte shumë pranë golit, ndërsa pak sekonda më vonë i njëjti lojtar e stampoi topin në shtyllë me Peposhin që i vetëm në zonë nuk arriti të shtynte në rrjetë. 3 minuta më pas, Ardit Peposhi gaboi sërish një gol pothuajse të sigurt pasi portieri Miço i mohoi rrjetën. Goli ishte në ajër dhe Peposhi korrigjoi gabimet në minutën e tretë shtesë duke shtyrë në rrjetë topin që siguron matematikisht qëndrimin e Teutës në Kategorinë Superiore. Në krahun tjetër, Apolonia u dorëzua pas një 90 minutëshi ku tentoi gjithçka në “Niko Dovana” por nuk arriti të realizonte mrekullinë edhe pse kërcënoi seriozisht skuadrën durrsake vetëm dy javë nga fundi.

redaktor May 18, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Arben says:
    May 18, 2015 at 5:17 pm

    NDESHJA ISHTE VENDIMTARE DHE U BE TREGUES I QARTE SE FUTBOLLI

    SHQIPETAR NUK JA VLEN FARE TE NDIQET.

    ARBITRI NUK LA GJE PA BERE QE TU JEPTE FITOREN VENDASVE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?