Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Thaçi: Me marrëveshjen, Kosova fiton njohjen nga Serbia dhe 5 vendet e BE-së
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Thaçi: Me marrëveshjen, Kosova fiton njohjen nga Serbia dhe 5 vendet e BE-së
BoteLajmi i fundit

Thaçi: Me marrëveshjen, Kosova fiton njohjen nga Serbia dhe 5 vendet e BE-së

Ornela
Published December 27, 2018
Share
SHARE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë dhe për arritjen e një marrëveshjeje, gjithëpërfshirëse dhe balancuese. Sipas presidentit Thaçi, marrëveshja eventuale me Serbinë, do të jetë në interes të paqes.

Ai shprehu besimin e tij se një marrëveshje me Serbinë është e mundshme.

“Ne do të punojmë shumë seriozisht si Kosovë, duke iu përgjigjur nevojave të vendit për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të ndodh dialogu me Serbinë dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që Kosova ta fitojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në OKB”, tha Thaçi gjatë konferencës të fundvitit.

Sipas Thaçit, me arritjen e marrëveshjes, Kosova do të fitojë njohjen nga Serbia si dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, që deri më tani nuk e kanë njohur Kosovën.

Por, Thaçi përmendi edhe pasojat me të cilat do të përballet Kosova, nëse marrëveshja nuk arrihet.

“Kosova e fiton njohjen nga Serbia, e fiton njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian – nëse arrihet marrëveshja dhe unë shpresoj që do të arrihet dhe besoj në këtë drejtim. E fiton njohjen globale sepse do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe e fiton vendin e sigurt për NATO dhe BE. Nëse nuk arrin marrëveshje? Fiton një izolim të plotë ndërkombëtar, regres, papunësi edhe një gjendje që nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës. Prandaj, asnjë lider i vendit nuk guxon që të mbajë peng të drejtën e qytetarëve të Kosovës dhe dëshirën e qytetarëve që të lëvizet sa më shpjet drejt së ardhmes evropiane”, tha Thaçi.

o.j/dita

Ornela December 27, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • fery says:
    December 27, 2018 at 3:21 pm

    A ka mundesi predident Thaci qe Serbija dhe 5 vendet e BE qe se kane njohur Kosoven, fillimishte ta njohin Kosoven e pastaj te arrihet ajo marreveshja historike mese Kosoves dhe Serbise per arritjen e te ciles ju president , ka vite qe shpenzoni shume energji …?

    Reply
    • drini says:
      December 28, 2018 at 6:25 am

      Po more thaci tregoji hapur popullit cfare ka ajo marreveshje . A mos ndoshta Kosova humb me shume. Faktet tregojne se shume shtete qe kur kane pare ty ne bisedime me Vuciqin e kane harruar ose i kane Harruar krimet e serbise qe kane ndodhur ne Kosove jo shume larg po 20 vjet me pare. Me ato takimetqe po ben ti me ate Vuciqin me duket se po ja lehteson punene atij Vuciqit dhe po amniston ate krimel dhe kriminelet qe ai ka pas.

      Thaci duhet ti beje te qarte dhe hapur tekstin e marreveshjes qe po negocion me sebin . Ai si president duhet ti beje te ditur pike per pike te gjithe marreveshjen popullit. Ne te kunder eshte Tradhetar dhe pak e ka dhe te shkarkohet nga detyre uregjtisht ense nuk ben p[ublike tekstin e mareveshjes.

      Reply
  • Janulles me sqepar kokes says:
    December 27, 2018 at 3:26 pm

    Po jepjani gjysmen e Kosoves, Serbise, qe te bjere Thaqi rehat. Me kete rast jepini Gerrkut gjysmen e Shqiperise dhe na rehatahet edhe Mit’hat Rama.

    Reply
  • mirel says:
    December 27, 2018 at 5:01 pm

    Thac spiuni po ben propaganda ti japi Serbise gjysmen e Kosoves. Thaci e gatuan mareveshjen ne Amerike dhe pret qe shqiptaret te entuziazmohen nga pjesemarrja e trampit, kur dihet qe ky ka shit ameriken te putini imagjinoni si e konsideron Kosoven, si nje hic qe as ja ka idene perse behet fjala pervec sugjerimeve qe i vine nga moska

    Reply
  • llapi says:
    December 27, 2018 at 8:49 pm

    Me heret ne Koha.net ishte nje titull delegacioni per dialog me 8 janar ne Bruksel e une (thaqi) per skijim ne Brezovice ! Kjo tregon se sa i intereson thaqit Kosova dhe populli i saj !!!!

    Reply
    • fery says:
      December 27, 2018 at 11:57 pm

      Ose llapi ,si thote nji fjale popullore
      ” shpija po digjet , kurva po krihet “

      Reply
  • info analitike says:
    December 28, 2018 at 12:49 pm

    Qy Thaci thote cfare fiton Kosova por nuk thote cfare fiton Serbia!
    Bedri na thuaj ndonje gje ti meqe je dhe keshilltar i ketij “atdhetarit”!
    Meqenese fiton vetem Kosova dhe per Serbine nuk ndryshon gje atehere cfare e pengon Serbine te firmose marreveshjen qe sot?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?