Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Thaçi sfidon Haradinajn, i gatshëm ta heqë taksën para nisjes së bisedimeve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Thaçi sfidon Haradinajn, i gatshëm ta heqë taksën para nisjes së bisedimeve
AktualitetLajmi i fundit

Thaçi sfidon Haradinajn, i gatshëm ta heqë taksën para nisjes së bisedimeve

DITA Online
Published January 6, 2019
Share
SHARE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka sfiduar kryeministrin, Ramush Haradinaj, duke paralajmëruar heqjen e taksës që qeveria e tij ka vënë ndaj mallrave nga Serbia, para nisjes së fazës që konsiderohet përfundimtare në bisedimet Kosovë-Serbi, në Bruksel. Shefi i ekzekutivit kosovar kishte deklaruar se taksa prej 100 për qind ndaj Serbisë do të hiqet vetëm kur shteti fqinj ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në natën e së dielës, Thaçi ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook një shkrim të gazetës prestigjioze The Washington Post, e cila ka raportuar sot se presidenti i Kosovës ka bërë një udhëtim ta paraportuar diplomatik në Berlin muajin e kaluar, ku u takua me ambasadorin e SHBA-së, Richard Grenell, një person i afërt me Trumpin.

Gazeta amerikane ka shkruar se Thaçi është zotua më pas se do të kthente kursin për tarifat e vendosura ndaj mallrave serbe.

“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Washington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia“, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë“, është shprehur presidenti i vendit.

 

v.l/ Dita

DITA Online January 6, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • fery says:
    January 7, 2019 at 1:16 pm

    Thsci i gateshem te heqe taksen sepse Thacit i dhimbset Serbija seose Taac po ta kishte Kosoven atedhe nuk do te kerkonte heqjen e takses por ,do te kerkonte rritjen e saje ne 200 % Thsci Serbine e ka vatan andaj dhe Serbija i dbimbset pse Serbija nga dita e vendosjes se takses 100 % krijoi humbje pren 64 .iljon € dhe Thacit kjo i dhemb

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?