Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: The Economist: Partitë europiane që janë nën ndikimin rus
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > The Economist: Partitë europiane që janë nën ndikimin rus
Lajmi i fundit

The Economist: Partitë europiane që janë nën ndikimin rus

Elton Tafaruci
Published May 25, 2016
Share
SHARE
Partitë e fuqishme europiane që janë nën ndikimin rus, por jo vetëm (Infografiku)

Prej disa vitesh, veçanërisht pas zgjedhjeve parlamentare europiane në maj 2014, vërehet gjithmonë e më shumë rritja e mbështetësve ndaj partive të ekstremit të djathtë dhe të majtë. Pavarësisht se kanë ideologji të ndryshme, ata i bashkon “ekstremizmi”, “populizmi” dhe ndikimi rus.

Cilat janë partitë pro-ruse dhe ku operojnë ato?

Në Greqi është partia e ekstremit të majtë Syriza, që në 11 shkurt 2015 vizitën e parë si ministër i saj i jashtëm, Nikos Kotzias, e bëri në Moskë. Ajo ka kundërshtuar edhe zgjerimin e sankcioneve perëndimore ndaj Rusisë. Nga partitë ekstreme të djathta në vendin grek shquhet Agimi i Artë, por që ka humbur terren kohëve të fundit.

Me orientim pro-rus në Spanjë është partia Podemos, që rrëzoi “sistemin dyparlamentar”. Lideri i Podemos ka akuzuar BE-në për standarda të dyfishta kundrejt Rusisë.

Partia më e zëshme nga ekstremi (i djathtë) është Fronti Nacional e Le Pen, duke pasur parasysh edhe vendin ku operon: Francë. Liderja Le Pen ka vizituar disa herë Rusinë, ndërsa ka marrë ndihmë financiare prej €9.4m nga banka e parë çeke Russian Bank, me arsyetimin se është refuzuar nga bankat perëndimore. “Sa do marr pushtetin në Francë, do njoh aneksimin e Krimesë nga Rusia,” ka thënë Le Pen, përkundër gjithë sankcioneve që kanë ardhur për shkak të këtij aneksimi, përcjell botasot.info.

Partia e ekstremit të djathtë hungarez, Jobbik, ka fituar 20 përqind në zgjedhjet e prillit 2015. Në 2013 lideri i saj, Bela Kovacs,e paraqiti Rusinë si gardianin e trashëgimisë europiane. Gjithashtu ka mbështetur aneksimin e Krimesë dhe ka luftuar për interesat ruse. Mos harrojmë se edhe partia në pushtet, Fidesz e Victor Orban ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me Kremlinin.

Ka pasur edhe shumë parti pro-ruse në Itali dhe Britaninë e Madhe. Partia anti-europiane në BM, UKIP dhe lideri i saj, Nigel Farage, e ka quajtur Putinin si liderin më të admiruar në botë. Dy regjione italiane, ku operon Lega Nord, ka kërkuar njohjen e Krimesë me arsyetimin e referendumit dhe ngjashmërisë së Kosovës, ka shkruar pak ditë më parë agjencia e lajmeve Sputnik. “Për dallim që në Krime votuan banorët vendas, dhe jo si në Kosovë që votuan emigrantët,” citohet të ketë thënë deputeti italian Paolo Grimoldi i Lombardisë, që tregon njëherësh mosnjohjen e realitetit.

AfD gjermane kërkon zëvendësimin e euros me markën, largimin e sankcioneve ruse, mbylljen e kufijve për refugjatët dhe ka mbështetjen e Lëvizjes Pegida që sipas Bild.de financohet nga Rusia.

Në fund, rreziku më i madh i ardhjes në pushtet i një partie të ekstremit të djathtë, pas shumë dekadash u shfaq në Austri. FPO e Heinz Streiche është parti e njohur edhe për deklarata kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke e quajtur atë shpeshherë edhe “zemra e Serbisë” dhe përmendur rezolutën 1944 të Kombeve të Bashkuara. Kandidati i FPO për president, Norbert Hofer humbi vetëm për 31.000 vota karshi liberalit Alexander Van der Bellen. Nëse do fitonte, Hofer do bëheshte presidenti i parë i ekstremit të djathtë në Europë prej vitit të largët 1945.

Strache javët e fundit ka kërkuar referendum në Tirolin Jugor (Itali) për mundësinë e bashkimit të saj me Austrinë. Ka mbështetur intervenimin rus në Ukrainën Lindore, me pretekstin se shumica e banorëve atje janë rusë, ndërsa normalisht edhe largimin e sankcioneve perëndimore ndaj Kremlinin si shkak i aneksimit të Krimesë.

Parti tjera të ekstremit të djathtë në Europë që kanë përgjithësisht këto filozofi pro-ruse janë “Atack”-u në Bullgari, Vlaams Belang në Belgjikë dhe Finns Party në Finlandë, ndërsa mbështetje të fuqishme kanë marrë partitë ekstreme në Poloni (44%) dhe Hollandë (35%, shikoni infografikun e mëposhtëm).

Pozitive është se aleanca mes partive të ekstremit të djathtë asnjëherë nuk ka funkcionuar, për shkak edhe të pretendimeve territoriale ndaj shteteve fqinje. Siç e përmendëm Austrinë, që kërkon aneksimin e Tirolit Jugor, ndërsa Lega Nord kërkon të kundërtën. Rreziku qëndron se humbja e Hofer nuk paralajmëron humbjen e partive të ekstremit të djathtë në Europë. Ata sapo kanë filluar të marrin terren.


Elton Tafaruci May 25, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?