Se si u themelua PD-ja nuk po merret më vesh. Një tufë mitomanësh me Saliun në krye na e mbushën kokën me profka, çfarë thotë njëri nuk tthotë tjetri. Po si u formua (jo themelua) PS-ja është gjithashtu një temë interesante për mendimin tim. Mund të flasin vetë ish-anëtarët e PPSH-së. Fillimisht PPSH-ja hapi dyert duke praktikuar “mbledhje të hapura”, sigurisht në bazë udhëzimesh, por u liberalizua kritika dhe mendimi i lirë, u diskutua dhe u dhanë sugjerime pothuaj nga të gjitha organizatat baze te PPSH-se në lidhje me emrin e ri dhe drejtimin e ri. Kongresi i 10-të i PPSH-së u mblodh sipas Statusit te saj, me delegate te zgjedhur sipas rregullave. Diskutimet , mendimet, propozimet, votimet, zgjedhjet dhe vendimet u moren sipas statutit. Ky kongres kishte në rend të ditës edhe çështjen e diskutimit dhe ndërrimit të emrit të PPSH-së dhe vendosi emrin e ri PS.
Kësisoj PS-ja u formua nga një Kongres qe u zhvillua me frymen tashme te pergatitur te pluralizmit politik qe ne dallim nga kongreset e tjerë lejoi që secili, qoftë edhe ish-anëtar dhe kuadër sado i lartë të repartizohej në parti të tjera që po krijoheshin .
Pra formimi i PS-së nuk pati themelues apo grup themeltarësh; ajo u krijua nga një kongres i rregullt, i cili reflektoi pjekuri në momentin e pergatitjes per te kaluar nga monizmi ne pluralizem politik. Nga kjo pikëpamje PS-ja është një Parti shumë më moderne dhe shumë më e pjekur se PD-ja që duhet thënë është pjellë nga e njëjta konjukturë por jo hapur e sinqerisht por fshehtas e tinzëz, sic i ka lezet atij që ka që në 1990 në krye dhe nuk ka ndërmend ta lëshojë derisa të vdesë.
Email nga adresa: [email protected]