AK themelon në ilegalitet degën e saj në Greqi. Përmes një deklarate për mediat, Aleanca Kuqezi njoftoi se në trevat e Çamërisë, shqiptarët kanë themeluar Aleancën Kuqezi Çamëria. “Qindra të rinj shqiptarë, patriotë dhe atdhedashës arritën që pas disa javësh përpjekje të ngrenë strukturat e Aleancës Kuqezi në trevat e Çamërisë. “Aleanca KuqeZi Çamëria” është themeluar për të mbrojtur të drejtat, interesat dhe dinjitetin e më shumë se 1 milion bashkëkombësve shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe shkollohen në shtetin fqinj të Greqisë. “Aleanca KuqeZi Çamëria” pas ngritjes së strukturave të para në Igumenicë, pritet t’i shtrijë ato në të gjithë Greqinë, kryesisht në zonën e Çamërisë, ku edhe do të përqendrohet forca dhe aktiviteti i partisë”, thuhet në njoftimin e AK.
AK bën të ditur se forca e re e krijuar do të bëhet pjesë e garës elektorale në Greqi, krahas partive greke.
“Për herë të parë, një parti politike shqiptare krijon në Greqi degën e saj duke treguar vëmendje dhe kujdes parësor për emigrantët, jo vetëm me fjale por edhe me vepra konkrete. Shumë është folur në emër të emigrantëve këto 23 vjet demokraci nga politikanët shqiptarë, por asgjë nuk është bërë për ta, madje as e drejta elementare për të votuar në shtetin e tyre amë. “Aleanca KuqeZi Çamëria” përveç programit dhe platformës kombëtariste, ka si qëllim edhe marrjen pjesë në garat elektorale në shtetin fqinj të Greqisë, madje që në zgjedhjet lokale ku pritet që mbi 500 mijë shqiptarë me të drejtë vote do t’i japin mbështetje partisë së parë shqiptare në Greqi”.
Kjo deklaratë më duket se, në realitet, më shumë se sa do arrijë të faktorizojë shqiptarët në parlamentin grek, do çeli vende pune të reja në asfalinë e policinë greke (apo s’ka papunësi tani) për të gjurmuar partiformuesit e AK-së e për t’i goditur nga pozitat ksenofobe, shoviniste, antishqiptare e të tjera “kseno-shove-anti-zmash”. që janë me shumicë e të forta në Greqi, produkt i të cilave është edhe partia e tyre “Agimi i artë”. Ak-ja do bënte mirë të faktorizohej realisht në vendin e vetë, të bëhej këtu e besueshme, një realitet shpresëdhënës, e mandej kjo do të ishte baza për të çarë kufijtë pa nxitur apo shkaktuar trazira, smira e gjullurdira gjetkë. Mendoj se kështu do të ishte më serioze. Kur diçka përhapet tej këllqeve të veta apo tej kufijve të lejuar populli thotë: “U hap si purtha më dërrasë”. Do ishte mirë të mos shpërfillet urtësia popullore. Thjesht po jap një mendim, duke uruar mbarësi, si për këto që shpallet atdhetar, idealist, sipërmarrës barre…
Po ci duhen ketij zgjedhjet dhe pjesmarrja ne Greqi, sikur i mbylli problemet me qytetaret ketu ne Shqiperi dhe i kane ngelur pezull ceshtjet e shqiptareve ne Greqi e cameri. Pozicionohu nje here sic duhet ne vendin tend, pastaj mendo per trevat e tjera.
ku ja kane nevojen spahiut Camet ai do te percaje popullin tone e jo ti bashkoje me keto rromuja qe ben!! ik se leve e komunistave je o spahi
MAREZI : EDHE NE ILEGALITET EDHE DEKLAROHET HAPUR KRIJIMI I SA ?!…
NUK MERRET NJERI ME LEGENAT NACIONAL DHE ORDINERA SI KETA TE ALEANCES KUQ E ZI! KJO ESHTE NJE TURP PER CAMERINE QE DUN TE PERFAQESOHEN KETO!
Cfare Mashtrimi.Thote :Krijohet ne ILEGALITET dhe ma vone thote DO MARRE PJESE NE ZGJEDHJE Duhet te rregjistrohet ne gjykate pra LEGALE. qe te marresh pjese ne zgjedhje,
Keto jane si Partite Marksiste Leniniste te Enverit neper bote ku kishi BERBER kryetar pa antar si FOSKO DINUCI berber ne Milano por pa parti merrnin fonde ne Tirane si Zhao Amazonas ne Brazil qe merrte 50 mije dollare ne vit qe me vleren e tanishme i kalon 100 mije dollaret
Tashti Kreshniku kujton se mashtron ne SHqiperi kur se mbeshtet njeri
Parti pa baza,pa mbeshtetje,ja cfare eshte Aleanca Kuq e Zi
a mo zoti spahiu se kupton akoma se je fut nje rruge qe sja ke idene se veprohet
po besoj se do mesosh nga 23 qershori dhe do e shoheh se nacionalizmat tua si han askush se po del qarte se po i shfrytezon vetem e vetem per te marre ndonje karrige ne parlament
o zoti spahiu nisu cik nga e kaluara jote ne drejtesi na le per te deshiruar te gjitheve ….
e forta na dole si aleance dhe na perfundove ne parti mo i drejti i drejtesis shqiptare se kuptoje pse ndermerre gjera te cilat smund ti besoj kush dhe qe jane te pa kripura zoti spahiu