Në 30 dhjetor 1940 mbylli sytë Gjergj Fishta. DITA sjell me këtë rast një shkrim të kolegut dhe akademikut të ndjerë Moikom Zeqo për atë që bashkë me Naim Frashërin janë dy poetët tanë kombëtarë.
“Por sa punë duhet – punë serioze e vërtetë për të bërë përcjelljen e librave të Fishtës tek brezat e rinj, tek të gjithë, për të bërë botimet komplete të kësaj trashëgimie, që janë Vademecum i shqiptarizmit!” – shkruan Moikomi.
Nga Moikom Zeqo (1949 – 2020)
Botuar në DITA
Në katundin Fishtë në veriperëndim të Troshanit të Lezhës, lindi një djalë, që i vunë emrin Zef. Askush nuk ka mundësi të rikonstruktojë ditën e thjeshtë të lindjes së kësaj fëmije. Çdo gjë është mbuluar me mjegull, por ne sot bëjmë përpjekje, duke sforcuar përfytyrimin tonë, që të kuptojmë disi gëzimin e thjeshtë të familjes, dhe padyshim të kuptojmë diçka më tepër se kaq.
Askush nuk ka mundur të profetizonte dot, se çdo të bëhej në të ardhmen ky djalë. Është vetë historia e kombit, që mundi përfundimisht të vinte simbolet e shenjta të shqiptarizmit në mendjen dhe në shpirtin e poetit të ardhshëm kombëtar.
Fishta, pa mëdyshje, sot vlerësohet si një nga figurat më të mëdha të kulturës kombëtare. Mirëpo, duke bërë publikisht një ekzorcizëm para të gjithëve, para atyre, që e kanë dashur, por që heshtën, para atyre që në mënyrë mediokre dhe cinike e mohuan, para miqve dhe armiqve të Fishtës, që harruan thelbin e pavdekshëm të kësaj figure, atë thelb, që është i patjetërsueshëm, pavarësisht nga tërë skajimet e dyshimta politike.
Kapërcimi i situatës anatemike dhe mohuese për Fishtën përkon me demokracinë, është në vetvete një vetëdije e re për këtë kryepersonazh të letrave shqipe. Ai është lavdëruar si askush, por edhe është sharë si askush. Ai në mënyrë paradoksale është vendosur edhe në Zenit, edhe në të kundërtën e Zenitit.
Ky fat i çuditshëm i tij nuk u përcaktua aq nga letërsia dhe kultura sesa nga politika. Kundërshtarët krijuan tabu të vërteta për të. Pjesa më e madhe e tyre as nuk tentuan ta kuptonin, ose edhe ta lexonin Fishtën.
Është e nevojshme, që të ridimensionohet Fishta, të studiohet dhe të përcillen vlerat e tij tek të gjithë shqiptarët kudo në botë. Ai ka vendin e tij në panteonin e letrave shqipe. Këtë vend ai e ka patur gjithmonë, pavarësisht nga heshtja, pavarësisht nga paradoksi.
Kur Fishta aderoi në urdhrin fetar të françeskanëve u mbiquajt me emrin Gjergj. A është ky një evokim i emrit të heroit tonë kombëtar?
Fishta qe krijues i kalibrit të madh. Ai shkroi shumë dhe është mjeshtër i vërtetë i gjuhës shqipe.
Në 1908 në Kongresin e Manastirit u vendos për alfabetin, që përdorim dhe sot. Pettrota në veprën “Popolo, lingua e literature albaneze”, Palermo, 1931, faqe 335, ka thënë se diskutimi i Fishtës në Kongresin e Manastirit qe vendimtar dhe se “ai fitoi admirimin e të tërë të pranishëmve”.
Mjafton vetëm kjo veprimtari kombëtare, që emri i Fishtës të përmendej në histori. Por mohuesit e tij xhuxhë, qëllimisht i mbyllnin sytë. Sa qe gjallë vepra e Fishtës qe një nga instrumentat kryesorë të arsimit kombëtar. Fama e tij i kapërceu shpejt kufijtë e Shqipërisë. Ai u bë një emër i ndërkombëtarizuar. Dhe kjo nuk u bë me anë të marifeteve apo trukeve të dyshimta të publicitetit.
***
Norbert Jokli, një nga albanologët më të mëdhenj, flet për Fishtën me admirim në Enciklopedinë “Grosser Brockhaues”. Një tjetër albanolog, Maksimilian Lamberci që do të botonte në gjermanisht kryeveprën e Fishtës, që në vitin 1916 shkroi në Vjenë fjalët e mëposhtme: “Koha e ardhshme do të dijë ta çmojë më mirë rëndësinë e këtij njeriu”.
E.Stranik, gjithashtu përkthyes i Fishtës në gjermanisht, më 1922 do ta krahasonte Fishtën me Tagorën.
Por, shumë të rëndësishme për mendimin eseistik shqiptar janë dy esetë e shkruara nga profesor Eqerem Çabej dhe poeti Lasgush Poradeci për Fishtën, fill mbas vdekjes së tij. Për fat të keq këto dy ese kryevepra, modele të analizave artistike dhe filologjike, nuk janë përmendur asnjëherë më pas dhe nuk janë marrë në konsideratë nga shkenca letrare shqiptare.
Ripublikimi i tyre do të ishte një ndihmesë e kualifikuar, e klasit të parë, për të kuptuar figurën e Gjergj Fishtës. Mendimet e Çabejt dhe të Poradecit janë mendime të dy kolosëve të kulturës. Ato në vetvete janë më autoritative dhe të vërteta sesa tërë analizat e cekëta apo kualifikimet e politizuara.
***
Gjergj Fishta është autori i “Lahutës së Malcisë”. Është e vërtetë që krijimi i një eposi në vargje mund të dukej si diçka e vonuar, madje dhe e prapambetur krahasuar me letërsinë e kultivuar apo dhe shpesh herë të sofistikuar europiane. Është gjithashtu e vërtetë se kjo kryevepër e Fishtës qëndron midis letërsisë orale dhe letërsisë profesionale.
Por Fishta qe një njeri që në mënyrë origjinale diti të bëjë një sintezë që është padyshim një nga dëshmitë më të çuditshme jo vetëm për shqiptarët por edhe në Ballkan e në Europë.
“Lahuta e Malcisë”, ka një skenar tipik homerik, në të ka arketipe të stërlashta që lidhen me rrënjë të thella të shekujve. Pse iu drejtua kësaj forme poetike Fishta? Në libra të tjerë Fishta dëshmoi që e njihte shkëlqyeshëm prozodinë e kultivuar, njihte sonetin dhe forma të tjera të poezisë europiane. Ai kishte dijeni të shumanshme stilistike, ishte njohës i klasicizmit, por pa dyshim njihte edhe letërsinë moderne që dominoi sidomos dy dekadat e para të shekullit 20-të.
Qëllimi i Fishtës kur zgjodhi formën adekuate të eposit të tij, ishte përtej aspiratave të artit, përtej vetëm faktit të një vepre të mirëfilltë letrare. Ai do të krijonte kështu një art që qëllimisht e afroi me deklamimin ose më saktë me këngët legjendare të lahutës së kombit të tij për të krijuar maksimumin e komunikimit me shqiptarët për të realizuar një gjë që rrallëkush në histori ka mundur të bëjë; vepra e tij të mësohej përmendësh edhe nga analfabetët.
Po pse qe kaq e rëndësishme kjo gjë? Kush ishte apeli imperativ, klithma e tmerrshme që shungullonte horizontet e kohës?
Për të kuptuar mesazhin e Gjergj Fishtës duhet kuptuar një mesazh akoma më i vjetër, absolutisht një nga mesazhet më të mëdha dhe më të gjatë të kohërave për shqiptarët. Ky mesazh buronte që në kohërat antike, atëherë kur vërshimi i fiseve sllave asimiloi shumë gjëra dhe në kundërpërgjigje populli krijoi Eposin e Veriut, një nga monumentet më hijerëndë dhe të pushtetshëm për imagjinatën dhe vetëdijen e brezave.
Asnjë popull nuk e ka patur si populli ynë rrezikun dhe mundësinë e zhdukjes totale. Është e vërtetë që shqiptarët mbijetuan, por është aq e vërtetë që ata nuk mbijetuan rastësisht. Apeli i mbijetesës u trashëgua nga Eposi i Veriut i kreshnikëve tek epika fishtjane. U bë kështu si të thuash një lloj edicioni i dytë, por tashmë nga një poet i vetëm, i cili ka origjinalitetin e tij dhe i popullarizoi bëmat e shqiptarëve me një varg më të kapshëm: siç ishte vargu tetërrokësh.
***
Fishta e shkroi të tërë “Lahutën e Malcisë” edhe për t’iu kundërvënë vitit 1913 që bëri ndarjen fatale të kombit. Për vitin 1913 ka protesta, dokumente, letra, artikuj të atdhetarëve, të cilët nuk pranuan asnjëherë këtë padrejtësi. Por duhej një vepër unike, duhej më saktë një kryevepër për t’iu kundërvënë kësaj ndarjeje.
Fishta është i vetmi në historinë e letërsisë shqipe që e bëri këtë gjë në llojin e vet, sipas mendësisë shqiptare. Dhe për të mos mbetur veprat dhe vargjet një relike bibliotekash e formësoi qëllimisht me atë prozodi që ishte më e kapshme, më popullorja duke bërë të mundur që të ishte çdo shqiptar pjesëtar një koautor në veprën fishtjane.
Këtu është sekreti pse mbijetoi Fishta!
Këtu është thelbi i tij kombëtar i cili qëndron përtej jetës së tij politike, përtej jetës së tij letrare apo dhe fetare. Dhe njëkohësisht ky pikëshikim bën të mundur që të shpjegohen edhe jetët e tjera të poetit.
Me të drejtë një dijetar bashkëkohës, veprën e Fishtës e quajti “Syri ciklopik i vetëdijes së kombit”. Nga kjo pikëpamje ajo është sot më aktuale se kurrë. Madje, ajo përjeton një aktualitet të shumëfishuar, shumëherë më të fuqishëm sepse është në sfondin plot ankth të emergjencës historike, kur të gjithë shqiptarët kudo në botë presin nga Konferenca e Hagës një zgjidhje të denjë për Europën e emancipuar dhe të kulturuar të këtij fundshekulli.
Orët e maleve që kanë kaq shumë vend dhe lëvizje në vargjet e Fishtës janë valkiret alpine të shqiptarizmit. Vargu i Fishtës ka vërtet diçka oshëtuese, ai është vagnerian, ai është plot besim për kombin.
Karakteristik është pseudonimi i poetit Gegë Toska, i mbushur nga nënkuptimet dhe mbikuptimet e unitetit të kombit.
Ai u drejtohet figurave të mëdha të kujtesës kombëtare; “Surgite mortui”, (Ngrihuni të vdekur).
Në pikëpamje etike vepra e Fishtës është edhe një lloj dualizmi zarathustrian i së Mirës dhe së Keqes, ku me të Mirën kuptohet Liria e shqiptarit dhe me të Keqen mohimi i kësaj Lirie.
Substanca etnike është guri filozofal i Fishtës me të cilin ai transformon fjalët dhe metaforat e tij në qenie të vërteta të përjetshme të imagjinatës dhe të historisë. Për Fishtën illyrika gens metamorfizohet nga albanica gens dhe këtu mund të gjendet i tërë universi i tij.
***
Latinët thonin: “Poeta nacitur” poeti lind. Është e vërtetë që Fishta është një poet që nuk mund të përsëdytet më. Ai sot më shumë se kurrë duhet të vendoset drejt dhe saktë në raportet midis shkrimtarëve dhe krijuesve të tjerë të mëdhenj të gjuhës shqipe.
Një kult i ri i tij është absolutisht i panevojshëm madje dhe i dëmshëm.
Ai kërkon të vihet në atë vend që i takon me meritë dhe jo më shumë. Ai është nga ata krijues që i mjaftojnë vetvetes. Një kult i ri do të ishte pasojë e një politizimi të ri ashtu siç qe mohimi i tij pasojë e një politizimi absurd që tashmë duhet ta quajmë përfundimisht të kapërcyer. Nga ana tjetër edhe një lloj skepticizmi i ri do të qe gjithashtu një retrograd politizues. Poeti qëndron si monument në truallin e vet se ashtu siç është shprehur Lasgushi i madh se Gjergj Fishta është “shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar”.
Po sa punë duhet – punë serioze e vërtetë për të bërë përcjelljen e librave të Fishtës tek brezat e rinj, tek të gjithë, për të bërë botimet komplete të kësaj trashëgimie, që janë Vademecum i shqiptarizmit!
***
Botuar në DITA në qershor 2018
Moikomi i ndjere, bartes i pa-eour ndergjegjes kombetare ne kohe te veshtira.
Mirenjohje e falenderime, i lehte dheu atje ku eshte!
Moikomi e ka mburur meqnese Fishta ishte hedhur poshte fare
Por qe Moikomi nuk i thote te gjitha, qe Fishta ishte pro pushtimit fashist,
dhe per kete u dekorua nga Akademia Italiane e kohes se Fashizmit dhe kjo ishte arsyeja qe u denua vepra e tij nga Komunizmi
Edhe Poradeci e kritikon Fishten qe e pranoi ate dekorate nga Fashistet
Ndersa sa per poezine e Fishtes ajo ka karakter tregimtar
por qe natyrisht eshte pjese e Kultures sone, dhe duhet ta pranojme
por vargu i Fishtes nuk ka ndonje bukuri poetike. Ai eshte i merziteshem dhe pa muzikalitet
dhe nuk te ngelet ne mendje, si psh poezia e Lasgushit, Migjenit, Driteroit, Kadarese, Xhevair Spaihut, Fatos Arapit etj etj
Vargu i Fishtes eshte “tregimtar” , por qe natyrisht nuk duhet hedhur poshte sic behej ne kohe te Diktatures
Ai duhet vleresuar se eshte pjese e kultures sone
por jo te mbivleresohet, se vargu i tij sic thashe nuk ka asnje lloj bukurie poetike , eshte komplet bajat
rajmond vlonjati, te mungon vetem ndonje citim nga “shkrimet” e smajl Kadares per te denigruar Fishten, por nuk ia arrini dot.
Na mungon Zeqo ne Dita, qe me shkrimet e tij te perditshme ne blogun e tij, ndriçonte mendjet e mykura qe rendin pas parase…
Edhe pse ndalohesh me hekur e bunker krijimtaria e Tije.Populli i cdo krahine brenda e jasht kufijve te Shqiperis te sotme e ne vecanti te asaj gege krijimtaria e letersise se Fishtes u ruajt ne perthithjen ne gojen e popullit sa vete edhe nji shumice e popullit e quanin letersi te popullit(te veten) tue e kundedrshtue qe nuk asht e Fishtes.Kaq thelle kishte hyre ne popull vargu i poezise Fishtijane.Sepse Fishta njihte shume mire dhe bukur avancin shoqerise nga dekada ne dekade,duke i pershtat natyres,karaterit dhe krenaris patriotike kombetare etnike.Kur Naimi e kisht njohur kur iku dhe nuk u kthye ma.Mbeti me ate nivel njohje.
Leximi me i kthjellët i Lahutës, pa ngarkesa politike dhe pa interpretime te sofistikuara kritike letrare.
Fishta ne amshim , e pyet ZOTI : Gjergj , ne ate bote a e deshte shqipen dhe Shqipnin ma shume de mue
Fishta mes lotesh: ATI I shenjte……
IMAGJINONI KUR NJE BIRBO SI PUNA E NJE KADARI E QUANTE FISHTEN E MADH -RAPSOD TE RENDOMTE
KA TE DREJTE KRIMBI SE I PIU GJAKUN RREGJIMIT TE PATRIOTIT TE VET QE PASTAJ I FUTI THIKEN PAS SHPINE
MBETURINA BIZANTINIZMI TE BDYRA.
Po Fishta ashtu eshte –Nje Rapsod i rendomte —
Vatgu poetik i Fishtes nuk ka asnje lloj bukurie –Ai eshte me teper
nje Kendues i historise se Kreshnikeve tane , dhe antyrisht qe duhet nderuar
se eshte i joni
Por qe poezia ne vargune tij eshte e merziteshme , ajo duket ne cdo varg te tij
Me Kadarene nuk krahasohet as Gabriel Garzia Markez , , sipas New York Times,
e jo Fishta qe eshte nje lahutar katundi
Moikom !Ke kene i madhe ,tempullii memories i ka dyert e hapura per ty.Shpirti te ndrite ne pafundsi (eterniti)
Sot shqiptaret kane nevoje per MIGJENIN e madh,se koha e ketyre 30 viteve eshte plot mjerim njelloj si koha kur jetonte dhe shkruante MIGJENI!
Sot jetojme ne DIKTATURE,por e gjithe media ka frike ta cilesoje Ramen DIKTATOR apo Berishen po ashtu DIKTATOR,se te dy keta nuk kishin asgje me pak se Enver Hoxha qe sot quhet DIKTATOR!
A behej ne kohen e Berishes dhe sot ne te Rames ndonje gje kunder tij?
A nuk firmos dhe vulos vetem Rama per gjithcka?
Lereni Fishten,o servile te se djathtes inekzistente dhe antishqiptare,por shpalosni letersine e MIGJENIT,se ai ishte per demokracine dhe mireqenien e popullit!
Se vite dritë larg moikom sllavo-komunisti me lahutën e malcis
KOMBI AJKEN E LAVDIA ELOMBITJANEFISHTA MJEDA EMIGJENIPOETEVE E KA NGA VERIU
JUGU I MOHOI E NGRITI CA MEDIOKER NE KRAHASIM ME TA SI KADARI.AGOLLI E KOMPANI
NGA JUGU
HOQI EDHE PASKAJOREN SE NUK I PELQENTE E FUTI MESUAR E PUNUAR
GALLATE
Ismail Kadare ishte idhulli I Moikomit,Realizmi Socialist dhe PPSh e conini ne ekstaze poetike Moikomin dhe ai si Ismaili, Driteroi,e mohuan Fishten krejtesisht, megjithese as qe e kuptonin poezine e Fishtes dhe gjthashtu per arsyen madhore: Ishte mohuar nga Enver Hoxha! Me pas kur fleta u kthye, Kadareja kerkoi Te falur se nuk e kishte kuptuar Fishten, kurse Moikomi thote qe ate e mohuan mediokrit. Pra cilet ishin keta medioker”?!!! Moikomi, Ismaili, Driteroi?….Keta Lloj intelektualesh te partishem deri ne vdekje do rrotullojne fjalen neper goje dhe do shfaqin opinione ne perputhje me interesat e tyre. Ne se doni ju Te Dites te perkujtoni Fishten e madh, mos botoni zhgarravitjet e atyre qe e shane dhe e mohuan per 50 vjet, se e rivrisni, e tallni dhe e mohoni Fishten perseri si poet dhe si njeri !
Gjergj Fishta ishte Shqipetar Osmanlli.
me pak fjale kush mbeti Osmanlli, e kemi shqipetar sot.
gjithe te tjeret, o grek o serb o maqedon.