Dhunë policore mbi tifozët e Tiranës, pasi gjatë ndeshjes me Skënderbeun lëshuan thirrje kundër Berishës. Incidenti ndodhi dje, kur gjatë ndeshjes tifozët kryeqytetas bënë përgjegjëse qeverinë dhe kryebashkiakun Basha për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Tirana si ekip. Që kur drejtimin e Tiranës e mori Basha, ekipi kryeqytetas është mbushur me të punësuar militantë, ndërsa ka pasur probleme të vazhdueshme ekonomike. Për shkak të ndërhyrjes brutale të policisë, tifozët janë konfliktuar me oficerët dhe kanë goditur disa makina të policisë që ishin parkuar jashtë stadiumit.