I nderuar z. Sali Berisha, Kryeminstër i sotëm i Shqipërisë, në fjalën tuaj që mbajtët në përurimin e përmendores së Ahmet Zogut të I, ish Mbretit të Shqipërisë, ju i quajtët kundërshtarët e tij të vitit 1924, “nje grusht aventurierësh që organizuan kundër tij grushtin e shtetit”.
Ju duhet ta dini fort mirë se Fan S. Noli, Luigj Gurakuqi, Padre Gjergj Fishta, Stavro Vinjau, Shefqet Korca, Bajram Curri me shokë, që vepronin në atdhe dhe Faik Konica me shokë që vepronin në SHBA, etj, etj, të cilët në vitin 1924 ishin kundërshtarë të Ahmet Zogut e të Xhafer Ypit me shokë, nuk ishin aspak aventurierë, por atdhetarë idealistë që luftonin për evropianizimin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Me shprehjen tuaj të pakontrolluar ju keni fyer idealistët më të mirë të kombit tonë dhe ndjenjat atdhetare të shumicës së popullit shqiptar. Ju ia keni bërë qefin vetëm armiqve të Shqipërisë, atyre që kanë hedhur dhe hedhin baltë mbi vlerat tona qytetare, politike, morale, atdhetare, kulturore, etj.
Ju duhet t’i kërkoni të falur publike popullit shqiptar për këtë fyerje të rëndë.
Vetë Ahmet Zogu, i cili ka merita për mëkëmbjen e shtetit shqiptar, nuk i quajti kurrë aventurierë këta kundërshtarë, por edhe pasi i mundi me ndihmën e qeverisë jugosllave, duke ua njohur meritat, u kërkoi bashkëpunim. Dhe ata e mbështetën dhe ai i mbështeti.
Figurat e politikanëve shqiptarë të të gjitha kohëve duhen parë me dritë hijet e tyre, dhe vitet 1923-1924 nuk janë vite të shkëlqimit të A. Zogut…
Ne që ju këshillojmë të kërkoni të falur për gabimin e bërë e duam objektivitetin shkencor dhe korrektesën politike më shumë, se ata që mbajnë gojën mbyllur, ose duartrokasin edhe kur gabohet rëndë.
Anton Çefa, poet, kritik letrar, USA
Ilia S. Karanxha, studjues, Itali.
Lek Pervizi, i përndjekur, botues i rev. Kuq e Zi, Belgjikë.
Naser Aliu (Lis Bukuroca), analist, Gjermani.
Natasha Lako, poete, ish-deputete e PD-së në legjislaturën e parë.
Naum Prifti, shkrimtar, USA.
Pëllumb Kulla, shkrimtar, analist, USA.
Thanas L. Gjika, studjues, USA
SHQIPËRIA VEZA E KOLOMBIT APO GURI I SIZIFIT ?!
Nga: Mehmet Metaj
“Mos më lini përjetësisht në pështjellim” ka qënë amaneti i fundit i Kristofor Kolombit, (Cristoforo Colombo/Christopher Columbus, 1451-1506) dhe ky epitaf i tij ka nxitur sot studjuesit e Oxford-it dhe Harvard-it të ti deskriptojnë këtë sentence dhe po “gërmojnë” për këtë zbulues të famshëm Gjenovez të Amerikës (me mbështetjen e Ferdinand-it të II-te të Aragonës dhe Izabelës së Kastilias) origjinën e dyshuar hebreje të tij.
Por dhe Shqiperia jonë e vogël edhe pas 60 mije vjetesh krijim e zhvillim të qënies njerëzore, edhe pas 3000 vjetësh qytërim, edhe pas 300 vjetesh kulturë shtetarie dhe përvoje botërore perëndimore, edhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar, ç’ka që endet edhe sot në pështjellim dhe katandiset me në krye një njeri si Saliu e mbire si fandi spathi e nuk shkulet nga vendi, që gjoja po rreket të festoj 100-vjetorin e shtetit shqiptare, një njeri që s’do të ishte i denjë as për drejtues i një komune të fshatrave të thellë të Tropojës, se popujt Zulu’ të Konicës kan ecur shumë perpara dhe nuk do ta pranonin në krye të tyre?!
Ne jemi në prag të 100-vjetorit të shtetarisë sonë, por a kemi krijuar ne dot shtet ende sot ?! Besoj se të gjithë biem dakord se jo. Por a është e pranueshme kjo në një vend që quhet komb me shtetari 100-vjeçare?! Dhe në vite e kohëra dihen seç kan thënë shumë nga studjuesit origjinale dhe albanologë të huaj për sjelljen tonë qeverisese dhe shoqërore të cilat jo vetëm nuk duhen harruar por duhen lexuar herë pas here, deris ato të mos ken më kuptim për të ecur përpara. Shoqëritë njerëzore ndërtohen dhe mbahen mbi dy shtylla kryesore, virtytin dhe inteligjencën, dhe ne na mungon e para. Dhe historia jone është e veçante autoqefale siç thote Noli. Dhe me që ra fjala per thëniet për ne si popull apo si komb le të risjellim në vëmëndjen tonë se ç’kan thënë disa nga njerëzit tanë më të ditur në kohëra duke marrë spunto dhe duke qenë të zhgënjyer nga ky vend që s’u rregullua kurrë dhe s’u vendos rregulli.
Por me sa duket ky pështjellim dhe kjo tulatje e jona nuk është e rastit nga ç’na mëson historia 100-vjeçare shtetarie dhe realiteti ynë sot. Dhe këshisoj kjo Shqipëri që po ta shohësh nga larg duket si ”Veza e Kolombit” dhe në ka mbetur si ”Guri i Sizifit” që s´gjen derman e s´zë vend kurrë përsa kohë vetëdija publike dhe intelektuale të arrijë në nivelet e standartet e duhuara të kohës dhe të hedh tej Nano-Berishët dhe pastroj vendin nga llumrat e tranzicionit.
Eshtë vërtet rrëngjethëse kur shkon e sheh në skutat okulte te historisë sonë se ideatorëve të përpjekjeve të iluminuara iu është prerë koka ose jane abandonuar në harresën e injorances së kohës ose të Ponç-Pilatë-ve që ky vend prodhon shumë. Sa koka dhe mendje të ndritura tonat janë prerë ose syrgjynosur, filluar që nga Qeveria e Haxhi Qamilit dhe deri tek kjo e Sali Berishës sot, që nga e para mu në mes të ditës u vranë qindra njerëz të ditur midis të cilëve dhe me të mirët e Mallakastres sime, Ismail Klosi dhe Hajredin Fratari, e shumë e shumë të tjerë të këtij vendi dhe që devijoi dhe karakterin tonë që ai i regjimit komunist, ku u shfarosën në masë mendjet e vyera dhe filistine të ideve si Vilson Blloshmi dhe Genc Leka dhe ato familje që kishin taban nga kasapët e Enver Hoxhes, si Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Idriz Seiti, Feçorr Shehu, Aranit Çela, apo mendje të ndritura që do ti kishte zili bota ti kishte siç po u mban disave edhe sot eshtrat, si Noli, Konica, Kuteli, Koliqi, Poradeci, Sejfulla Maleshova, Koço Tashko, Zai Fundo, Zef Mala, e shumë e shumë të tjerë .. dhe ne kohen tone te re Sali Berisha i eleminoi të vetët e numrueshëm themelues të PD-së të gjithë dhe gjeti nje infantil, Lulzim Bashën një kalama pa asnjë kontribut apo përvojë jete dhe politike dhe e katapultoi dhe kryetar bashkie te Tiranës qe po tallet me ne qe jetojme në ryeqytet…duke qeshur si ushtar-i-bindur i Saliut dhe kur flet kujton se ka para nje kopsht fëmijësh si vetja dhe jo një kryeqytet me rreth 1 milion banorë (?!) dhe asnjeri s’bëzan se tek ne sundon ende’ injoranca dhe prevalojne njerëzit ose gjysëm të mësuar ose sharlatanë që këta si kudo janë apo bëhen pa dinë e pa iman.
“Ai popull s’e paska merituar lirinë, thonë se tha Willson-i (Woodrow Wilson, 1856-1924), pasi dëgjoi revolucionin Nolian të vitit 1924-ën, menjëhere pas stabilitetit të 2-3 viteve, kur me aq përpjekje dhe me këmbënguljen e Tij ne mbetem një shtet Sovran në Konferencën e Paqes më 1919-ën. Qe Willson-i qe hodhi dhe mbroi deri ne fund tezen e barazise se vendeve te vogla sit e medhenjeve dhe ketu perfitoi mevehtesine dhe Shqiperia jone mjere edhe sot, pike qe desh ta kundershtonte kryeministri i Frances Klemanso-i (Clemenceau, 1841-1929) dhe ai Italian Vitorio Orlando’s( Vittorio Emanuele Orlando, 1860-1952), ndërsa u mbështet dhe nga kryeministri i Anglisë David Xhorxh Llojd-i (David Lloyd George, 1863-1945) mbas punës paraprake të bërë nga paria shqiptare e kohës si Konica’jt (Mehmet e Faik), Xhevat Korça, Sevasti dhe Parshqevi Qiriazi, etj).
Ndërsa të tjerë kan folur dhe më keq si francezi idhnak Lange’, që pas Konferencës së Paqes, na ka etiketuar si “nje komb dhe shtet të sajuar”, apo albanologu-gjerman Fallmerajer i cili na quan: “një popull që mbijetoi por që s’ka prodhuar asnjëhere ide që tu vlejnë të tjerëve”, apo Lord Bajron-i: “Vetite bijve të shqipes s’ju mungojnë por ah..sikur të ishin më të arrira..”, dhe ato “mbeten te paarrira” dhe të squllura edhe sot e kësajë dite.
Me të drejtë Moikom Zequa, në një bisede TV-ve të ditëve të fundit tek “Ora-News”, duke folur për 100-vjetorin e shtetit tonë midis të tjerash tha se “s’ka asnjë organizim dinjitoz për të zbardhur veprën e papërsëritëshme të burrit plakë të Vlorës, Ismail bej Qemalit, shtetarit më fisnik dhe më dinjitoz të këtij vendi, për aktin madhor dhe më të lartin historik që ai bëri për këte vend, asnjë botim a monografi dhe asnjë nderim të veçantë për të e për të tjerë dishepuj të tij, Isa Boletini, Dom Nikolle Kaçorrin, Luigj Gurakuqin,Hasan Prishtinën, etj, por vetëm për Ahmet Zogollin e Matit, mbretin e vetëshpallur dhe që qe mbreti më antipatik dhe më injorant në gjithë Evropën. Thuhet se ne s’kemi asnjë akademik të dëgjuar që të ketë prodhuar vepra që të jenë botuar jashtë, dhe s’ka sesi të kemi sepse dhe akademiket tanë janë bërë të tillë me katapult partiake dje dhe sot dhe janë si doktor Adhamudhi me “çantën plotë e kokën bosh”, se dhe ata janë politizuar dhe kan mbetur dy llojesh ose i produkt-byk të sistemit te kaluar ose servilë të te periudhës tranzitive ku kan marrë grada fiktive dhe ato sipas preferencave dhe servilizmave që i kan bërë më të madhit, njëshit…!”. Se sa për humor me kujtohet që vjet beri nje vizitë kryetarja e Akademisë Suedeze në Akademinë tonë të shkencave, dhe kur pyeta një kolege timin Suedez prezent në atë takim se si kaluat “mirë më tha, por patëm pak vështirësi se kryetari nuk dinte anglisht, dhe përkthente me zor sekretari sajë..e këshi qyfyresh tonat”.
Ne jemi ai vend e ai popull ku i dituri s´ka gjetur kurrë preh, atij ose i është ´´prerë koka apo gjuha, ose është dëbuar e detyruar të syrgjynoset´´. Shqipëria si “Guri i Sizifit”…Edhe sot e gjithë diten gjoja jemi në demokraci dhe aspirojmë të bashkohemi me Evropen mendja intelektuale nuk dëgjohet paguhet kaq pak dhe vendos paganizmi ynë mesjetar që sundon në çdo qelizë dhe kjo është shumë domethënese, sepse ky popull I shumevuajtur nga shpellat mezi doli në kodrina-fshatra dhe jetoi atje deri tani dhe sapo ka rënë në qytet rreth 50 % e popullsisë dhe kjo do shekuj të marrë formën parveny të qutetarisë. Tek ne ende lulëzojnë pesë anarkite e Nolit: anarkia fetare, anarkia shoqërore, anarkia morale, anarkia patriotike dhe anarkia e idealeve. Asnjë vend në botë nuk është zhvilluar dot pa vënë në ballë intelektualët. Dhe historiografia jone ka qenë përherë e pavëmëndshme ndaj “figurave dhe heronjve të vërtë kombëtarë apo dhe ndaj “punëtorëve pa bujë” qe kan bërë vepra të vyera për këtë vend dhe komb, për indipendencën, gjuhën dhe dinjitetin tonë, që as u permendet emri. Sepse në traditën e saj, të herëshme e të mëpasme, ka qenë kryesisht madhështimi i kaçakut, komitit, atentatorit, “atij që t’i numëron shtatë në ballë”.
Tek ne të bën përshtypje që mitingjet e partive mbushen plote bile eshte skandaloze që sheh në këto mitingje dhe brezin e ri që dhe ai shpreson nga partitë të zërë vend pune d.m.th. dhe ky brez pret “të marre ate qe s’i takon” përmes partive dhe jo të ti vënë gjoksin punes apo shkolles dhe te prese konkurimin në një ekonomi tregu dhe të jenë dinjotozë. Në fushata kudo degjon ende brohoritje si ato të djeshmet: “parti Enver jemi gati kurdoherë..”. Kjo është skandaloze. Skënderbeu në kuvendin e parë që ka bërë me shqiptarët ne Kruje me 1443-shin, dhe këta duke brohoritur i janë avitur piedestalit të tij, ju drejtua atyre duke thënë ”Unë erdha për tu dhënë shtysë përpara por tani e kuptoj se ju paskeni nevojë për fre’ “ ! Jemi ne ata që ndonëse meritonte lapidar F. S. Noli, që kur pasi e mundën dhe e ndoqën pashallarët e bajraktarët më 1925-ën e percollën vetem një grusht njerëzish, saqë ai i mërzitur dhe i indinjuar më shumë se nga humbja duke iu drejtuar tokës shqiptare, thonë se tha ´´Skllevër, bij sklleverish ju kurrë s´keni për ta merituar lirinë´´!
Dhe vite e shekujt kan kaluar dhe ende kjo Shqypni s´po bëhet dot se sé lënë vet Shqiptarët e pamësuar me rregull e pa asnjë vetëdije publike të arrirë. Ndoshta dhe ngaqë ky popull i shkretë me kulture baritore s’ka mësuar fare nga historia e tij. Qe ky popull që e la ne rrugë dhe e përfollen vetëm 5-vetë Nolin e humbur më 1925-ën dhe ai i pezmatuar si asnjëhere tha” Skllevër, bij-skllevërish, ju kurrë s´kini për ta merituar lirinë”. Por nga ana tjeter nga rraca jone kan dalë dhe njerëz të shquar dhe të ditur, që nga ata me emër në botë, por dhe ata që u vetmohuan për ideal dhe prosperietet por në përgjithësi këtu ka prevlauar e keqja sepse ata që dine por s´kan rrinë e bëjnë sehir.
Në këtë vend vëretet ka patur burra të mëdhenj dhe që kan bërë xheste historike që nga ai i Ismail Qemalit (që pas tij e përdhosi vendin Haxhi Qamili, siç përdhosi Sali Berisha demokracinë tone sui generis, duke kaluar nga feudalizmi ne socializëm dhe . menjëherë në demokraci/kapitalizëm) dhe deri tek mijra intelektualë dje dhe sot të flijuar për ideal. Por në përgjithesi mendoj se në këtë vend asnjëherë s´po i vihet pika mbi “i” gjërave dhe flasim e shkruajmë dhe loja-vandale vazhdon rituali apo avazi i vjetër, dhe vendi i lihet viktime e asaje mendesi qe “sa të mendohet i mënçuri budallai mbaron punë”. Dhe kjo me kujton hosanate panegjirike Solonian, glorifikimi deri në ekstazë i absolutizmit shtetëror, lindja dhe zhvillimi pakufij i fetisheve, hyjnizimi i kultit të njëshit, mistifikimi i të vërtetave historike, robotizimi i trurit intelektual përms inkuizicionit të mendimit të lirë, këto përbejnë tek ne edhe sot e gjithë ditën frymën e ritualit të vjetër të substratit gjiriz, mbi të cilin lëshojnë rrënjë dhe harlisen për bukuri të gjitha llojet e gjëmbaçeve dhe hithrave prej nga do të mund të ushqehen të gjitha segmented e turbullirave të llahtarshme shoqërore.
Në këtë vend dhe sot e kësajë dite sundon hipokrizia dhe arroganca e injorancës – siç e quante atë Mikelanxhelo që në sh. XV-të. Ndaj foli dhe Zarathustra i Persisë thotë Niçja 3000 vjetë më parë per tu bërë dinjitoz dhe i vetëdijshëm i mjeri njeri dhe ne ende s’kemi kuptuar e zbatuar asgjë nga dija dhe përvija njerëzore se kodet dhe idetë primordiale dhe dijen hyjnore pak e njohin. Kush u kujtua të vërë pikën mbi i’ e të vlerësoj figura të tilla nga tonat të denjigruara apo lëna ende në hije që janë ende gjallë e enden të injoruar mes nesh që rendin të etur vetëm për pushtet e para dhe shtojnë numrin e sojsëzve në këtë vend të pa dinë e pa iman.
Ç’do popull ka qeverinë që meriton’, thotë një thënie e vjetër. Dhe nuk është rastësi që pas 100 vjetesh shtet ne kemi rënë kaq poshtë sa të kemi një qeveri me në krye Sali Berishën, që flet që prej 20-vjetesh vetem broçkulla dhe ka bërë aq zullume në kete vend si ajo e ’97-ës që jo kryeministër por as qytetar i këtij vendi s’e meriton, po meriton ta shpallesh si subjekt retroaktiv të ligjit të lashtë Grek të Ostracizmit, ta dëbosh nga vendi se përdhosi gjithça, shtetarinë, drejtësinë, politikën, ekonominë, shkencën, kulturën, historinë, shtetin të tërë, administratën shtetërore dhe s’ka burrë nëne që pas tij ta sjellë më në vete këtë vend.
Dhe shpresa e vetme sot është opozita jonë që do jetë qeverisja e nesërme që ka shansin dhe obligimin në këte zgrip PD-istësh të ndërtoj një program të qartë dhe të vërtetë rilindje apo ringritjeje kombetare së pari të dinjitetit të këtij vendi dhe krahas kësajë të ekonomisë, të popullit të thjeshtëe i cili zvarritet që prej 100 vjetësh dhe 20 vjetësh demokraci.
Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve, shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina kur foli për qeverisjen tha: Qeverisjsa e vendit, është një amanet i lashtë.”Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai ç´do invazion të huaj do t´a quaj çlirim”-ka thënë 3500 vjet më parë mbreti Hemurabiu i Asirisë/Babilonisë së lashtë. Për lëvizjen studentore të Dhjetorit dhe Partinë Demokratike, ai tha ´´Lëvizja studentore është ende para nesh si një afresk i lartë mural dhe ne nga që jemi shumë afër tij nuk e shohim dot se sa i lartë është, do të duhen vite e kohë që të shohim e kuptojmë madhështinë e sajë´´. Dhe ja pas 20 vjetesh ajo shkoi huq përfundoi nën kthetrat e Sali Berishës që s’ndin për njeri sot dhe fjalen demokraci s’e njeh se nga bie me shtëpi. Ndërsa në një miting të PD-së ne opozitë të v. 1992 Kasëm Trebeshina, duke parë sjelljen prej Ponç-Pilati të Sali Berishës i tha “ ti s’bën dot demokraci ty të ka vdekur foshnja në lindje” (në fakt ka pas dashur ti thotë e ke vdekur foshnjën në lindje-se ai vet e përdhosi fillimin dhe po shënon sot fundin e PD-së, por haraç të madh do paguaj shumë Shqipëria dhe populli shqiptar nga ky njeri primordial).
Por me sa duket ne mbetemi viktimë e përherëshme e vetëvehtes, si gjithmonë, që durojmë kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, luftojmë dhe bejmë zhurme kur duhet ndenjur urtë dhe rrimë suqut kur duhet thënë açik fjala për ta kuptuar mirë dhe populli se ç´po ndodh në këte vend përpara se të jetë vonë dhe jo post-mortum dhe le të dallohen pastaj ato që duhet të ´´ikin´´ ose të paktën të rrinë ´´urtë´´.
Solla këtu disa momente e nënvizime historike, as për të treguar erudicion as për të bërë retorikë, por për të kërkuar më shumë dinjitet në këtë vend, se me njerez dinjitoz bëhet pastaj kombi dhe shteti dinjitoz, dhe për ata që i thonë vetes intelektual, me shumë mendime e pjesmarrje në jetën publike dhe politike, se përndryshe do të na sundojë përjetesisht mbretëria e bufave, prevalenca e mediokërve, që kjo Shqipëri e vogël sot me krye n’hi që është si “Vezë e Kolombit” të mos mbete përjetësisht “Guri i Sizifit”.