Portokalli i kuq, që ndryshe i njohim si portokalli me shegë, është në sezonin e tij. Pikërisht në kohën kur ky frut mbush tezgat, ajo që duhet të dimë është se sa i shëndetshëm është dhe cilat sëmundje lufton. Një studim i kohëve të fundit i publikuar në revistën “Cancer Causes & Control” dëshmon se portokalli i kuq është aleati më i mirë në luftën kudër sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe tumoreve. Studimi është kryer nga instituti italian “Mario Negri” dhe në të janë analizuar të dhënat që krahasojnë pacientët që vuajnë nga këto sëmundje dhe njerëz të shëndoshë në Itali dhe Zvicër.
Efektet pozitive
Është vënë re se agrumet në përgjithësi luajnë një rol mbrojtës ndaj tumoreve të aparatit të tretjes dhe rrugëve të frymëmarrjes. Në mënyrë të veçantë, rreziku i tumoreve të gojës dhe laringut rezulton 53 për qind më i ulët tek personat që konsumojnë rregullisht agrume (4 racione në javë) në krahasim me ata që konsumojnë pak (1 racion në javë). Efektet pozitive në këtë aspekt granatohen nga prania e vitaminës C dhe flavonoideve. Këto të fundit përfshijnë antocianinat, të cilat në portokallin e kuq gjenden me shumicë. Në një studim të kryer nga Universiteti i Katanias është parë se konsumimi i lëngut të portokallit të kuq nga kafshët e laboratorit ka reduktuar depozitimin e dhjamit në mëlçi dhe ka dhënë efekte pozitive në uljen e sasisë së triglicerideve dhe kolesterolit plazmatik.
Thuaji stop dhjamit
Lëngu i portokalli të kuq është provuar se ul në mënyrë të ndjeshme akumulimin e dhjamit. Për të parandaluar mbipeshën, studiuesit këshillojnë që në dietën ushqimore të jenë patjetër drithërat integrale, perimet dhe frutat. Mes këtyre të fundit nuk duhet të mungojë kurrsesi portokalli i kuq.
info te tilla na interesojne te kemi, na japin sinjale shprese