Tifozët e skuadrës së Kukësit kanë vazhduar edhe të enjten protestën kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës në FSHF. Ata kërkojnë heqjen e dënimit nga Komisioni i Apelit në të kundërt kërcënojnë me përshkallëzimin e protestave. Në fundjavë në fundin e ndeshjes Kukësi – Skënderbeu disa persona tentuan të godisnin gjyqtarin Enea Jorgji ndërkohë që njëri prej tyre goditi trajnerin Mirel Josa. Pas këtyre ndodhive Komisioni i Disiplinës në FSHF dënoi skuadrën e Kukësit me heqjen e 3 pikëve, luajtjen e 4 ndeshje jashtë fushe dhe dënimin me 12 ndeshje të trajnerit Shensoj.
Hallaçi: Vendimet ndaj Kukësit të ashpra
Kukësi përgatitet për sfidën e rëndësishme të fundjavës me Teutën i plagosur nga vendimet e Komisionit të Disipilinës. Mbrojtësi Hallaçi thekson se vendimi i Disiplinës duhet kundërshtuar vetëm në Apel, pavarësisht se mendon që heqja e pikëve dhe dënimi i trajnerit është i ekzagjeruar. Hallaçi merr përsipër të flasë në emër të skuadrës për situatën në të cilën gjenden nënkampionët e vendit. Mbrojtësi i krahut të majtë, thekson se përpara është sfida me Teutën një ndeshje e rëndësishme për Kukësin, ku lojtarët duhet të tregojnë karakterin e tyre. Tashmë diferenca me Skënderbeun kryesues ka shkuar në 8 pikë dhe objektivi titull është sërish i komplikuar. Megjithatë Hallaçi mendon se në një kampionat ku 4 skuadra bien një kategori më poshtë gjithçka është e mundur, duke bërë të ditur se Kukësi nuk dorëzohet.
Nënkampionët do të rinisen këtë fundjavë nga “Niko Dovana” ku do të ndeshen me Teutën, një skuadër në krizë rezultatesh.
Mua me duket se denimi eshte i lehte, duhet denuar edhe policia qe nderhyri si e ngordhur duke perkedhelur huliganet e stadiumeve tona sic e pame shume qarte ne video, tranieri mezi u mbajte nga policet se kushedi se cdo kishte bere , jashte nga futbolli yne i bukur dhe i paster, i ketyre maskarenjeve me para sic eshte edhe presidenti i Kuksit qe nuk meriton asnje respekt.Po ata huliganet a jane denuar?Jepini pergjigjen e merituar ketyre plehrave te sportit tone qe kultivojne dhune dhe hile se ndryshe futbolli do marri fund, shihni se sa pak e ndjekin.