Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tifozët i mbyllin derën Tiranës: Dorëzoni fanellat
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Tifozët i mbyllin derën Tiranës: Dorëzoni fanellat
Sport

Tifozët i mbyllin derën Tiranës: Dorëzoni fanellat

redaktor
Published May 20, 2015
Share
SHARE

Tirana në krizë dhe kaos. Pas largimit të trajnerit Magani, tani rrezikon të humbasë edhe tifozët, pasi besimi i bardhebluve te ekipi është në nivele minimale pas dështimit në Kupë, kampionat, por edhe pjesëmarrjes në Europë.

Kjo ka bërë që tifozët të mbyllin dyert e kompleksit ‘Skënder Halili” në seancën e parashikuar për t’u zhvilluar të martën në orën 16:00. Tifozët pas kyçjes së portës së Skënder Halilit” kishin vendosur mbi kangjella disa pankarta “Staf, drejtues dhe lojtarë, jepni dorëheqjen”, “Tirona jonë nuk shitet, jepni fanellën”.

Tifozët të irrituar pas dështimit u kanë bërë thirrje lojtarëve që të dorëzojnë fanellat, pasi nuk i meritojnë, teksa sipas tyre nuk janë angazhuar maksimalisht me shpirt në fushë. Dështimin në edicionin e Tiranës e shton edhe fakti që nuk arriti që të fitonte asnjë ndeshje derbi përballë Partizanit.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe klubi përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë në rrjetet sociale. “Seanca e parë për javën e parashikuar të zhvillohej sot pasdite në ‘Skënder Halili’ është anuluar.

Tifozë bardheblu të revoltuar për mënyrën se si po mbyllet sezoni kanë mbyllur dyert e kompleksit stërvitor për të mos lejuar zhvillimin e përgatitjeve. KF Tirana ka mirëkuptuar këtë situatë të krijuar dhe ka anuluar stërvitjen duke i kërkuar ndjese publike tifozëve me premtimin se shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë”.

redaktor May 20, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Gezimi says:
    May 20, 2015 at 11:58 am

    Mendoj se te Tirona duhet nje revolucion ne strukturen dhe stafin e saj! Nuk mund te vazhdohet me keshtu! Jemi larguar shume nga tradita e ketij ekipi legjende. Ky sezon ishte krejtesisht i deshtuar, dhe kjo ti behet mesim per te ardhmen. Nuk jam specialist futbolli, megjithese kam 40 vjet qe e ndjek kete ekip, por me dhimbsen perkrahesit dhe fanella e Tirones. Vereni gishtin kokes, dhe me urimin “Mbaresi per sezonin e ardhshem”, mbetemi me shprese qe gjerat te ndryshojne totalisht

    Reply
  • "Horri i Bulevardit" says:
    May 20, 2015 at 5:20 pm

    I them tifozave te rinj te Tirones, (jo shpellareve qe per tu dukur tironca, veshin bluzen bardh e blu) e keqja e klubit te Tirones, nuk eshte tek lojtaret, por te fortuzet, qe hane mutin e lulzime bashes, qe bejne politike me futbollin.
    I them tifozave te vertete te Tirones, (jo atyre qe dalin me parrulla naziste, ne stadium), merrni shembull nga tifozat e Partizonit, qe kurre se lane ekipin e tyre ne balte, se lane ne balte edhe atehere kur dhendri i salehut, donte tja pervetsonte klubin, se lane ne balte edhe atehere, kur Partizoni, nga papergjeshmeria e politikaneve biznesmene, qe kerkonin te zbatonin, tek klubi i Partizonit, modelin Toke e Zonme e cuan kete klub, deri ne zhdukje.
    Por fale tifozerise, klubi i Partizonit u ringrit dhe sot konkuron bindshem ne kampionat.
    Prandaj ju tifozat e vertete te Tirones, jo shpellaret, mbeshteteni klubin e Tirones, duke zbythur tipat si fortuzi e ndonje tjeter, qe e duan Tironen, si bisht te politikes se SHQUP-it.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?