Papa Françesku është shpallur nga revista “Time” si “Njeriu i vitit”. Revista e njohur e ka vlerësuar papën si “lider i kishës katolike, i cili është shndërruar në zërin e ndërgjegjes njerëzore”.
Vatikani e ka përshëndetur zgjedhjen e revistës amerikane, duke e cilësuar si “një shenjë pozitive”, pasi ky titull i atribuohet “atij që promovon tek njerëzit vlerat shpirtërore, religjioze dhe morale si paqja dhe drejtësia”.
“Përsa i përket Papës, ai nuk është në kërkim të famës dhe suksesit, sepse është në shërbim të shpërndarjes së fjalës dhe dashurisë së Zotit. Nëse kjo i ka tërhequr njerëzit dhe u ka dhënë atyre shpresë, papa është i lumtur për këtë”, tha zëdhënësi i Vatikanit.
Revista “Time” zgjedh çdo fundvit Njeriun e Vitit, çmim që i jepet individit apo entitetit që ka influencuar më shumë (për mirë apo për keq) në media gjatë 12 muajve të vitit.
Përveç Papës, kandidatë për këtë çmim ishin edhe Eduard Snouden, Bashar al Assad, senatori republikan pranë Tea Party në SHBA, Ted Cruz, dhe Edit Uindsor, gruaja që detyroi Gjykatën Supreme të revokojë ligjin, sipas të cilit martesat e vetme të pranuara ishin ato heteroseksuale.
Vitin e kaluar, Njeriu i Vitit u shpall presidenti Obama, duke pushtuar kopertinën e “Time” për herë të dytë, pas vitit 2008. / Përgatiti: Gazmira Sokoli
Nga “TIME” eshte shpallur kreu i Vatikanit si njeriu i vitit 2013 me vleresimin : “i cili eshte shnderruar ne zerin e ndergjegjes njerezore”. Natyrisht Vatikani e ka vazhduar me cilesimin si atribut i moralit,paqes dhe drejtesise.
Per seicilin qe eshte ne gjendje te lexoje dokumentat historike te “Krishterimit” qe para 2000 vjetesh dhe sot do te ndeshet me histori te dokumentuar te mashtrimit, genjeshtres, fallsifikimit dhe krimit masiv te popujve qe per nga ngjashmerija nuk kane asnje para ose pasardhes.
Ky eshte Vatikani dhe ata qe e kane udhehequr deri me sote, pra “Papet”