Tirana vazhdon të qëndrojë aktive gjatë kësaj merkatoje vere. Përforcimi i radhës është Medie Kagere. 27-vjeçari nga Ruanda aktivizohet në rolin e sulmuesit dhe shton së tepërmi cilësinë dhe konkurrencën në repartin e avancuar tw kryeqytetasit. Goditja e bujshme e bardhebluve do të mbërrijë ditën e hënë te 24 herë kampionët e Shqipërisë për të firmosur kontratën, e cila mendohet se do të jetë me një kohëzgjatje 2 vjeçare. Nga sa bëhet e ditur, drejtuesit e Tiranës kanë paguar 10 mijë euro për kartonin e sulmuesit Kagere, shumë kjo që i ka shkuar klubit Rajon Sports, që militon në kampionatin e Ruandës. Kagere është pjesë e kombëtares së vendit të tij dhe një nga emrat e njohur të futbollit në vendin afrikan. Me përfaqësuesen e tij ka shënuar 9 gola në 28 takime. Ai ka arritur të spikasë si golashënues që në sezonin 2010-2011 kur aktivizohej me FC Police në kampionatin e Ruandës, ku në 40 takime shënoi 38 gola. Nuhatja e portës dhe forca fizike, elementë që i zotëron Kagere do të shërbejnë që Tirana t’i japë luksin vetes për të pasur në skuadër një sulmues, i cili mund të luajë rol të rëndësishëm në objektivat e klubit bardheblu. Emri i Kageres u përfol edhe në merkaton e dimrit për t’ju bashkuar 24 herë kampionëve, por transferimi i tij në kryeqytet nuk u arrit të kryej gjatë muajit janar. Trajneri Gugash Magani, me ardhjen e 27-vjeçarit nga Ruanda ka në dispozicion tashmë 5 sulmues duke përfshirë Bushiç, Morinën, Olakin dhe Sorrën. Përforcimet e shumta të bardhebluve gjatë kësaj meraktoje vere kanë shtuar së tepërmi pretendimet e Tiranës të cilët mendohet se do jenë një nga skuadrat pretendente për titull gjatë sezonit të ri që starton më 23 gusht.
Kujdes me ebolen Tirana mos i jepni leje ketij se e solli ebolen ne Tirane.
Mjaft mer rracist muti. Ik futi nai kenge me greket neper malet e Cameris. TIRONA KAMPION!!! PARA TIRONA!!
Ebola nuk ka lidhje me ngjyren e lekures po eshte nje semundje qe vjen nga Afrika, pse lodhem edhe une tja shpegoj shallvares.