Tirana nuk do të luajë këtë javë, pasi në kalendar ka ndeshjen kundër Bylisit, të cilën e fiton 3-0 në tavolinë. Ndeshja e ardhshme do të jetë në Shkodër, kundër Vllaznisë, ku mund të vendoset përfundimisht mbijetesa. Trajneri Gugash Magani, i cili do të kishte dashur të luante këtë javë, për të mbajtur ritmin, po e stërvit skuadrën me intensitet të lartë, për të mos lejuar rënie të formës. Trajneri ka pasur grup thuajse të plotë në dispozicion. Ka munguar vetëm Kahata, i cili po punon në palestër, për t’u riaftësuar nga një dëmtim i lehtë. Në stërvitje ka qenë edhe Gilberto Fortunato, i cili ka kërkuar largimin pa mbaruar ende kampionatit, dëshirë që nuk mund t’i plotësohet nga ana e drejtuesve bardheblu. Sot, në vend të ndeshjes, bardheblutë do të zhvillojnë një takim kontrolli me Tiranën B.
Kategoria Superiore
Java e 29-të
Sot
Tirana-Bylis 3-0*
Kastrioti-Vllaznia 14:00
Nesër
Lushnja-Flamurtari 14:00
Laçi-Teuta 16:00
Partizani-Kukësi 17:00
Skënderbeu-Besa 17:00
* Në tavolinë
Renditja
N Skuadra P Gol F B H
1 Skënderbeu 54 41:24 16 6 6
2 Kukësi 49 34:29 14 7 7
3 Partizani 44 26:20 12 8 8
4 Teuta 42 36:32 10 12 6
5 Laçi 41 29:26 12 5 11
6 Tirana 40 26:26 11 7 11
7 Vllaznia 38 35:29 10 8 10
8 Flamurtari* 38 34:34 11 8 9
9 Besa 35 28:28 9 8 10
10 Kastrioti 29 21:30 8 5 15
11 Lushnja 26 27:43 7 5 16
* Flamurtari -3 pikë, Bylis i përjashtuar