Sipas një studimi krahasues të kryer nga Banka e Shqipërisë, të vetmit kryeqytete ku banesat kushtojnë më shtrenjtë se Tirana janë Beogradi dhe Stambolli, ndërsa në kryeqytetet e tjera (në gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore) shtëpia kushton më lirë, se ne kryeqytetin shqiptar në raport me të ardhurat vjetore për frymë.
Në Tiranë, një apartament 100 m2 në qendër kushton 38.5 herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto vjetore për frymë. Në Stamboll, një apartament me të njëjtat parametra kushton sa 41.6 herë PBB vjetore për frymë. Rekordin e mban Beogradi, ku një apartament i tillë kushton 55.8 herë e të ardhurës mesatare vjetore në vend.
Në kryeqytetet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore shtëpitë kushtojnë ndjeshëm më lirë se në Tiranë. Për shembull, në qendër të Varshavës një apartament kushton 34.7 herë sa PBB për frymë e Polonisë, ndërsa në Bukuresht 32.6 herë sa Prodhimi kombëtar vjetor për banor. Në Zagreb, Sofje dhe Budapest ky raport shkon nga 20 deri në 23.
Madje, as në Romë shtëpitë nuk kanë një kosto relative aq të shtrenjtë sa në Tiranë. Një apartament në qendër të Romës kushton 25 herë sa Prodhimi Kombëtar për frymë i Italisë.
Mundesia e nje sistemi Federal,qe do ta bente Shqiperine me 3 kryeqytete 2 te tilla kryeqytete Republikash e nje i pergjithshem Tirana do te ulte ndjeshem dyndjen e popullates drejt Tiranes!
Sistemi nje Republike permbush deri diku kerkesat e spekullantve,per tua mare edhe groshin e fundit qytetarve te zonave urale!
Ne cdo Kryeqytet Cmimet jan gjithnje te shtrenjta,por si se si perputhen deri diku me standartin e rogave,kurse ne Tirane me Standartin e Drogaxhinjve,ku ben gati te pa mundur blerjen e nje hyrje pallati per rogetaret?
Qe kur Stambolli kryeqytet se na cuditet?!