Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tirana kthehet te fitorja, “topin” tani e ka Vllaznia
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Tirana kthehet te fitorja, “topin” tani e ka Vllaznia
Sport

Tirana kthehet te fitorja, “topin” tani e ka Vllaznia

anazapta
Published March 30, 2014
Share
SHARE

Tirana është kthyer te fitorja pas dy barazimeve e një humbje në tri ndeshjet e fundit, duke mundur Laçin në “Qemal Stafa”. Gola të shënuar nga Kahata e Morina, pothuajse në ekstremet e lojës, fiksuan shifrat 2-0 dhe tri pikë që përsëri e nxjerrin skuadrën bardheblu jashtë zonës së ftohtë, në pritje të përfundimit të ndeshjes midis Vllaznisë e Skënderbeut, që luhet sot në Shkodër. Vetëm dy pikë në tri javët e fundit bënë që Tirana të humbte terren në luftën për mbijetesë, ndaj fitorja dje ishte detyrim për lojtarët e Maganit. Ia arritën qëllimit, por me shumë vuajtje, sidomos në pjesën e dytë, kur Laçi u hodh i gjithi përpara në kërkim të golit të barazimit. Tirana shënoi në minutën e 13-të të ndeshjes, kur Kahata gjuajti me kokë pas krosimit nga këndi. Laçi barazon dhjetë minuta më pas, por në pozicion të parregullt. Bardheblutë janë të qetë në lojë, megjithatë nuk rrezikojnë shumë dhe dy rastet e tjera vijnë kryesisht për pakujdesi të mbrojtjes së Laçit. Fillimisht rrezikon Kahata, pastaj Ndikumana humb një rast të pastër. Laçi sulmin në pjesën e dytë, ndërsa vendasit preferojnë të mbrohen dhe të përgjigjen me kundërsulme. Portieri Lika shpëton portën nga një gjuajtje e Vucajt, ndërkohë që fitorja është e pasigurt për sa kohë që nuk shënohet goli i dytë. Ky moment vjen, tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur protagonist bëhet edhe një herë Morina, shënues edhe në derbi, i cili i dha qetësinë skuadrës së tij pas pasimit nga Ndikumana. Tani Tirana është përsëri sipër Vllaznisë në renditje dhe e barabartë me Flamurtarin, që sot ka ndeshjen kundër Partizanit. Laçi mbetet në vendin e katërt dhe aktualisht i ka kompromentuar shanset për zonën e Europa League. 

anazapta March 30, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?